”Më së largu deri të hënën merren të gjitha vendimet për akreditimet”

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Gazmend Luboteni, ka thënë se si këshillë kanë vendosur në bazë të dy grupeve për akreditimet e programeve universitare.

“Kanë qenë programet ekzistuese dhe programet që nuk kanë ekzistuar”.

“Ne kemi marrë vendim duke u bazuar në nenet përkatëse që të tërheqim akreditimet dhe të tërheqim disa prej aplikacioneve të reja, sepse shumë prej programeve nuk kanë pasur bartësitë e programeve. Kriteret kanë qenë minimaliste”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

“Duke u bazuar në këtë kemi vendosur për të gjitha programet, bachelor, master dhe doktoratë. Ne punojmë sipas ligjeve. Kemi pas përfaqësuesit dhe tre ekspertë ndërkombëtarë”.

Ai ka thënë se në fillim të javës së ardhme do të merret vendimi për akreditimet.

“Të hënën më së largu merren të gjitha vendimet”.

Për të kundërshtimet që kanë ardhur rreth vendimeve për akreditimet, ai ka thënë se është befasuar, ku rithekson se kriteret kanë qenë minimale.

“Një kampanjë e tillë e paparë ndaj KSHC me ekspertë të fushave të ndryshme të thuhet jo kështu jo ashtu, na ka prekur shumë si institucion i pavarur, ku është bërë fushatë e paparë ende pa i marrë vendimet përfundimtare. Të bëhet fushatë nga konferenca e rektorëve për shkarkimin e këshillit i bie se “ujku do mjegull”. Kjo tregon se nuk është interesimi për ngritje të cilësisë në armimin e lartë. Reagimi ndaj Këshillit të Rektorëve është presion mbi KSHC”.