Solskjaer konfirmon largimin e legjendës së Manchester United

Periskopi.com Sporti

Antonio Valencia do të largohet nga Manchester United pas një dekade në klub, ka konfirmuar Ole Gunnar Solskjaer.

Menaxheri i United zbuloi se do të kërkojë një kapiten të ri për sezonin e ardhshëm, duke i hapur rrugën për largim ekuadorianit.

Valencia u transferua në ‘Old Trafford’ nga Wigan në verën e vitit 2009 dhe ka realizuar 338 paraqitje në 10 vite me ‘Djajtë e Kuq’ por ka pasur rënie të formës këtë sezon, transmeton Periskopi.

”Ne do të shohim kush do jetë këtu për sezonin e ardhshëm dhe kam disa lojtarë në mendje që mund të jenë kapiten”, tha Solskjaer të premten.

”Kemi pasur Antonio Valencian si kapiten, ai po largohet; kemi pasur Ashley Young; kemi pasur Paul Pogban, ne kemi pasur David de Gean; Chris Smalling ka  qenë gjithashtu kapiten, kështu që këtu ka lojtarë që mund të jenë kapiten në fushë”.

”Ne vetëm duhet të vendosim se kush është kapiteni i klubit. Kush do të jetë zëri brenda dhe jashtë fushës”, deklaroi norvegjezi. /Periskopi/

Solskjaer konfirmon largimin e legjendës nga United

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Manchester United, Antonio Valencia do të largohet si agjent i lirë këtë verë pasi nuk iu ofrua kontratë e re, ka konfirmuar trajneri Ole Gunnar Solskjaer. 

33-vjeçari ka luajtur vetëm në pesë ndeshje këtë sezon në Premier Ligë, pasi është përballur me rënie të jashtëzakonshme të formës dhe me lëndime të shumta.

Kapiteni i ‘Djajve të Kuq’ nuk pritet të rikthehet deri në fund të marsit, gjersa kontrata e tij skadon në fundin e këtij edicioni, transmeton Periskopi.

Image result for valencia solskjaer

Solskjaer këmbëngul se ende shpreson se Valencia mund të kontribuojë në fushë tani dhe në muajin maj, por pranoi se nuk ka gjasa që shërbimet e tij të mbahen përtej verës.

”Ai ende nuk është 100% gati, ende duke punuar për t’u kthyer dhe ai ka pasur një karrierë fantastike këtu në Manchester United dhe Angli”, tha Solskjaer në një konferencë shtypi të premten.

“Ai është një nga fituesit e Premier Ligës të lënë në dhomën e zhveshjes, por unë nuk jam i sigurt nëse Manchester United dhe Antonio do të bien dakord për vitin e ardhshëm kështu që varet nëse ai kthehet në fushë në muajt e ardhshëm, por ai është kapiten , shërbëtor i madh në klub, kështu që shpresoj se mund ta fus në fushë dhe të tregoj se çfarë mund të bëjë “. /Periskopi/

Mourinho emëron kapitenin e ri te Manchester United

Periskopi.com Sporti

Antonio Valencia do të jetë kapiten i Manchester United pas pensionimit të Michael Carrick

Jose Mourinho e ka zbuluar se Antonio Valencia do të jetë kapiten i skuadrës për edicionin 2018-19, transmeton Periskopi.

Image result for carrick captain manchester united

“Valencia do të jetë kapiten, por kur ai nuk do të luajë ne duhet që të marrim vendime tjera – varet se kush është në fushë,” ka thënë trajneri portugez.

“Nësë Smalling, Young, Herrera ose Mata do të jenë në fushë atëherë ata do të jenë opsione. Unë mendoj se edhe Matic i ka të gjitha atributet që të jetë kapiten i Manchester Unitedit, por natyrisht nuk duhet harruar se ai ka ardhur këtu vetëm para një viti,”. /Periskopi/