AZ Alkmari luan kundër Napolit të Rrahmit në EL, pavarësisht 13 futbollistëve pozitivë me koronavirus

Periskopi.com Sporti

jë kaos i vërtetë me koronavirus po ndodh te skuadra holandeze AZ Alkmaar.

Pesë të tjerë iu shtuan tetë rasteve pozitive, por pavarësisht kësaj, ekipi do të udhëtojë në duel kundër Napolit të Amir Rrahmanit në raundin e parë të Ligës së Evropës.

Për shkak të frikës se Napoli mund të fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar dhe të ndëshkohen me minus pikë, holandezët do të paraqiten në fushë, megjithëse do të jenë pa 13 lojtarë.

AZ Alkmaar raportoi tetë raste pozitive të premten, dhe pesë të tjera u konfirmuan dje. Me kaq shumë mungesa, është e vështirë të pritet që AZ të ketë një shans kundër Napolit.

Man United duket tjetër skuadër tash: Shkatërron AZ Alkmarin dhe mbretëron grupin

Periskopi.com Sporti

Manchester United po tregon një fytyrë krejt tjetër në javët e fundit, derisa AZ Alkmari ishte viktima e radhës së fundmi.

“Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat 4-0, me Ashley Young 53′, Mason Greenwood 58′, 64′ dhe Juan Mata 62′ që shënuan golat për anglezët.

United vazhdon tutje nga vendi i parë në Grupin L, me 13 pikë, ndërsa Alkmari vazhdon aventurën në Europa League nga vendi i dytë me nëntë pikë. /Periskopi.com/

Man United më në fund shënon kundër Alkmarit: Realizon veterani që u shëndrrua nga sulmuesi në mbrojtës

Periskopi.com Sporti

Ashley Young ka shënuar për epërsinë e Manchester Unitedit kundër AZ Alkmarit në “Old Trafford”.

Ai që dikur aktivizohej si sulmues anësor tek Aston Villa, shënoi pas një aksioni shumë bukur të ndërtuar nga anglezët.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Man United shumë lehtë mund ta humb sonte vendin e parë: Publikohen formacionet zyrtare kundër AZ Alkmarit

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Manchester United – AZ Alkmaar.

‘Djajtë e Kuq’ me një fitore eventuale kualifikohet për në turin tjetër me pozitën e parë, pasi ekipi holandez është me një pikë më pak se ta.

Padyshim se kjo do ishte edhe dëshira e Ole Gunnar Solskjaer – pasi në rast dështimi, Unitedit e pret një short tejet i vështirë.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja ekipeve, teksa takimi fillon në orën 21:00.

Man Utd – AZ Alkmaar

E bujshme: Gjyqtari kosovar drejton ndeshjen Man United – AZ Alkmar në Europa League

Periskopi.com Sporti

Bekim Zogaj të enjten mbrëma do të ndan drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Manchester United dhe AZ Alkmar në Old Trafford.

Zogaj, i cili është gjyqtar anësor është deleguar për këtë ndeshje e cila do të jetë e fundit për fazën e grupeve.

Djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaer tashmë e kanë siguruar kualifikimin dhe priten të luajnë me futbollistë të rinj.Sandro Scharer do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësi tjetër i tij përveç Zogajt do të jetë Stephane Almeida. /Periskopi.com/

AZ Alkmari shëndrrohet në makthin më të keq të serbëve, bën rikthim sensacional në rezultat me 10 lojtarë

Periskopi.com Sporti

AZ Alkmari është rikthyer nga deficiti prej 2-0 duke barazuar rezultatin në 2-2 në ndeshjen kundër Partizanit të Beogradit.

Në përballjen që po zhvillohet në Beograd, holandezët e gjetën veten në disavantazh prej 2-0 pas vetëm 27 minutave lojë, shkruan Periskopi.

Mirëpo, në pjesën e dytë, ata u rikthyen krejt në fund, pavarësisht se po luanin me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 81-të, duke shënuar dy gola në minutat 88′ dhe 90′ me anë të Druijif.

