Lluka takon ambasadoren e re të Francës, flasin për projektin 86 milionësh

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Zhvillimit, Valdrin Lluka ka pritur në takim ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marie Christine Butel dhe Shefen e re të Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, Florence Dobelle, përcjellë Periskopi.

Këtë e ka bërë të ditur vet Lluka në facebook, duke njoftuar se kanë biseduar për projektin 86 milionësh në lidhje me trajtimin e ujërave të zeza.

“Sot prita në takim pune Ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marie Christine Butel dhe Shefen e re të Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, Florence Dobelle, për të biseduar rreth zhvillimit të projekteve franceze në Kosovë, me theks të veçantë projektin për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë, një investim prej 86 milionë euro. ????”, ka shkruar Lluka. /Periskopi