Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2019

Periskopi.com Zoya

Dashi

Fatkeqësisht, kur të zbuloni të vërtetën mbi një çështje të caktuar, mund të zhgënjeheni. Mësohuni të përballeni me zhgënjimin sepse është pjesë e jetës. Kjo gjë këshillohet kryesisht në aspektin romantik.

Demi

Sigurohuni që ora juaj e alarmit po funksionon, sepse do të duhet të keni kohën e duhur për gjithçka që keni planifikuar sot! Gjërat janë në rrugën e tyre drejt finalizimit, dhe nëse nuk qëndroni në një hap të përsosur me njerëzit përreth jush, mund të humbisni diçka.

Binjakët

Duket se personi për të cilin keni tentuar kaq shumë që t’i tërhiqni vëmendjen, por fillon t’ju përgjigjet. Kjo është diçka që do t’ju gëzojë. Tani është koha që të thyeni akullin dhe të bisedoni.

Gaforrja

Axhenda juaj do të jetë disi më e relaksuar edhe pse disa njerëz rreth jush po përpiqen të vendosin kufizime. Anashkaloni çdo person, i cili ju pengon në progresin tuaj. Kaloni një ditë sa më kreative.

Luani

Ajo që keni menduar të ishte e rëndësishme në jetën tuaj mund të mos duket kaq e rëndësishme sot. Ka ardhur koha për të rivlerësuar përparësitë tuaja. Bota përreth jush po kalon disa ndryshime, dhe perspektiva juaj po zhvendoset së bashku me të. Edukoni veten dhe zgjeroni horizontet tuaja.

Virgjeresha

Sot mund t’ju duhet të dilni nga rutina juaj e përditshme. Shprehjet e mirësisë do të lulëzojnë përreth jush, siç bëjnë lulet në pranverë. Kjo ditë mund t’ju dërgojë në drejtimin e duhur të jetës tuaj.

Peshorja

Nëse jeni më pak të entuziazmuar nga situata juaj e tanishme e punësimit, merrni këshillat e dikujt që ishte dikur në këpucët tuaja. Ajo që dëgjoni mund të mos jetë e këndshme, por do t’ju ndihmojë të përqendroheni në ato që duhet të bëni më tej.

Akrepi

Ekziston një sasi e tepërt energjije tronditëse që po ndodh në jetën tuaj tani, kryesisht për shkak të disa mendimeve negativë që po lëvizin rreth jush. Merrni kontrollin e jetës tuaj dhe anuloni disa takime sot. Ju nuk u keni borxh atyre asgjë përveç ndershmërisë.

Shigjetari

Dita e sotme ofron mundësinë për të krijuar një pikë kthese të madhe në një nga marrëdhëniet tuaja jo-romantike. E tëra çfarë ju duhet të bëni10

E gjithë energjia dhe imagjinata juaj do të përqendrohen në gjetjen e mënyrave për të shpëtuar një marrëdhënie. Të qenit i vetëdijshëm për problemet që ekzistojnë është me shumë rëndësi për të gjetur edhe trajtimin e duhur.

Ujori

Ju keni njohuri të shkëlqyera për ngjarjet kryesore që po ndodhin rreth jush në aspektin profesional. Mos i digjni urat që keni ndërtuar me shumë mund me disa njerëz. Në aspektin sentimental parashikohen zhvillime pozitive.

Peshqit

Sot puna në ekip do të rezultojë e suksesshme. Angazhohuni në projektë të përbashkëta sepse do të dilni i fituar. Në aspektin sentimental, parashikohen disa zhvillime interesante që do t’jua mbushin ditën me surpriza.

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Periskopi.com Lajme

Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Mbyllja e kundërligjshme dhe arbitrare e seancave gjyqësore për publikun në çështjet penale”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, mban takim me strukturat e partisë. (Restorant “Bodrum”, ora 11:00)

Zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi mban konferencë. (Selia e Bashkësisë Islame, ora 11:00)

Në kuadër të kampanjës humanitare, Petrol Company dorëzon çelësat e shtëpive për dy familje skamnore në Gjakovë. (Rruga “Dergut Vokshi” në Gjakovë, ora 14:30)

Bëhet përurimi i Shtëpisë së familjes Aliu në Obiliq.  (Fshati Milloshevë, ora 15:00)

Prezantohet kupa e Ligës së Kampionëve. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 15:00)