Krijohen radhë të gjata të qytetarëve që duan të punësohen në AKI

Periskopi.com Lajme

Kanë mbetur edhe pak minuta që të përmbyllet afati për të aplikuar për punë në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, ndërkohë para dyerve të kësaj agjencie, janë krijuar radhë të gjata të qytetarëve të cilët presin për të aplikuar në  ndonjërën nga pozitat që janë shpallur më 6 qershor.

AKI ka kërkuar punonjës për inteligjencë, përkthim anglisht-shqip dhe anasjelltas, financa, kibernetikë, siguri fizike (inkurajohen edhe kandidatet e gjinisë femërore), shërbime mbështetëse administrative dhe mirëmbajtje apo higjienë për rajonin e Prizrenit, përcjell Telegrafi.

Siç ka njoftuar AKI në faqen e tyre zyrtare, nivelet e pagave do të jenë të klasifikuara dhe orari i punës do të jetë i plotë, kurse kohëzgjatja e kontratës është e pacaktuar.

Vendet e punës do të jenë në objektin qendror të AKI-së e disa edhe në rajone të tjera të Kosovës.

Afati për aplikim ka qenë i hapura që 03.06.2019 dhe përmbyllet sot me 17.06.2019.

Qytetarët kanë mundur të aplikojnë çdo ditë pune (e hënë e premte nga ora 08:00-16:00).