Tag: Avdullah Hotio

Hoti ia numëron Haradinajt veprimet kundër-kushtetuese gjatë Qeverisjes
Shefi i grupit parlamentar të LDK-ës, Avdullah Hoti ka reaguar për mbajtjen e mbledhjes së Qeverisë, nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
Ai tha se mbajtja e kësaj mbledhje nuk është asgjë përveç edhe një veprim kundër Kushtetutës së Kosovës.
Ai numëroi edhe disa nga shkeljet tjera të Qeverisë Haradinaj.
Postimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë:
Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të Kryeministrit në dorëheqje dhe mega qeverisë së tij, me 5 zëvendëskryeminsitra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësminitra e qindra këshilltarë.
Kjo nuk është gjë e re. Ja disa prej vendimeve kurndërligjore e kundërkushtetuese:
– falja e 50 mil euro prodhuesve të ujit,
– ndarja e mjeteve pa procedura, siç ishte rasti i mbi 800 mijë euro për një OJQ,
– urdhërimi i prokurorit si të veprojë në një rast hetimor,
– shkarkimi i Bordeve të Ndërmarrheve Publike që i përgjigjen Kuvendit,
– shkarkimi i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
– vendimi, e më vonë tërhqeja, për shpronësim të një objekti privat,
– dhënja e tokave të AKP-së komunave me shumicë serbe etj.
Lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë. Riparimi i dëmeve do të marrë kohë. Por, ne jemi të vendosur për këtë.