Drenica-Arbëria dhe Besa-Llapi: Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar pjesët e para nga dy ndeshjet e javës së shtatë në Superligën e Kosovës, që kanë filluar nga ora 14:00.

Arbëria është duke avancuar 1-0 kundër Drenicës, falë një autogoli nga Hamiti në minutën e tetë, shkruan Periskopi.

Llapi, në anën tjetër, është në rrugë të mirë ta regjistrojë fitoren e parë të sezonit të ri, pasi po avancon 2-0 si mysafir i Besës pas pjesës së parë.

Holi 19′ dhe Ramadani 30′ ishin realizatorët. /Periskopi.com/

Besa reagon për vdekjen e tifozit të tyre: Do mbetesh në kujtimet tona gjithmonë

Periskopi.com Sporti

Klubi Futbollistik “Besa” ka mbetur pa njërin ndër tifozët më të zjarrtë të kësaj skuadre. Pejanët mbetën pa Fatos Morinën i njohur ndryshe edhe si ‘Tosi’.

Përmes faqes zyrtare, klubi pejan ka shprehur ngushëllime familjes Morina, teksa kanë kujtuar ‘Tosin’ si njërin nga tifozët më të zjarrtë të klubit.

“Sot ka ndëruar jetë Fatos Morina, një tifozë i flakët i FC Besa dhe një sportdashës i madh i sportit pejan! Pusho i qetë Fatos.

Ngushllime Familjes Morina, e neve në FC Besa do të na mbetesh në kujtime gjithëmonë!”, ka shkruar KF Besa në llogarinë e tyre zyrtare.

Sot ka ndëruar jetë Fatos Morina, një tifozë i flakët i FC Besa dhe një sportdashës i madh i sportit pejan!Pusho i…

Gepostet von FC Besa am Montag, 25. Mai 2020

Gjilani fiton minimalisht ndaj Besës dhe siguron mbetjen në Superligë

Periskopi.com Sporti

Gjilani ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1-0 ndaj Besës me golin e vetëm të shënuar nga sulmuesi Keita Rezak.

Kjo fitore e mban edhe për një vit Gjilanin në Superligë.

Ndeshja nisi më mirë për Besën, që rrezikoi me Liridon Balaj e Besës në minutën e 6-të.

Rast ideal për Besën kishte ehe Donat Sheqerollin që doli i vetëm me portierin Haxhihamza, i cili reagon në momentin e fundit.

Gjilani në momentin e parë arriti ta gjej golin. Një kombinim i bukur mes Lopez dhe Keita Razak, solli golin në minutën e 28-të.

Deri në fund të pjesës së parë nuk kishte më raste, pasi goli bëri që Gjilani t’i mbyllet mirë në mesfushë dhe mbrojtje.

Pjesa e dytë solli më shumë raste të pejanëve, por Gjilani ka mundur të shënojë nga kundërsulmet, shkruan Telegrafi.

Minuta e 59-të solli rast të mirë për Gjilanin me Fiton Hajdarin që nuk arrin të realizojë me kokë,

Pas tij edhe Kushtrim Shabani gjuan nga afërsia në drejtim të portierit Haxhijaj.

Balaj i Besës depërtoi bukur, por harkimit të tij, nuk iu përgjigj askush.

Në kohë shtesë Wilber Perez kishte rast të qind për qind, por gjuajtja e tij u prit nga Haxhia.

Gjilani pas fitores arriti ta sigurojë edhe për një vit Superligë, ndërsa Besa do të luajë në Ligën e Parë edhe një edicion.

Teoria e çmendur pse ylli i Gjilanit nuk është ftuar për ndeshjen e barazhit pavarësisht se nuk është i lënduar

Periskopi.com Sporti

Sot Gjilani dhe Besa luajnë për një vend në Superligë në kuadër të barazhit, me fillim nga ora 16:00 në “Fadil Vokrri”.

Sidoqoftë, interesant është fakti se trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani nuk e ka ftuar mbrojtësin Fisnik Papuqi, pavarësisht se ky nuk është i lënduar, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se ai ishte startues në përballjen me Ferizajn, derisa faqja zyrtare e klubit nuk ka dhënë asnjë shpejgim për mungesën e tij.

