Arsyeja e çuditshme pse Mbappe fitoi ‘Këpucën e Artë’ para Ben Yedder – patën numër të njejtë të golave

Periskopi.com Sporti

Kylian Mbappe ka siguruar Këpucën e Artë të Francës në një mënyrë mjaft të çuditshme.

Ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, është shpallur golashënuesi më i mirë në kampionatin e Ligue 1, për sezonin 2019/20.

Sezoni u anulua dhe Mbappe e Wissam Ben Yedder kishin numrin e golave të barabartë, me nga 18 të shënuara.

Përkundër se numri ishte i barabartë, Mbappe do të njihet si shënuesi më i mirë i sezonit, pasi golat e tij erdhën të gjitha nga loja e hapur, kurse Yedder ka shënuar tri gola nga pika e bardhë e penalltisë.

Vendimi i Ligue 1 për Këpucën e Artë ka hasur në disa kritika.