“Trepça” në gjendje të rëndë financiare

Periskopi.com Lajme

Drejtori i ri menaxhues i “Trepçës”, Basri Ibrahimi, tha  se vazhdimisht është i angazhuar për ta përmirësuar gjendjen në gjigantin ekonomik kosovar, porse problemet e shumta, sidomos ato financiare, edhe më tutje vështirësojnë menaxhimin e kombinatit.

Gjendja në gjigantin kosovar “Trepça” edhe pas ndryshimit të statusit të saj vazhdon të jetë e njëjtë, me probleme të mëdha financiare, me vështirësi në menaxhim dhe me rënie të vazhdueshme të prodhimit. Drejtori i ri menaxhues i “Trepçës”, Basri Ibrahimi tha se vazhdimisht është i angazhuar për ta përmirësuar gjendjen në gjigantin ekonomik kosovar, porse problemet e shumta e sidomos ato financiare edhe më tutje vështirësojnë menaxhimin e kombinatit.

“Por ka shenja të përmirësimit, bile edhe të rritjes së prodhimit. Ka probleme, sidomos financiare, punëtorët i marrin pagat me rregull, ka ndoshta vonesa, por ende nuk ka ndodhur që punëtorëve t’u mbetet borxh një pagë. Për muajin qershor punëtorët do t’i marrin pagat javën që vjen”, i tha “Zërit” drejtori i ri menaxhues i “Trepçës”, Basri Ibrahimi, të dielën, shkruan sot gazeta Zëri.

I pyetur për shitjen e zinkut nga menaxhmenti i “Trepçës” në veri, nga minierat e Crnacit dhe Bellobërdos, Ibrahimi tha se nuk ka mundur të kontaktojë me manxhmentin në veri, pasi që, siç tha ai, ka qenë i zënë me “punë të tjera”.

“Nuk kam kontaktuar me ata të veriut, nuk kam informacione se menaxhmenti i ‘Trepçës’ në veri e ka qitur në shitje zinkun. Kemi shumë punë, jemi të angazhuar maksimalisht për ta kthyer prodhimin që ka qenë në rënie dhe besoj se për një kohë të shkurtër do të rritet prodhimi. Që tani ka shenja të rritjes së prodhimit në ‘Trepçë’”, tha ai…

Basri Ibrahimi zgjidhet kryeshef i Trepçës

Periskopi.com Lajme

Bordi Mbikëqyrës i Trepçës sot e ka zgjedhur Basri Ibrahimin për kryeshef të Kompanisë, ndërsa Afrim Haxhiun sekretarit korporativ të Trepçës.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për zgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv dhe Sekretarit Korporativ të Trepça sh.a. Sot, më datë 27.05.2019 duke ushtruar kompetencat ligjore në bazë të legjislacionit në fuqi, Bordi Mbikëqyrës i Trepca sh. a. përmes një procesi të hapur dhe transparent të konkurimit dhe pas përfundimit të procesit të seleksionimit dhe intervistimit, ka zgjedhur për Kryeshef Ekzekutiv të Trepca sh.a z. Basri Ibrahimi. Kurse, për pozitën e Sekretarit Korporativ të Trepça sh.a. Bordi Mbikëqyrës ka zgjedhur z. Afrim Haxhiu. Të dy kandidatët morën besimin e plotë të gjithë anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës . Bordi Mbikëqyrës i Trepca sh.a. falenderon të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepca sh.a. dhe Sekretarit Korporativ. Ky proces, përsëri e solli në vëmendje rëndësinë që ka Trepça për qytetarët e Kosovës, gjë që u dëshmua me konkurencën profesionale që ka pasur në këto dy konkurse. Kandidatëve të përzgjedhur ju urojmë punë të mbarë në realizimin e përgjegjësive ligjore.