Action Bronson në albumin e tij përfshin edhe këngë me çifteli (Video)

Periskopi.com Showbiz

Reperi që jeton dhe vepron në Amerikë, Action Bronson, që ka prejardhje shqiptare në albumin e tij të ri ka përfshirë edhe këngë me çifteli.

Ai ka lansuar albumin “White Bronco”, që përmban 11 këngë.

E një pjesë me çifteli mund të dëgjohet në këngën e tij me Meyhem Lauren “Brutal”.

Kujtojmë se Bronson për herë të parë kishte ardhur sivjet në Kosovë ku performoi në “Sunny Hill Festival”.

Dua Lipa e lë Parkun e Gërmisë të mbushur me bërllok (Foto)

Periskopi.com Lajme

Të dielën ka përfunduar festivali Sunny Hill në të cilin mori pjesë këngëtarja britanike me origjinë nga Kosova Dua Lipa, dhe këngëtari amerikan poashtu me origjinë nga Kosova, Action Bronson.

Ky festival shkaktoi shumë polemika për një varg gjërash, përfshirë çmimin e shtrenjtë të biletës, shifrën e lartë të parave që i dha Komuna e varfër e Prishtinës këngëtares Lipa, për tymosjen e marihuanës në skenë nga Action Bronson, si edhe për tekstet kontraverse të këtij të fundit, shkruan Periskopi.

Por, Komuna e Prishtinës me në krye Shpend Ahmetin i ka lënë vizitorët e parkut të Germisë të pakënaqur pasi edhe sot, e martë, parku është i mbushur me bërllok.

E konfirmon Prokuroria: Action Bronson nuk ka konsumuar narkotik

Periskopi.com Lajme

Kryeprokurori i Prishtinës Ymer Beka ka konfirmuar se hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se reperi Action Bronson nuk kishte konsumuar narkotikë natën kur ishte shoqëruar në polici.

“Rasti është mbyllur dhe ai është liruar”, ka thënë Beka, për Kallxo.com

Bronson ishte shoqëruar në polici pas koncertit të tij në festivalin “Suny Hill”. Avokati i tij Armend Krasniqi e ka quajtur gabim të policisë arrestimin e tij.

Krasniqi ka sqaruar se cigarja për të cilën u dyshua Bronson ka ardhur nga Amerika dhe ka kaluar disa kontrolle kufitare dhe nuk përmbante narkotik.

“Në fakt, ajo cigare nuk ka qenë substancë narkotike siç u raportua në media. Po të ishte substance narkotike ajo substancë nuk do mund të hynte në Kosovë dhe të kalonte pikat kufitare si ajo e Gjermanisë apo edhe ajo e Neë York”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se ky fakt dëshmon më së miri se cigarja nuk ishte narkotik.

“Bronson për asnjë moment gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Kosovës nuk ka poseduar substanca narkotike siç edhe është keqinformuar opinioni. Sa për informimin e opinionit, klienti im nuk është as përdorues i alkoolit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se Bronson është paraqitur vullnetarisht në Polici për interivstën dhe pas konsultimit me prokurorin ai është liruar.

 

E konfirmon edhe Prokuroria: Action Bronson nuk konsumoi drogë

Periskopi.com Lajme

 Kryeprokurori i Prishtinës Ymer Beka ka konfirmuar se hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se reperi Action Bronson nuk kishte konsumuar narkotikë natën kur ishte shoqëruar në polici. “Rasti është mbyllur dhe ai është liruar” ka thënë Beka për Kallxo.com

Bronson ishte shoqëruar në polici pas koncertit të tij në festivalin “Suny Hill”

Avokati i tij Armend Krasniqi e ka quajtur gabim të policisë arrestimin e tij.

Krasniqi ka sqaruar se cigarja për të cilën u dyshua Bronson ka ardhur nga Amerika dhe ka kaluar disa kontrolle kufitare dhe nuk përmbante narkotik.

“Në fakt, ajo cigare nuk ka qenë substancë narkotike siç u raportua në media. Po të ishte substance narkotike ajo substancë nuk do mund të hynte në Kosovë dhe të kalonte pikat kufitare si ajo e Gjermanisë apo edhe ajo e Neë York”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se ky fakt dëshmon më së miri se cigarja nuk ishte narkotik.

