Betim Fazliji i gatshëm për Kosovën për kualifikueset e Botërorit

Periskopi.com Sporti

Betim Fazliji me shumë mundësi do të ishte pjesë e U-21 të Zvicrës në ndeshjet e fazës grupore të Evropianit, që luhen prej 25 deri më 31 mars të vitit të ardhshëm. Por mbrojtësi i qendrës atë kohë pritet të jetë i grumbulluar me përfaqësuesen A të Kosovës.

Kosova më 28 mars dhe 31 mars i luan ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2022, ndaj Suedisë në shtëpi dhe ndaj Spanjës në udhëtim. Dhe Fazliji pritet të jetë përforcimi i parë i Kosovës për ato ndeshje, por edhe të gjitha ndeshjet e tjera kualifikuese për Botërorin e vitit 2022.

Më herët këtë vit, Fazliji vendosi të luante për Kosovën, ndonëse ishte në planet e Zvicrës U-21. Madje ishte ftuar për ndeshjet e tetorit, por nuk kishte debutuar. Ai më herët kishte bërë të ditur se prej nëntorit do të jetë pjesë e Kosovës. Dhe kështu ndodhi. 21-vjeçari debutoi në miqësoren ndaj Shqipërisë, të luajtur më 11 nëntor. Por nuk e kishte dokumentacionin e kompletuar për të konkurruar për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë, që ishin të fundit në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Ndër të tjera, nuk ka pasur edhe pasaportë të Kosovës.

“Disa ditë më parë e kam marrë pasaportën e Kosovës e po ashtu letërnjoftimin. Edhe dokumentacioni në UEFA është duke u kompletuar. Pra do të jem në dispozicion të Kosovës për ndeshjet e muajit mars. Me marrjen e pasaportës, nuk ka më pengesa që unë të luaj për Kosovën në ndeshjet zyrtare”, ka thënë Betim Fazliji të premten mbrëma në një bisedë për Kohën.

Ai luan për St. Gallenin në Superligën e Zvicrës dhe vlerësohet shumë lart. Deri edicionin e kaluar ka luajtur si mesfushori defanziv, ndërsa tani po luan si mbrojtës i qendrës. Si mbrojtës i qendrës po vlerësohet më shumë. Edhe ai vetë thotë se e ka gjetur veten më mirë në pozitën e re. Edhe te Kosova ishte aktivizuar në qendër të mbrojtjes dhe kishte debutim solid.

Fazliji është nga Lugina e Preshevës, ndërsa ka luajtur më herët për U-20 të Zvicrës.

“Është dashur të marrim edhe disa dokumente të Zvicrës, por më nuk ka pengesa. Vendimi nuk ka qenë i lehtë. Por është ndjenjë tjetër të luash për Kosovën. Unë jam rritur këtu, por nuk jam zviceran. Jam shumë i kënaqur që kam vendosur për Kosovën. Ndihem shumë mirë për vendimin. Kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me asistentin e selektorit të Zvicrës dhe me drejtorin e përfaqësueses së Zvicrës. Më kanë thënë që të pres pasi mund të jem kandidat edhe për përfaqësuesen A të Zvicrës. Por iu kam thënë se kam vendosur. Kam vendosur aty ku më ka rrahur më shumë zemra”, ka shtuar Fazliji. Ai është pritur shumë mirë te Kosova. Thotë se që në ditën e parë është ndier sikur të jetë gjatë pjesë e Kosovës.

Kosova është në grup të vështirë për Botëror, por Fazliji është optimist.

“Është grup i fortë, por po shpresojmë që do të kalohet situata me COVID-19. Nëse vijnë të gjithë lojtarët dhe nëse luajmë me shikues, atëherë kualifikimi është i mundur”, thotë mbrojtësi i Kosovës.

Ai ka kontratë me St. Gallenin deri në vitin 2023, me opsion për të vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.

“Por më së largu në verë mund të largohem nga St. Galleni. Ka gjasë edhe në janar, nëse vjen ndonjë ofertë e duhur. Ka interesim nga klubet më të mëdha në Zvicër, por edhe nga ekipet e ligave elitare në Francë e Itali. Të shohim, nëse klubi merr një ofertë të mirë dhe oferta është e mirë edhe për mua, atëherë mund të largohem”.

Fazliji këtë edicion ka një gol në 11 paraqitje për St. Gallenin në elitën zvicerane. Deri në fund janë edhe dy ndeshje. St. Galleni është në garë për titull të kampionit. Dhe stabiliteti që sjell Fazliji në mbrojtje vlerësohet lart.

Ekskluzive: Rezultoi pozitiv me Covd19, Betim Fazliji tregon gjendjen e tij shëndetësore

Periskopi.com Sporti

Gazeta zvicerane “Blick”, sot, ka lajmëruar se dy raste me koronavirus janë shfaqur në ekipin e St.Gallen.