Një spekulim që po qarkullon nëpër medie është se në fakt klubi nuk i ka besuar Papuqit për ndeshjen e barazhit, pasi po luhet kundër ish-skuadrës së tij, Besës, ku ishte edhe kapiten.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë profesionalizmi prek një fund të ri, të paeksploruar më parë. /Periskopi.com/

Gjilani apo Besa? Sot luftohet për një vend në Superligë

Periskopi.com Sporti

Sot, e enjte, luhet ndeshja e parë e barazhit derisa dy skuadra luftojnë për një vend në Superligën e Kosovës nga edicioni i ardhshëm.

Gjilani luan kundër Besës për pjesmarrje në elitën e futbollit kosovar, që pritet të jetë edhe më atraktiv pasi katër skuadra bien në Ligën e Parë, shkruan Periskopi.

Gjilani do të jetë pa Fisnik Papuçin dhe Semir Hadzibulic në ndeshjen e sotme, derisa Besa nuk mund të llogaritë në Florent Qorrajn dhe Fetim Kasapit.

Ndeshja fillon nga ora 16:00 dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë se Gjilani përfundoi në vendin e 10-të në Superligë këtë fushatë, ndërsa Besa në të tretin në Ligën e Parë. /Periskopi.com/

Data dhe koha e ndeshjeve të barazhit në Superligë

Periskopi.com Sporti

Është përcaktuar data dhe ora e ndeshjeve të barazhit në Superligën e Kosovës në futboll.

Më 30 maj dhe 1 qershor luhet dy takime jashtëzakonisht të rëndësishme për futbollin kosovar.

Gjilani luan kundër Besës më 30 maj, kurse pas dy ditëve, Trepça 89 përballet me Vëllaznimin.

Të dy takimet luhen nga ora 16:00. /Periskopi.com/

 

​Besa e shokuar, thirrje FFK-së dhe policisë

Periskopi.com Sporti

Besa e Pejës ka reaguar lidhur me thirrjet e tifozëve të Kikës, ‘Ultras Luanët’ për mobilizim maksimal në ballafaqimin e sotëm që do të luhet në Hogosht.

“Nesër e kemi ndeshjen jetike kundër Fc Besa , mobilizimi na duhet i tërë fshatit nuk ka arsyje për të munguar nuk pranojm rezultat tjeter pos fitores , për neve nesër është lufta e 3-të botërore ose jet ose vdekje per 90 minuta . Më të mobilizuar se kurrë në ora 14:30 shihemi në qendër të fshatit , organizohemi dhe nisemi për stadium” thuhet në njoftimin e tifozëve nga Hogoshti.

Këto thirrje i kanë marrë me shqetësim te Besa, të cilët kanë reaguar duke thënë se nuk janë të interesuar për luftë.

Madje, pejanët kanë bërë kërkesë për FFK-n dhe policinë që t’i marrin të gjitha masat.

Ky është reagimi i FC Besa

Reagim ndaj thirrjeve për luftë nga tifozët e KF Kika

Nga një postim me përmbajtje të urejtjes dhe thirrjeve që një klub Kosovar të pritet për të luftuar ndaj ti, FC Besa dhe mbarë opinioni janë të shokuar nga keto postime të tifozëve të klubit futbollistik Kika nga Hogoshti. Mobilizimi i njerëzve dhe targetimi i një klubi tjeter si kundershtar luftarak janë thirrje që në Kosovë kanē mbarruar në vitin 1999, andaj të nderuar dhe të respektuar vëllezer nga Hogoshti ndalin thirrjet raciste dhe përqarëse në mes nesh sepse jemi të gjithë vëllëzër dhe sporti e konkretisht futbolli është një diciplinë e cila promovon lojen kolektive e jo urejtjen dhe thirrjet për vllavrasje.

Nga kjo situatë e krijuar bejmë apel tek KF Kika, Policia e Kosovës dhe FFK-ja që të sigurojnë dhe menaxhojnë situatën në ketë ndeshje shumë interesante sepse në të kunderten pas këtyre thirrjeve dhe mobilizimeve nuk mbetet tjeter te pritet pos ndonjë tragjedie, sepse thirrja për luftë nënkupton viktima e ne nuk jemi të interesuar që në mes nesh të ndodhin këto skena.

Vendim i dhimbshëm, shuhet klubi i njohur kosovar i futsallit

Periskopi.com Sporti

Pas shumë sakrificave në jetë edhe pse kontributi im dhe familjes time ishte i madh në shumë drejtime, pas goditjës së rënd që mori familja ime me humbjën e vllaut Avnis po e marr edhe nje goditje tjetër duke e shuar klubin FC Besa Futsal për të cilin i shkriva të gjitha.

