Pas raportimit të Periskopit, suspendohet polici që kërkoi ‘t’i fuste drenicakët në kopsht zoologjik’

Periskopi.com Lajme

Periskopi para pak çastesh ka raportuar për një një pjesëtar të policisë së Kosovës, me emrin Besnik Demiri, i cili ishte bërë viral duke ofenduar Drenicën.

Por, ky postim atij i ka kushtuar me suspendim nga puna.

Kështu ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se lidhur me rastin e potencuar nga ana juaj një zyrtar policor nga rajoni i Prishtinës është suspenduar nga detyra”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe polici Demiri kishte shkruar se ‘Drenica do të duhej të rrethohej në tela për të përftuar një kopsht zoologjik në Kosovë’./Periskopi/