Sytë kah Scholz: Sot pritet përgjigja e tij ndaj kërkesave të Ukrainës

Sytë kah Scholz: Sot pritet përgjigja e tij ndaj kërkesave të Ukrainës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është duke e përmbyllur takimin e përvjetshëm të Forumit Botëror për Ekonomi me një fjalim në Davos, shkruan Associated Press, përcjell Periskopi.

Adresimi i tij të enjten vie pas disa ditësh të diskutimeve rreth luftës së Rusisë në Ukrainë,  krizës globale me ushqim, ndryshimeve klimatike dhe çështjeve të tjera të rëndësishme.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba dhe një grup i ligjvënësve me liderë biznesorë ranë në sy për thirrjet për mbështetjen e luftës së vendit tyre.

Tani vëmendja është kthyer tek Scholz dhe tek adresimi i tij i fundit, kryesisht për të parë nëse ai do të përpiqet të përgjigjet në dy prej apeleve kryesore të Ukrainës: për sanksione më të fuqishme kundër Rusisë dhe për armë më të mira për të ndihmuar forcat e ukrainase në luftime. /Periskopi/

Shpërndaje në: