Ky gol që Florenzi sapo e shënoi për PSG-në kundër Angers është thjesht brilant – në mesin e tre kundërshtarëve

Periskopi.com Sporti

PSG ka kaluar në epërsi kundër Angers, në ndeshjen e javës së gjashtë në Ligue 1.

Alessandro Florenzi ka realziuar në minutën e shtatë një gol thjesht brilant.

Në pozitë të papërshtatshme dhe në mesin e tre futbollistëve kundërshtarë, ai lansoi një goditje që është bukuri e vërtetë, duke mos i lënë asnjë gjasë portierit.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Bëhet turpi i botës: Futbollisti i Ligue 1 arrestohet pasi masturboi në publik

Periskopi.com Sporti

Futbollisti Farid El Melali është kapur duke masturbuar në publik të hënën, dhe do të gjykohet për ekspozim të pavëmendshëm, sipas AFP.

Sulmuesi algjerian po atë ditë kishte nënshkruar një kontratë tjetër deri në vitin 2023 me klubin Ligue 1 Angers.

Policia ka deklaruar se 22-vjeçari u mor në pyetje të hënën në mbrëmje, pasi fqinjët e tij e kishin parë atë duke e ekspozuar veten para ndërtesës.

“Ai nuk po synonte askënd dhe nuk ishte agresiv ndaj askujt,” tha avokati i tij, Sandra Chirac-Kollarik.

Sidoqoftë, sulmuesi pranoi se ka bërë qëndrim të papërshtatshëm kur u mor në pyetje nga policia, duke shprehur se ai mendonte se ishte vetëm në oborrin e ndërtesës në fjalë.

El Melali u la i lirë, derisa të bëhet gjyqi. Prokurori gjithashtu tregon se ekziston një pretendim tjetër kundër El Melali për një vepër të ngjashme në muajin prill, por dëshmitari nuk ishte në gjendje ta identifikonte atë.