Tentim-vrasja e 20 vjeçarit shqiptar në Gjermani, ja çfarë ndodhi menjëherë pas plagosjes

Periskopi.com Lajme

Gjendja e 31-vjeçarit shqiptar i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Vorsfelde, tani është stabilizuar. Ai nuk është më në rrezik vdekjeprurës, konfirmoi zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus.

Ende mbeten mister arsye pse u qëllua me armë ndaj 31 vjeçarit dhe një shqiptari të dytë 20 vjeçar, i cili humbi jetën pak orë pas të shtënave në një spital në Braunschweiger. I ndjeri sapo kishte shkuar në Gjermani nga Burreli.

Teksa mbeten mister shkaqet e krimit të rëndë, komisioni hetimor për vrasjen dhe plagosjen është pagëzuar “Tattoo”. Kjo shtron pyetjen pse u pagëzua komisioni i vrasjes “Tattoo”. “Në përgjithësi, emri ka të bëjë me rastin, arsyet e sakta, por unë nuk mund të tregoj për arsye taktike të vendosjes së këtij emri”, tha zëdhënësi i policisë Claus.

Ai nuk ka preferuar të japë detaje të tjera rreth hetimit, ndërsa mediat gjermane shkruajnë se një makinë me targa të Frankfurtit është parë në vendin e krimit rreth orës 22:00 dhe aktualisht ajo është e sekuestruar ndodhet pranë laboratorit të kriminalistikës.

Çfarë ndodhi pas krimit?

Menjëherë pasi ndaj tyre është qëlluar me armë, 31 vjeçari i plagosur rëndë është zbuluar në banesë. Burri i dytë, 20 vjeçari, Keidi Pasha u zbulua i shtrirë në rrugë. Plaga e tij me armë ishte aq e rëndë sa vdiq më vonë gjatë natës në klinikën Braunschweig.

Për shkak se hetuesit besuan se të dyshuarit mund të fshiheshin pas të shtënave në Vorsfelde, zona u vëzhgua natën deri të mërkurën dhe gjatë ditës më pas.

Mediat gjermane shkruajnë se ngjarja që çoi në vrasjen e përgjakshme nuk ka filluar në vendin e krimit në Meinstrasse, por gjetkë në një dyqan. Atje viktimat mund të jenë konfliktuar me autorin ose autorët, që pasoi më pas me vrasje.

Pas incidentit, gjurmët e gjakut dhe rrethina u fotografuan nga ajri me një dron të posaçëm të aftë për të bërë fotografi 3D. Policia më pas siguroi gjurmët e gishtërinjve në apartamentin në Meinstraße, në derën e përparme dhe në dritare.

Në një njoftim për shtyp pasditen e së enjtes, policia u bëri thirrje banorëve, kalimtarëve dhe përdoruesve të rrugës që të ndihmojnë. “Ne jemi në kërkim të regjistrimeve video dhe fotografike të bëra në vendin e ngjarjes në Meinstra afër Schützenplatz, qoftë me telefona celularë ose kamera vëzhgimi, ashtu edhe me kamera nga automjetet”, thekson policia.

Menjëherë pas veprës, dëshmitarët panë një makinë që autori i krimit mund të ishte larguar.

Vdes 27 vjeçari në Dibër pasi humbi kontrollin e parashutës

Periskopi.com Lajme

Një i ri në Dibër ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e parashutës. Për Gëzim Elezin, 27 vjeç, fluturimi i sotëm ka rezultuar fatal pasi, sipas miqve të tij, ka humbur kontrollin e parashutës nga era e fortë.

Ai ishte nisur nga lartësitë e Zimurit drejt qytetit të Peshkopisë.

27 vjeçari ishte i apasionuar në sportet ekstreme, ndërkohë që punonte mësues në shkollën e mesme profesionale ‘Nazim Rrushiti’ në Peshkopi.