Vazhdon ‘mallkimi’ i Arsenalit, mposhtet thellë nga City – eliminohet nga EFL Cup

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Pep Guardiolës, Manchester City, e ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Arsenalit, fitore me të cilën kalojnë na ruandin tjetër të Kupës së Anglisë, raporton Periskopi.

‘Qytetarët’ shënuan plot 4 herë në portën e Arsenalit, ndërsa këta të fundit gjetën vetëm një herë rrjetën.

Serinë e golave për ‘qytetarët’ e nisi qysh në minutën e 3’të të takimit Gabriel Jesus, për të barazuar pastaj rezultatin sulmuesi francez i Arsenalit, Lacazette.

Golin e epërsisë për 1:2 e shënoi algjeriani, Mahrez në minutën e 55’të, teksa për 1:3 rrjetën e gjeti mesfushori anglez, Foden.

Për ta bërë këtë fitore sa më bindëse, në minutën e 73’të golin e 4’te e gjeti mbrojtësi francez, Leporte.

Me këtë fitore City kalon në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë. / /Periskopi