“Z. Bronson për asnjë moment gjatë qendrimit të tij në Republiken e Kosovës nuk ka poseduar substanca narkotike siç edhe është keqinformuar opinioni. Sa për informimin e opinionit, klienti im nuk është as përdorues i alkoolit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se Bronson është paraqitur vullnetarisht në Polici për interivstën dhe pas konsultimit me prokurorin ai është liruar.

 

 

Avokati: Cigarja e Action Bronson nuk ishte drogë

Periskopi.com Showbiz

Arrestimi i reperit Action Bronson doli të jetë një gabim i Policisë. Të paktën kështu ka thënë avokati i tij, Armend Krasniqi.

Krasniqi ka sqaruar se cigarja për të cilën u dyshua Bronson ka ardhur nga Amerika dhe ka kaluar disa kontrolle kufitare dhe nuk përmbante narkotik.

“Në fakt, ajo cigare nuk ka qenë substancë narkotike siç u raportua në media. Po të ishte substance narkotike ajo substancë nuk do mund të hynte në Kosovë dhe të kalonte pikat kufitare si ajo e Gjermanisë apo edhe ajo e New York”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se ky fakt dëshmon më së miri se cigarja nuk ishte narkotik.

“Z. Bronson për asnjë moment gjatë qendrimit të tij në Republiken e Kosovës nuk ka poseduar substanca narkotike siç edhe është keqinformuar opinioni. Sa për informimin e opinionit, klienti im nuk është as përdorues i alkoolit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se Bronson është paraqitur vullnetarisht në Polici për interivstën dhe pas konsultimit me prokurorin ai është liruar.

Reperi u shoqërua mbrëmë pas koncertit në polici për t’u lënë më pas i lirë. Policia ende nuk ka sqaruar nëse shoqërimi i tij në Polici ishte bërë gabimisht.

Dua Lipa e Bronson me flamurin kuq e zi në Sunny Hill (Video)

Periskopi.com Showbiz

Mbrëmë është mbajtur nata e dytë e festivalit Sunny Hill. Mbrëmje kjo në të cilën performoi edhe reperi i famshëm ameriko-shqiptar, Action Bronson.

Ai dhuroi atmosferë fantastike, ku i gjithë publiku këndoi me të. Madje reperi në skenë me flamurin kombëtar kuq e zi.

Po me flamur kombëtar mbrëmë u pa edhe Dua Lipa, e cila erdhi si shikuese. Derisa ajo pati performuar të premtën.

Sakaq Sunny Hill do të përfundoi sonte me yllin botëror, Martin Garrix.

SHQIPE ??????????????

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Policia jep detaje rreth arrestimit të Action Bronson

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në parkun e Gërmisë është ndaluar personi me inicialet A.B nën dyshimin se është hasur në posedim dhe duke konsumuar substancë të dyshuar narkotike.

Bëhet fjalë për reperin me prejardhje shqiptare, Action Bronson, i cili përformoi mbrëmë në natën e dytë të festivalit Sunny Hill, që po mbahet në Parkun e Gërmisë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur se A.B në shoqërimin e njësive policore është dërguar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore. “Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent i njëjti është liruar”, është shprehur Kelani për rtv21.tv.

Bronson është arrestuar mbrëmë gjatë përfomancës së tij në festivalin Sunny Hill, pasi që ka ndezur një “joint” (marihuanë) në skenë dhe të njejtën substancë e ka hedhur në drejtim të publikut. Pas pak minutash ka reguar policia duke e arrestuar për ta dërguar në mbajtje.

Pamje nga arrestimi i Action Bronson në ‘Sunny Hill’, pasi ndezi marijuanë në skenë

Periskopi.com Showbiz

Reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson mbgrëmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë performancës së tij në festivalin “Sunny Hill” që është organizuar në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Mirëpo gjatë kësaj nate ka ndodhur edhe një incident, pasiqë është arrestuar reperi me famë Action Bronson.

Bronson është arrestuar pasiqë ka ndezur një “joint” (marihuanë) në skenë dhe të njejtën substancë e ka hedhur në drejtim të publikut. Pas pak minutash ka reguar policia duke e arrestuar për ta dërguar në mbajtje.

Lirohet reperi Action Bronson

Periskopi.com Showbiz

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë informacione lidhur me arrestimin e reperit me famë botërore, Action Bronson, në mbrëmjen e dytë të spektaklit në festivalin “Sunny Hill” në kryeqytet.