Klubin FC Besa Futsal të cilin e krijova para 11 viteve, për të cilin e shkatërrova familjen në aspektin financiarë duke i shpenzu të gjitha, aq shumë sa shpesh herë edhe familjen e kam lon tepër keq edhe pa buk goje, klub ky që i dha shumë futsallit Kosovarë e veqanerisht qytetit të Pejës, klub që i mbështeti me qindra të rinjë për 11 vite duke i eduku dhe ngritë në aspektin profesional por edhe mbështet fuqishëm edhe në aspektin financiar, klubin që nuk e shuva pas sëmundjes time shumë të rënd, me goditi fort jeta me vdekjen e vllaut Avnis prap i qendrova afër për hatër të sakrificës dhe lojtarëve e tani unë jam i detyrum që të them edhe publikisht se ky klub është pranë shuarjes dhe tërheqjes nga garat e Supërligës e arsyet që po më detyrojnë ta marr këtë vendim janë:

1.Unë nuk kam më mundësi ta mbështes klubin FC Besa Futsall në aspektin financiarë.

2.Disa sponzor që kanë disa obligime ndaj klubit nuk po i kryjn ende dhe unë nuk mundem të bëjë më shumë duke i detyru ata sepse gjdo mbështetje që kemi pas ka qenë vullnetare dhe nuk kam forcë që unë të bëjë presion ndaj Kompanive që kanë premtu e që ende nuk i kan depunu të hollat edhe pse i obligon fjala e dhen si sponzor të klubit për kampionatin 2018/2019.

3.Pos Shkodran S Loshaj, Artidon Kelmendi, Endrit Gjurkaj, Genc Vokshi, Agon Rexhës i cili ka udhëtu për Angli me arsye familjare, Ali Tahiraj si perfaqësues dhe Afrim Belegu si trajner të gjithë lojtarët tjerë e kanë bojkotu klubin për shkakë të disa mos pagesave që klubi ka ndaj tyre edhe pse të gjithë janë të njohur me situatën e rënd të klubit ( ku në bazë të marrëveshjes klub – lojtar në fillim të sezonës së dytë klubi ka obligim vetem dy ndeshje ndaj tyre).

Unë kurr nuk do kisha besu se lojtarët që i kam rrit, eduku e mbeshtet fuqishëm për shumë vite në këtë kohë tepër të veshtirë emocionale, shpirtërore e financiare që po kalon familja ime pas humbjës së vllaut Avnis do e bojkotente klubin kur kanë mbet vetëm edhe 5 ndeshje për tu zhvillu sepse familja ime dhe klubi Besa i ka shperby ndër vite po këta lojtarë e qindra të tjerë po unë për këtë veprim të padrejt nuk kam qka të ju them më shumë pos faleminderit për bojkotin.

Unë për herë të parë publikisht i drejtohem të gjithë atyre që e kanë mundësinë financiare ta mbështesin klubin FC Besa Futsal që së paku të mos shuhet dhe ta përmbyllim kampionatin 2018/2019 do i isha mirnjohës sepse kam sakrifiku shumë dhe do ishte goditje e rënd për mua por edhe për qytetin e Pejës dhe sportin në përgjithësi siq edhe për FFK-në si institucion. Pra në qoftse deri me datën 5 Prill 2019 klubi nuk do ketë mbështetje jam i detyruar që ta shuaj ekipin FC Besa Futsal.

Në kërkim të presidentit shqiptar për Maqedoninë (Video)

Periskopi.com Lajme

Maqedonia pritet të mbajë më 27 prill të këtij viti zgjedhjet presidenciale. Dhe qysh tani partitë politike kanë filluar të flasin për emra të kandidatëve të mundshëm. Nga radhët e partive shqiptare thuhet se ka ardhur koha që presidenti i Maqedonisë të jetë një shqiptar.

