Ekskluzive: Reagojnë trajnerët e Superligës pas vendimit për rikthim më 2 qershor

Periskopi.com Sporti

Të premten në mesditë Ministria e Shëndetësisë mori vendim që të mos ketë aktivitete sportive deri më 2 qershor.

Kjo nënkupton se, deri në këtë datë, nuk do të jenë të lejuara stërvitjet në grup, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, është evidente se nuk ekzistojnë kushtet e duhura që të vazhdohet fushata e rregullt, derisa zgjidhjet e tjera si përshembull, zhvillimi i dy-tri ndeshjeve brenda javës do të ishin edhe më problematike.

Gazetari dhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj kishte propozuar që takimet të luhen në formatin playoff, ide të cilën edhe presidenti i FFK-së kishte deklaruar se do ta konsideronte, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka reaguar me asnjë komunikatë rreth hapave të mëtutjeshëm, gjë që lë të nënkuptohet se ekziston mundësia që kampionati të anulohet, opsion të cilin presidenti i këtij institucioni, Agim Ademi nuk e përjashtoi kur u kontaktua nga Periskopi.

Se është gati e pamundur të vazhdohet me futboll në këtë situatë, pajtohen edhe trajnerët e disa klubeve të Superligës.

Periskopi ka kontaktuar me teknikun e Drenicës, Gani Sejdiun i cili ka thënë se nuk ka kohë të mjaftueshme për përgatitje.

“Ne jemi të gatshëm për t’u rikthyer, por periudha dyjavore për stërvitje absolutisht nuk mjafton,” tha fillimisht ai.

Gani Sejdiu: Kjo dukuri negative po vazhdon në futbollin e Kosovës ...

“Nëse rikthehemi mund të jetë shumë e rrezikshme që lojtarët të lëndohen dhe pastaj pasojat të barten edhe në edicionin e ardhshëm.”

“Sidoqoftë, cilido vendim që merret ne do ta respektojmë.”

Edhe drejtori sportiv i Flamurtarit, Arbnor Morina tha se nuk ka kohë të mjaftueshme të luhet pjesa e mbetur, duke shtuar se fjalën e fundit e thonë organet shëndetësore së bashku me Federatën.

“Ministri ka mendu me 2 qershor me fillu me stërvitje në grup, e kjo domethënë se nuk do të ketë kohë të luhet pjesa e mbetur, sepse ritmi ka me qenë shumë i ngjeshur,” u shpreh Morina për Redaksinë.

E thotë Arbnor Morina: Gjilani po bëhet klub i madh

“Fjalën kryesore do ta kenë ekspertët shëndetësor.

“A duhet të ndërpritet, apo të vazhdohet, vendos FFK me instancat mjekësore e shtetërore, e jo klubet sipas qejfit të tyre.

“Mbi të gjitha, bëhet fjalë për shëndetin e futbollistëve, sepse janë të ri dhe e kanë jetën përpara.”

I qartë dhe i vendosur se nuk ka kushte të vazhdohet edicioni 2019/20 në Superligën e Kosovës është edhe ndihmës-trajneri i Ballkanit, Agim Maliqi i cili është shprehur:

“Ne jemi të gatshëm për të vazhduar gjithmonë, por sa ka kushte? Aspak nuk ka,” tha Maliqi i pyetur nga Periskopi nëse duhet të vazhdohet apo të anulohet sezoni.

Agim Maliqi: Edhe nëse ndërprehet Kampionati, Ballkani e meriton ...

“Dy javë përgatitje është shumë pak, kur e dimë se disa klube kanë stërvitur që dy javë pandërpre.

“Neve na duhen së paku tre deri në katër javë të përgatitemi, mos të harrojmë se lojtarët nuk janë robotë me përballu tërë këtë ngarkesë. Nuk ka kushte për vazhdim të kampionatit.”

Krejt ndryshe nga këtë më lart është shprehur trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani.

Ai ka thënë se kampionati duhet të vazhdojë, pasi tërë situatë pandemike është një panikë dhe lojë e bizneseve.

“Të gatshëm si duhet nuk jemi, por jam për të vazhduar aty ku kemi mbetur,” tha ai.

Image may contain: 1 person

“Në fillim do të jetë e vështirë por me kalimin e kohës besoj se do të stabilizohemi.

“Po e shohim që shtet e rajonit dhe Evropës po insistojnë që fusha të vendos. Nëse nuk vazhdohet do të ketë shumë pakënaqësi dhe llafe të kota. Janë lehtësuar disa profesioni që do të kenë kontakt të afërt më shumë se ne që mund të punojmë në grupe.

“Sinqerisht po më duket e pakuptimtë mos të lejohet puna në grupe dhe të bëhemi gati për futboll kur tashmë mbarë bota po mendon të fillojë.

“Nëse nuk luajmë do të jetë katastrofale, pauzë e gjatë për futbollistët. Tek e fundit grip është, dhe cdo ditë e më shumë po e shohim se ka qenë një panikë në mbarë rruzullin dhe një lojë e madhe biznesore.”

Mbetet të shihet cilat hapa do t’i ndërmarrë Federata e Futbollit të Kosovës në vazhdim, pasi ekziston presioni edhe nga UEFA për vazhdim të fushatës. /Periskopi.com/

Klubet evropiane tashmë janë rikthyer në stërvitje, çka po ndodhë me Superligën – trajnerët flasin për Periskopin

Periskopi.com Sporti

Pavarësisht se shumica e vendeve të botës vazhdojnë të qëndrojnë në izolim për shkak të pandemisë, e cila ende po vepron në kohëzgjatje të mistershme, klubet dhe ligat evropiane tashmë kanë filluar të mendojnë për rikthim.