Bronson kishte pasur një incident gjatë kësaj nate, me të cilën shumë shpejt reagoi edhe Policia e vendit, duke rezultuar në arrestimin e tij, pasi që i njëjti  thuhej që kishte ndezë një “joint” (marihuanë) në skenë dhe atë e ka hedhur në drejtim të publikut.

Në një prononcim për “Indeksonline”,  Zëvendës Kryeprokurori i Themelores, Ibrahim Berisha ka treguar se reperit Bronson nuk i është shqiptuar asnjë masë e ndalimit.

Sipas tij, prokurori kujdestar e ka informuar se nuk është vërtetuar që reperi në fjalë ka konsumuar ndonjë substancë narkotike.

“Sipas informacioneve që pranova nga  prokurori kujdestar, reperit në fjalë nuk i është shqiptuar asnjë masë e ndalimit. I njëjti është intervistuar nga prokurori, por nuk është vërtetuar se bëhet fjalë për ndezje të ndonjë substance narkotike”, ka thënë numri dy i Themelores për Indeksonline.

Më tutje, ai ka treguar se Bronson pas intervistimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, festivali “Sunny Hill” vazhdon edhe sot në mbrëmjen e tretë të spektaklit, ku përformojnë këngëtarë me famë botërore në parkun nacional të  Gërmisë.

Action Bronson u arrestua në “Sunny Hill”, kjo është arsyeja

Periskopi.com Showbiz

Festivali Sunny Hill ka vazhduar me mbrëmjen e dytë të spektaklit, ku kanë interpretuar yjet e muzikës vendore dhe ndërkombëtare.

Mijëra fansa e kanë vizituar parkun e Gërmisë për t’i ndjekur nga afër këngëtarët e tyre të preferuar.

Mirëpo gjatë kësaj nate ka ndodhur edhe një incident, pasiqë është arrestuar reperi me famë Action Bronson.

Bronson është arrestuar pasiqë ka ndezur një “joint” (marihuanë) në skenë dhe të njejtën substancë e ka hedhur në drejtim të publikut. Pas pak minutash ka reguar policia duke e arrestuar për ta dërguar në mbajtje.

Postimi i Action Bronson me flamurin shqiptar nervozon maqedonasit, e quajnë derr

Periskopi.com Showbiz

Arian Asllani, ose siç të gjithë e njohin – Action Bronson, ditë më parë erdhi në Kosovë pasi do të performoj sonte në festivalin Sunny Hill, që nisi mbrëmë me Dua Lipën. Para se të zbres nata, artisti shqiptar që jeton në Amerikë, vizitoi Shkupin me dy miq të tij.

Ai postoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram me përshkrimin: ‘Vëllezërit e mi dhe unë në Shkup’ duke ia bashkëngjitur edhe flamurin shqiptar në fund të fjalisë.

Kjo gjë mesa duket nervozoi maqedonasit pasi shumë prej tyre komentuan nën fotografi duke thënë ‘pse flamurin shqiptar, është Maqedonia?’.

Kishte edhe nga ata që e ofenduan reperin duke i thënë ‘derr’.

Por, Bronson nuk reagoi dhe nuk mori masa për ta ndryshuar postin apo për ta larguar fotografinë, njofton Klan Kosova.

Action Bronson shëtit rrugëve të Prishtinës me Shpend Ahmetin (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Action Bronson reperi i njohur botëror por me origjinë shqiptare është duke qëndruar në Kosovë.

Bronson pritet të performojë me datën 11 në Prishtinë, saktësisht në Parkun e Gërmisë, si pjesë e Festivalit Sunny Hill.

 

 

Por përpos kësaj dhe faktit se ka treguar se po kënaqet duke ngrënë ushqim të shqiptarëve, Bronson është takuar sot me të parin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Ahmeti dhe Bronson janë parë rrugëve të Prishtinës duke shëtit bashkë me disa miq të tjerë.

Action Bronson në Kosovë: Qava kur Xhaka e Shaqiri shënuan gola

Periskopi.com Showbiz

Në Kosovë ka arritur reperi i njohur amerikan me origjinë shqiptare, Action Bronson.

Ai do të përformojë për kosovarët me 10 gusht në kuadër të festivalit Sunny Hill.

Flamuri kuq e zi në videoklipin e Action Bronson​

Periskopi.com Video