Në një intervistë për Top Channel kryetari i partisë BESA, Bilall Kasami rrëfen prapaskenat e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat mundësuan ndryshimin e emrit të vendit, në Republika e Maqedonisë së Veriut. Ai madje ka lënë për të kuptuar se partia e tij, BESA, do të shqyrtojë mundësinë që të kandidojë dikë për president nga radhët e shqiptarëve. /Periskopi

Incidenti Besa – Kika, ky është raporti i FFK-së

Periskopi.com Sporti

Komisioni i Garave për Superligës dhe Ligë të Parë, ka ngritur procedurë disiplinore ndaj Besës së Pejës, për sulmin fizik ndaj lojtarit të Kikës, Vëllaznim Jashari.

Lojtari u dërgua në spital pas sulmit që sipas Kikës, kishte marrë nga zyrtarë të klubit të Besës.

Në procedurë ndodhet edhe Drita e Gjilanit dhe trajneri i Vllaznisë së Pozheranit, Ali Osmani.

Vendimet e publikuara nga FFK

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 16 -të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj KF “Drita” (motivi- në min e 37-të në anën e publikut nga tribuna kryesore është hedhur një shishe e birrës e qelqit e zbrazët në fushë dhe si pasojë referi kryesor e ndalon ndeshjen rreth një minutë dhe shishen e dërgon te delegati i ndeshjes si dhe pas përfundimit të ndeshjes janë hedhur dy shishe të ujit pvc të zbrazëta në drejtim të fushës në ndeshjen KF Drita – KF Feronikeli, e zhvilluar në Gjilan me datë 25.11.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.16 dt. 26.11.2018

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 26.11.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 15-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj kryetrajnerit të KF “Vllaznia P” Ali Osmani me nr Id 010192M60 (motivi-në min e 88-të pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë e më pas me të kuqin të lojtarit vendas Ferdinand Ëilson, në rrugë për në zhveshtore trajneri mysafir A.Osmani e ka fyer dhe ofenduar lojtarin F.Ëilson për çka i njëjti është larguar nga bankina në ndeshjen KF Trepça – KF Vllaznia P, e zhvilluar në Mitrovicë me datë 24.11.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj KF “Besa” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku në min e 75-të pas golit të shënuar nga penalltia e KF Besa, disa shikues kaluan rrethojat për të festuar shënimin e golit me lojtarë vendas por pas intervenimit të policisë kjo situatë kalojë pa eksese, si dhe në min 94+ lojtari vendas me nr 19 pas nje ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar me nr 99 u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë respektivisht të kuqin, pas kësaj ndërhyrje lojtari mysafir me nr 99 u dërgua me ambulancë për në spital, në atë kohë kur lojtari ishte i shtrirë në fushë afër vijës anësore afër tij ishin dy persona civil të KF Besa) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.15 dt. 26.11.201

Skandal në futbollin kosovar, tifozët sulmojnë gjyqtarin

Periskopi.com Sporti

Dhuna i ka ‘munguar’ shumë futbollit kosovar, por ajo është rikthyer dhe atë në një ndeshje të Ligës së Parë.

Incidenti ka ndodhur në ndeshjen në mes të Bashkimit të Koretinit dhe Besës.

Vendasit ishin duke fituar me rezultat 2:0, para se gjyqtari i ndeshjes ta përjashtonte me të kuq njërin nga lojtarët e Bashkimit, ku pas këtij episodi Besa arriti t’i barazonte shifrat në fund.

Kjo i solli telashe gjyqtarit Bajram Gashi dhe kolegëve të tij, Bekim Rama dhe Orhan Krasniqi, pasi në një video të siguruar nga Blic tifozët e skuadrës vendase i kanë sulmuar ata pas përfundimit të takimit./Periskopi/

Zyrtare: Ismet Munishi bëhet me skuadër të re (Foto)

Periskopi.com Sporti

Ismet Munishi është zyrtarizuar si trajner te Besa e Pejës. Këtë e ka bërë të ditur klubi përmes një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Besa bën të ditur se synimi i Munishit është që të rikthejë klubin në Superligën e Kosovës, teksa tregoi se ai stërvitjen e parë e kreu gjatë ditës së premte bashkë me stafin e tij të ri dhe tri përforcimet; Festim Krasniqi (Trepça ’89), Richard Asare (Vëllaznimi) dhe Besnik Morina (Onix).

Postimi i plotë i Besës mbrëmë në Facebook:

Besa Besë vazhdojmë.

Trajneri Ismet Munishi është zyrtarizuar te Besa e Pejës, derisa së bashku me të është emëruar edhe stafi i ri teknik.