Në fakt, përkundër faktit se disa top kampionate ende nuk kanë marrë urdhëresë zyrtare për rikthim në stërvitje, klubet kanë gjetur mënyra kreative tjera për t’i mbajtur futbollistët në formë, shkruan Periskopi.

Po preferohen stërvitjet me nga tre deri në pesë futbollistë, duke mbajtur distancën, në mënyrë që të rikthehet ritmi dhe kur t’iu kërkohet, të jenë të gatshëm për lojë.

Shembuj të tillë kanë ndjekur klube nga Premier League, Bundesliga, Serie A e La Liga.

Sidoqoftë, nuk ka shenja deri tash se diçka e tillë do të ndodhë edhe në Superligë.

Klubet po vazhdojnë të qëndrojnë të heshtura dhe duken paksa të hutuara, derisa pandemia i ka zënë në befasi të gjithë.

Megjithatë, qartazi mungon vullneti që të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që të shohim futboll sa më kualitativ pasi të rikthehen ndeshjet.

Periskopi ka kontaktuar me trajnerë të Superligës për ta vlerësuar situatën, derisa të gjithë ishin njëzëri për vështirësitë që do t’i kishin në mungesë të kushteve, nëse vendosin të ndjekin shembujt e klubeve evropiane.

Trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu është shprehur:

“Po, e shqyrtojmë këtë formë kur të krijohen kushtet dhe të kemi lirinë e lëvizjes, por duhet të sigurohemi që mos të rrezikohemi, sepse ne nuk mund të krahasohemi me klubet evropiane, sepse ata perveç stafit mjekësor që kujdeset për preventivat shëndetësore, posedojnë edhe numër të konsiderueshëm te asistentave si dhe infrastrukturen e cila ju mundëson që ta implementojnë këtë formë në mënyrë të sukseseshme.

“Por, sidoqoftë, nëse na lejohet të fillojmë stërvitjet, edhe ne me kushtet që i kemi do te dimë që të organizohemi dhe të stërvitemi pa u rrezikuar shëndeti i individëve, sepse do të marrim edhe ne ato masat e duhura preventive, e që normal nuk do të jetë e lehtë duke pasë parasysh mundësitë dhe kushtet që i kemi.”

Edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina u shpreh rreth situatës, duke thënë se pamundësia e lëvizjes po i vështirëson gjërat, por tha se e ka të gatshëm planprogramin e stërvitjeve në kushte të tilla.

“Po presim derisa të lirohen qytetet nga karantina sepse po kanë problemë lojtarët me lëvizë,” tha ai.

“Shpresoj prej dates 05/05/2020 do të vazhdojmë po që se nuk kemi ndonjë situatë që do të na pengojë për të vazhduar.

“Planprogarmin e kam përpilu dhe e kam bër publik, që fillimi do të jetë me seanca stervitore me grupe nga 5 lojtarë dhe aty do ta mbajmë distancën mes vete lojtarët. Nuk do t’i lëm të kenë kontakte as në zhveshtore mes vetë do të vendosen vetem nga dy lojtarë me një zhveshtore dhe pas përfundimit të seancave secili do ta bëjë higjenën personale ne familje, jo në zhveshtore…”

Ndihmës-trajneri i Ballkanit, Agim Maliqi mëtej shtoi se në këto rrethana – derisa shteti është i izoluar – është e pamundur të stërvitet.

“Kjo nuk varet nga ne, për t’u stërvitur ne grupe nga 5 lojtarë, varet prej masave që i merr shteti. Nëse ka qytete në karantinë atëherë nuk është e mundur të stërvitesh. Shpresojme që shpejt të kthehemi në fusha, po them se asgjë nuk varet nga ne,” është shprehur Maliqi.

Me izolim apo pa izolim, sigurisht se duhet të mendohet të gjendet një zgjidhje, pasi do të ketë pasoja të mëdha me rikthimin e ndeshjeve të Superligës, nëse nuk ka stërvitje të hershme.

Parashikimi është që do të shohim një ritëm të ngadaltë të lojës në ndeshjet evropiane, ku qysh tash kanë filluar stërvitjet, e kjo tregon shumë për kualitetin e lojës që do ta kemi në elitën e futbollit kosovar që ende nuk i është kthyer aktiviteteve. /Periskopi.com/

‘Lojtari e provokoi Ismetin, Ismeti në ato momente reagoi dhe gjyqtari e largoi Ismetin’

Periskopi.com Sporti

Ismet Munishi përsëri nuk mundi të kompletonte 90 minuta të plotë, derisa u përjashtua me të kuq nga gjyqtari në fitoren 2-1 të Ballkanit kundër Gjilanit.

Ballkani vazhdoi me formë fantastike duke mposhtur rivalin direkt për vendin e parë, derisa skuadra nga Suhareka tani grumbullon 34 pikë dhe rrëmben primatin, shkruan Periskopi.

E pas ndeshjes, ndihmësi i tij, Agim Maliqi pati disa fjalë interesante:

“Lojtari me numër 22 e provokoi Ismetin, dhe Ismeti në ato momente reagoi dhe gjyqtari e largoi Ismetin,” tha fillimisht ai.

“Loja jonë ka qenë e mirë në pjesën e parë, në 30 minutat e parë kemi dominuar kundërshtarin 100%, këto janë pikë shumë të rëndësishme për neve.

“Për momentin më të fortë nuk ka dhe veç përpara.” /Periskopi.com/