Pas këtij barazimi, Alkmari grumbullon nëntë pikë në vendin e dytë, ndërsa Partizani ka pesë në të tretin. /Periskopi.com/

 

 

Dështakët e Man Unitedit me sigurim të armatosur dolën nga aeroporti pas horrorit kundër AZ Alkmarit

Periskopi.com Sporti

Dështakët e Ole Gunnar Solskjaerit u përcollën në aeroportin e Mançesterit nga sigurimi i armatosur pas paraqitjes horror në Europa League, të enjten mbrëma.

“Djajtë e Kuq” vazhduan me formën e dobët duke regjistruar një barazim pa gola kundër holandezëve, raporton Periskopi.

Ed Woodward, Jesse Lingard, Solskjaer dhe të tjerët janë kapur nga kamerat duke kaluar terminalin pas mesnatës të enjten.

Derisa shumë fansa ishin të frustruar me rezultatin, Solskjaer çuditërisht ishte shumë i kënaqur me atë që pa.

“Është pikë e mirë si mysafir ndaj një kundërshtari të vështirë, terren shumë i vështirë,” u shpreh ai.

“Mos harroni, ata mposhtën Feyenoordin 3-0 si mysafirë së fundmi, ne bëmë shumë ndryshime dhe jam shumë i kënaqur.” /Periskopi.com/

Man United zhgënjyes kundër AZ Alkmarit, regjistrohet rezultati më i padëshiruar në futboll

Periskopi.com Sporti

Manchester United nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një barazim pa gola si mysafir i AZ Alkmarit, të enjten mbrëma.

Ishte një përballje tejet e plogësht, më “Djajtë e Kuq” që u futën me një formacion kryesisht me rezervistë, raporton Periskopi.

Vendësit dominuan sa i përket rasteve për gol, me 12 sosh, ndërsa Unitedi nuk rrezikoi më shumë se gjashtë herë portën e kundërshtarit.

Sa i përket posedimit, në këtë aspekt dominuan për një nuancë anglezët, me 52%.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin L, United zë pozitën e dytë me katër pikë, ndërsa Alkmari është i treti me dy pikë. /Periskopi.com/

AZ Alkmari i shënon një gol Partizanit të Beogradit si në PlayStation

Periskopi.com Sporti

AZ Alkmari është duke avancuar aktualisht 1-0 si nikoqir i Partizanit të Beogradit, në ndeshjen e vlefshme për Grupin L të Europa Leagues.

Holandezët realizuan me anë të një kundërsulmi të shpejt, që u karakterizua me pasime të sakta e të thjeshta, të ngjashme me ato që i bëjmë në PlayStation, raporton Periskopi.

Myron Boadu asistoi për Calvin Stengs, i cili me lehtësi të jashtëzakonshme shënoi në portën e zbrazët.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

 

Momenti kur çatia e stadiumit të AZ Alkmarit rrëzohet në tribunën e zbrazët

Periskopi.com Sporti

Një pjesë e çatisë së “AFAS Stadion”, shtëpia e klubit holandez AZ Alkmar, kolapsoi të shtunën pasdite.

Fatmirësisht, “De Telegraaf” raporton se stadiumi ishte i zbrazur dhe askush nuk u lëndua nga incidenti, por kjo nuk e mohon faktin se pamjet janë shqetësuese, transmeton Periskopi.

Sugjerimet e hershme janë se moti me stuhi në Holandë ka nxitur çatinë që të bie, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

p1dhu65hjnbrhc861280gkustsc.jpg

Stadiumi, i cili ka një kapacitet prej 17,000 ulëseve, është vetëm 13 vjet i vjetër, por tani do të ketë riparime të mëdha që të sigurohet gjendja për zhvillimin e ndeshjeve.

AZ Alkmar parashihej të zhvillonte ndeshje kualifikuese për në Europa League të enjten kundër RKC Waalwijk.

Mirëpo, marrë parasysh këto pamje, është e vështirë që stadiumi të jetë gati për ndeshjen e javës së ardhshme. /Periskopi.com/

 

p1dhu64sotq2l18r81vcebcdasg9.jpg

p1dhu668lg1rvj18sfr1nrft1ii3e.jpg