Munishi u zyrtarizua së bashku me ndihmës trajnerin Astrit Imami dhe trajnerin e portierave Ekrem Veseli nga drejtori sportiv Avdi Gashi.

Ardhja e teknikut prishtinas te Besa ka për mision rikthimin e klubit pejan në Superligën e Kosovës

Pas zyrtarizimit Munishi nis stërvitjet te Besa me tri super-përforcime.

Pas prezantimit, Ismet Munishi sot edhe zyrtarisht ka nisur punën si trajner i Besës.

Ai ka drejtuar stërvitjen e sotme të ekipit pejan, teksa klubit i janë bashkuar edhe tri përforcime tejet cilësore.

Festim Krasniqi (Trepça ’89), Richard Asare (Vëllaznimi) dhe Besnik Morina (Onix) janë prurjet e ekipit pejan deri më tash.

Ndryshe, atmosfera sot te Besa ishte fantastike me Munishin që u përkujdes për këtë.

 

Besa kërkojnë ndërhyrje të bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni

Lëvizja Besa përmes një komunikate të dërguar për Telegrafin në Maqedoni ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të presidentit Ivanov, i cili vendos të mos e ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re. Nga Lëvizja Besa thonë se ky është moment shqetësues dhe Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës.

Periskopi.com Lajme

“Ky është një moment shqetësues për vendin. Në të vërtetë, Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës, qoftë kur ia dha mandatin padrejtësisht kryetarit të VMRO-DPMNE-së ose kur nuk ia dha kryetarit të LSDM-së. E kur kihet parasysh se ai përfaqëson institucionin më të lartë të vendit, ndërsa në emër të këtij institucioni ai gati sa nuk bëri thirrje për linçim të shqiptarëve të Maqedonisë, vetëm për arsyen e vetme se shqiptarët paskan nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët të Partive Shqiptare, kjo është alarmante. Prandaj i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, që ta kenë parasysh se vendimi i sotëm është rrezik potencial për komunitetin shqiptar në Maqedoni, andaj i ftojmë ato që të ndërhyjnë në rikthimin e shtetit të së drejtës, për të garantuar paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe për ta vendosur shtetin në binarët e integrimit euro-atlantik”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Ata gjithashtu ju bëjnë thirrje qytetarëve të jenë gjakftohtë dhe të mos bien pre e provokimeve të ndryshme./Telegrafi/

Llapi nënkampion vjeshtor, Besa e Drita ndajnë pikët

Llapi ashtu siç është pritur ka arritur fitore me rezultat të thellë kundër Hajvalisë 3-1.

Periskopi.com Sporti

Florim Berbatovci, Edon Zeqiri e Berat Hyseni shënuan për skuadrën e Llapit që tashmë ngjitur në pozitën e dytë me 36 pikë, tri më pak se lideri Trepça ’89.

Në ndeshjen tjetër në mes të Dritës dhe Besës nuk pati fitues 1-1.

Besa kaloi e para në epërsi me golin e Diar Miftarajt, ndërsa Drita barazoi me Gilberto Fortunadon.

Pas kësaj ndeshje Besa ngjitet në pozitën e pestë, ndërsa Drita mbetet e 10 ta.

 

 

Prishtina fiton derbin, rikthehet në krye të tabelës

Prishtina ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Besës, në derbin e madh.

Periskopi.com Sporti

Kaltërebardhët mposhtën pejanët me rezultat 2:0 me golat e Mërgim Pevqelit dhe Endrit Krasniqit.

Me këtë fitore, Prishtina rikthehet në krye të tabelës me 34 pikë të grumbulluara, një më shumë sesa Trepça ’89, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com

Sot, derbi i madh në futbollin kosovar

Sot zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së 15-të të Vala Superligës, ku vëmendja pa diskutim është në Kastriot.

Periskopi.com Sporti

Aty takohen dy rivalët e vjetër që synojnë titullin këtë sezon, Prishtina dhe Besa.

Ndërkohë në “Bajram Aliu”, Drenica pret ekipin e Gjilanit. Dy ndeshjet fillojnë në ora 13:00.

E shtunë
Prishtina – Besa
M.Baliu, E.Baliqi, K.Bajrami, S.Isufi.

Drenica – Gjilani
N.Rraci, F.Abrashi, A.Latifi, F.Tahiri.

