Veliu niset nga Podujeva: Në Prishtinë e merrni vesh a do të jem ministër

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, është nisur nga ky qytet për në Prishtinë, për të marrë pjesë në seancën plenare të votimit të Qeverisë.

Ai nuk ka konfirmuar nëse do të jetë ministër i Qeverisë më kryeministër Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

“Shkoni në Prishtinë, atje e merrni vesh”, ka thënë Veliu për Kosova.

Veliu është raportuar dje se do të jetë Ministër i Punëve të Brendshme.