‘Secili duhet me i grahë vetë’ – Përplasen Kaci i AAK’së dhe Armendi i VV’së

Periskopi.com Lajme

Stilistët Kaci dhe Arben Gashi, sonte në Debat Plus janë përplasur teksa ngritnin liderët e partive të cilave i janë bashkuar para disa ditësh, transmeton Periskopi.

Arben Gashi, i cili iu bashkua Vetëvendosjes, me ton të lartë e pyeti Kacin se ‘çka ka bërë Ramush Haradinaj për industrinë tënde’’.

‘’A ka investu Ramushi në industrinë tënde. Ti  i ke 100 probleme, s’ke profesionistë, shkollë profesionale. Ku është problemi, a e din. Ne kemi problem me gjetë profesionistë. Jo mashtrime gjashtëmujore, e në fund me dalë i paaftë’’, tha Gashi.

Kaci ia ktheu se Haradinaj nuk mund të merret me secilin dhe se cdonjeri duhet të punojë vetë.

Ramush Haradinaj nuk mundet me u marrë me secilin individ., As Zoti s’mundet. Secili duhet me i grahë vetë, me bë punën vetë. Unë i kam bë gjithcka vetë, pa më ndihmu askush.Nuk garoj për karrige’’, tha Nitaj./PERISKOPI/