Trajneri i skuadrës së madhe kosovare ofroi shkëputjen e kontratës

Trajneri i Besës së Pejës, Gani Sejdiu, ka folur pas barazimit 1:1 me Feronikelin, të luajtur në Pejë.

Periskopi.com Sporti

Ai sqaroi edhe situatën e krijuar në ditët e fundit, ku Olle publikoi lajmin për ofrimin e dorëheqjes nga ai, gjë që u konfirmua edhe nga vetë Sejdiu.

“Dorëheqje jo, por iu kam ofruar ndërprerje të kontratës, pasi me barazimin ndaj Gjilanit u larguam nga gara për titull. Por, kryesia e klubit nuk ka dashur të dëgjojë dhe kemi vazhduar. Një klub i mençur, i cili dinë çka është kualiteti. Unë besoj se finalja (fundi i garave) do të jetë e suksesshme”, tha Sejdiu për Super Sort, raporton Gazeta Olle.

Prishtina mposht Ferizajin, dramë në sfidën Llapi – Besa,

Llapi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Besës së Pejës me rezultat 3:2, ndërsa Prishtina ka shënuar fitoren e radhës përballë Ferizajit.

Periskopi.com Sporti

Ndeshjet tejet interesante në Merdarë ndërmjet Llapit dhe Besës, e cila përfundoi me fitoren e vendësve me rezultat 3:2.

Mysafirët shënuan dy gola të shpejtë në minutën e dytë dhe të pestë, ku të parin e shënoi Qemail Elshani, ndërsa i dyti ishte autogol i llapjanëve.

Vendësit arritën të ngushtojnë epërsinë në minutën 48 nëpërmjet Florim Berbatovcit, ndërsa rezultati u barazua nëntë minuta më vonë nga Bujar Idrizi.

Golin e fitores për Llapin e shënoi Edon Zeqiri në minutën e 85.

Edhe Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Ferizajit me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Debatik Curri në minutën e 82. /Periskopi.com

 

Sejdiu kritikon amatorët e Prishtinës për shkarkimin e Munishit

Trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu tregon objektivat e skuadrës që drejton, Besës së Pejës. Mitrovicasi foli edhe për shkarkimin e trajnerit Kushtrim Munishi nga Prishtina.

Periskopi.com Sporti

Besa e Pejës aktualisht gjendet në pozitën e tretë në tabelë me 12 pikë, tri më pak se Trepça ’89 që gjendet në pozitën e dytë dhe gjashtë më pak sesa lideri Prishtina.

“Pretendimet janë për t’u shpallur kampion. Por, normal se duhet pak kohë deri tek ndërtimi i skuadrës. Mirëpo, puna është duke shkuar mirë në këtë drejtim”, ka thënë Sejdiu për Periskopin.

Ai shton se në garë për titull ka edhe disa skuadra tjera, ku veçon tri prej tyre, ndërsa foli edhe për rritjen e cilësisë së futbollit kosovar si dhe për referimin.

“Rivalët kryesor për titull janë Prishtina, Feronikeli dhe Gjilani. Cilësia e futbollit në Kosovë është në rritje e sipër në çdo aspekt, por duhet ende punë e madhe që cilësia të ngritet ende”.

“Me referimin jam i kënaqur, pasi ka tendenca të rritjes së përgjegjësisë në referim prej pranimit në UEFA dhe FIFA”.

Ai foli edhe për largimin e Kushtrim Munishit nga pozita e trajnerit të Prishtinës, dhe tha se nuk i mirëpret padrejtësitë që i bëhen ndonjë kolegu të tij.

“Sa i përket Munisht, çdo padrejtësi që i bëhet ndonjë kolegu, unë nuk do ta mirëpres”, përfundoi ish-trajneri i Feronikelit, Trepçës dhe Trepçës ’89. /Periskopi.com

Besa synon titullin kampion dhe Kupën

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Besës së Pejës, Qemail Elshani ka shprehur hapur dëshirën e skuadrës së tij.

Ai thotë se klubi pejan synon titullin kampion dhe Kupën e Kosovës.

“Pas organizimit madhështor të kryesisë së klubit, afrimit të trajnerit Gani Sejdiu si dhe përforcimeve, synimet tona janë që të shpallemi kampion dhe të fitojmë Kupën”, deklaroi Elshani.

Pas pesë xhirosh të zhvilluara në Superligë, Besa ka grumbulluar nëntë pikë, katër më pak se lideri Prishtina. /Periskopi.com