Më në fund e dimë ku do të luajë Milik sezonin e ardhshme – arrin marrëveshje me gjigantin evropian

Periskopi.com Sporti

Juventusi besohet se ka arritur marrëveshje me njërin nga sulmuesit kryesor të Napolit, Arkadiusz Milik.


Juventusi tash e një kohë është duke e kërkuar transferimin e sulmuesit polak dhe tashmë raportohet se është arritur një marrëveshje mes tyre.

RAI‘ shkruan se Milik ka arritur marrëveshje personale me kampionin në fuqi të Italisë, teksa tani ‘Zonjës së Vjetër’ i mbetet të arrijë një marrëveshje edhe me Napolin.

26 vjeçari ka kontratë të vlefshme me Napolin deri në vitin tjetër dhe napolitanët janë të ‘detyruar’ ta shesin në këtë afat kalimtar, për të mos u larguar lojtari me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Akadiusz Milik ka shënuar 12 gola në 22 paraqitje të tij me Napolin gjatë këtij sezoni.