Shala: Kosova, bazë për të ofruar shërbime në tregun e aviacionit ajror

Periskopi.com Lajme

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala përmes një postimi në facebook ka njoftuar se bashkë me kryeministrin Haradinaj janë takuar me drejtorin e kompanisë Eurowings, Oliver Wagner.

Gjatë këtij takimi Shala njoftoi se Wagner ka konfirmuar se Kosova është përzgjedhur si bazë për të operuar dhe për të ofruar shërbime në tregun e aviacionit ajror.

Shala paralajmëroi edhe investime të tjera të cilat ka thënë se së shpejti do t’i prezantojnë ato investime.

Më poshtë lexoni njoftimin e plotë të ministrit Shala:

Bashkë me kryeministrin e Kosovës takuam drejtorin e kompanisë “Eurowings” Oliver Wagner pjesë e Lufthansa Group.

Z.Wagner na e konfirmoi se Kosova është përzgjedhur si bazë për të operuar dhe për të ofruar shërbime në tregun e aviacionit ajror.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të vazhdojë krijimin e kushteve dhe mbështetjen e investitorëve të huaj, përmes politikave konkrete, e që kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kosova është duke krijuar kushte për investitorët potencial, dhe së shpejti do t’i prezantojmë edhe investimet tjera të kompanive të fuqishme. E.SH