Atdhe Nuhiu shënon golin e parë për APOEL-in, i sjellë komoditet skuadrës së tij

Periskopi.com Sporti

Atdhe Nuhiu e ka gjetur golin e parë me fanellën e APOEL Nicosias.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar në minutën e 26-të në ndeshjen ndaj Zrinjskit.

Futbollisti nga Prishtina e ka nisur këtë takim nga minuta e parë.

Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për rrethin e tretë eliminator të Ligës së Evropës.

Gjilani-APOEL: Shënohet goli i parë në vazhdime

Periskopi.com Sporti

APOEL-i ka kaluar në epërsi si mysafir i Gjilanit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Europa League, shkruan Periskopi.

Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte 0-0, me mysafirët që kishin humbur një penallti në minutën e 78-të.

Mirëpo, qiprotët e përmirësuan gabimin në vazhdime, duke shënuar në minutën e 102-të përmes Efrem. /Periskopi.com/

Gjilani-APOEL: Pa fitues në kohën e rregullt, vazhdimet të nevojshme

Periskopi.com Sporti

Është mbyllur koha e rregulltë prej 90 minutash në ndeshjen mes Gjilanit dhe APOEL-it në kuadër të raundit të parë kualifikues për Ligën e Evropës.

Pas 90 minutash, rezultati vazhdon të jetë baras 0:0.

Në kohën e rregulltë, APOEL-i u tregua skuadër më e rrezikshme, por mbrojtja e Gjilanit rezistoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Madje, APOEL-i e kishte edhe një rast të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 79-të, por dështoi ta bënte këtë.

Ndeshja po luhet në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”.

Ndeshja po transmetohet drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ndryshe, Gjilani e nisi me fitore aventurën evropiane duke e mundur në ndeshjen e parë parë Tre Pennen e San Marinos me rezultat 3:1 në udhëtim.

APOEL-i humb rast të artë kundër Gjilanit: Goditja nga penalltia shkon mbi portë

Periskopi.com Sporti

Kanë kaluar rreth 80 minuta në ndeshjen mes Gjilanit dhe APOEL-it në kuadër të raundit të parë kualifikues për Ligën e Evropës.

Pas 80 minutash, rezultati vazhdon të jetë baras 0:0.

Në minutën e 79-të, APOEL-i e ka humbur një rast të mirë për të shënuar nga pika e bardhë.

Ndeshja po luhet në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”.

Ndeshja po transmetohet drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ndryshe, Gjilani e nisi me fitore aventurën evropiane duke e mundur në ndeshjen e parë parë Tre Pennen e San Marinos me rezultat 3:1 në udhëtim.

Gjilani-APOEL: Mbyllet pjesa e parë

Periskopi.com Sporti

Gjilani e ka nisur aventurën e saj në kualifikimet për në Europa League me një ndeshje në “Fadil Vokrri”, kundër APOEL Nicoasias së Qipros, shkruan Periskopi.

Takimi që ka filluar nga ora 19:00 nuk dha gola në pjesën e parë, teksa intervali u mbyll pa gola 0-0.

Vlen të ceket se të dy skuadrat patën nga një lojtar që u ndëshkua me të verdhë.

Fiton Hajdari u ndëshkua për Gjilanin në minutën e gjashtë dhe Vincent për mysafirët në të 32-tën. /Periskopi.com/

Aventura e Gjilanit në Evropë fillon sonte kundër APOEL-it: Formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Gjilani e zhvillon ndeshjen e raundit të parë kualifikues për Ligën e Evropës kundër APOEL-it të Nikocias.

Ekipi i Gentjan Mezanit do të futet në ndeshje me shpresën për të krijuar befasinë e madhe ndaj gjigantit qipriot, i cili është dukshëm favorit për të fituar takimin.

Ndeshja do të fillojë prej orës 19:00 në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”.

Tashmë, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Gjilani: Koliçi; Kastrati, Veliu, Jackson; Hila, Useini, Aziz; Progni, Nikac, Hajdari

APOEL publikon video nga udhëtimi Qipro – Kosovë, për ndeshjen kundër Gjilanit

Periskopi.com Sporti

Apoel nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Gjilanin, në raundin eliminator të Ligës së Evropës.

Skuadra nga Qipro ka publikuar një video në të cilën shihet rrugëtimi i tyre deri në Kosovë.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 19:00.

Lojtari serb i APOEL-it nuk pranon të luaj kundër Gjilanit: Nuk e njoh Kosovën si shtet

Periskopi.com Sporti

Gjilani të enjten zhvillon ndeshjen e rundit të parë kualifikues në Ligën e Evropës, me ç’rast për rival do të ketë kampionët e shumfishtë nga Qirpo, APOEL-in nga Nicosia.

Apoel do të udhëtojë në Kosovë, ku në ndeshjen ndaj Gjilanit siç duket do të jetë me një mungesë.

Bëhet fjalë për futbollistin serb, Vujadin Saviq që dikur ishte kapiten i Zvezdës.

“Telegraf.r” në Serbi kanë shkruar se Saviq nuk ka pranuar të luajë për Apoelin pasi nuk e pranon Kosovën si shtet.

“Kam dy arsye pse nuk dua të udhëtojë për atë ndeshje. Arsyeja e parë është se unë u karantinova për 24 ditë për shkak të koronavirusit dhe nuk jam akoma 100 për qind fizikisht i gatshëm.

Por, kryesorja është se nuk dua të jem pjesë e ndeshjes me klubin nga i ashtuquajturi shtet i Kosovës. Është e qartë që nuk ka asnjë mundësi që unë të udhëtojë atje dhe të luaj pasi kjo nënkupton se unë automatikisht do ta pranoja dhe do të mbështesja në një mënyrë atë klub artificial. Kjo është arsyeja kryesore”, ka thënë futbollisti serb, Vujadin Saviq