Njëri nga ta është edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji, i cili për Periskopin ka treguar se përkundër simptomave po ndihet mirë dhe fit.

“Nuk po ndiej erë dhe nuk kam shije, ama po ndihem fit dhe jam mirë”, tha Fazliji.

Kujtojmë se, përveç Fazlijit, edhe portieri, Lukas Watkowiak është infektuar me koronavirus. E gjithë skuadra duhet të hyjë në karantinë dhe për shkak të kësaj ndeshja kundër Zurichut që planifikohej të luhej të dielën, është shtyrë.

/Periskopi.

Ylli i Kombëtares së Kosovës infektohet me koronavirus  

Periskopi.com Sporti

Gazeta zvicerane “Blick” ka lajmëruar se dy raste me koronavirus janë shfaqur në ekipin e St.Gallen.

Njëri nga ta është edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji.

E gjithë skuadra duhet të hyjë në karantinë dhe për shkak të kësaj ndeshja kundër Zurichut që planifikohej të luhej të dielën, është shtyrë.

Përveç Fazlijit, edhe portieri, Lukas Watkowiak është infektuar me koronavirus.

Betim Fazliji nuk luan kundër Sllovenisë dhe Moldavisë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës vazhdon me ndeshjet kompetitive të nëntorit, pas humbjes 2-1 kundër Shqipërisë në miqësore.

Sidoqoftë, një prej futbollistëve më premtues e që i është bashkuar së fundmi ‘Dardanëve’, Betim Faliji nuk do të jetë legjitim të luajë në ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Moldavisë, shkruan Periskopi.

‘Dardanët’ i shkojnë Sllovenisë të dielën në përballjen e Ligës së Kombeve, ndërsa tre ditë më vonë luajnë në ‘Fadil Vokrri’ kundër Moldavisë.

Periskopi mëson se Fazliji nuk ka të drejtë loje për ndeshjet kompetitive pasi nuk iu kompletua dokumentacioni i duhur në kohë nga FIFA, teksa ai nuk do të jetë mungesa e vetme.

Herolind Shala mungon për shkak të kartonëve, teksa edhe Benjamin Kololli nuk është i disponueshëm për shkak të përjashtimit me të kuq kundër Greqisë.

Mungesat e tjera janë Milot Rashica, Leart Paqarada, Idriz Voca e Florent Muslija. /Periskopi.com/

Këto janë fjalët e para të Betim Fazlijit pas debutimit me Përfaqësuesen e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Ardhja më e re në Përfaqësuesen e Kosoves, Betim Fazliji, ndihet i lumtur që e ka realizuar ëndrrën për të qenë pjesë e ‘Dardanëve’, përcjell Periskopi.

“E realizova ëndrrën, sapo debutova me Kosovën dhe luajtëm ndaj vëllezërve tanë, Shqipërisë”.

“Në çdo ndeshje hyjmë për të fituar, por ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë kërkojmë vetëm tri pikë”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës

Kosova u mposht me rezultat të ngushtë 2-1 nga Shqipëria në ndeshjen vëllazërore të zhvilluar në ‘Elbasan Arena’.

Mediet në Zvicër: Kosova na vodhi edhe një lojtar të talentuar

Periskopi.com Sporti

Betim Fazliji është futbollisti i radhës i cili ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Mediet në Zvicër kanë reaguar në lidhje me vendimin që Fazliji të aktivizohet për Kosovën.

Përzgjedhësi i Kosovës, zvicerani Bernard Challandes, sot e ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e radhës në muajin nëntor, kurse Fazliji ishte një nga befasitë e kësaj liste.

Kosova si fillim e sfidon Shqipërinë me 11 nëntor për takim miqësor, e më pastaj për takimet e Ligës së Kombeve në Ligën C. Si fillim ndaj Sllovenisë në Lubjanë me 15 nëntor dhe tri ditë më vonë në “Fadil Vokrri”, kundër Moldavisë.

Gazeta më e madhe zvicerane, Blick ka shkruar se Kosova “ua vodhi” një lojtar shumë të talentuar.

Fazliji luan në Zvicër te skuadra St. Gallen.

Ai më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të Zvicrës U-21 me të cilën është paraqitur në dy ndeshje.

Betim Fazliji është 21-vjeçar dhe aktivizohet si mesfushor defanziv dhe mund të aktivizohet edhe si mbrojtës.

Falziji është i lindur në Luginën e Preshevës dhe vjen nga fshati Tërrnoc. Karrierën e ka nisur në futbollin zviceran.

Në qershor të vitit 2019, Fazliji e ka nënshkruar kontratën e parë profesionale, ndërsa ka debutuar në korrik të vitit 2019 me klubin e tij St Gallen.

Këtë sezon ai i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet me ekipin e parë (gjashtë), ku ka shënuar edhe një gol.

Reagimi brilant i Betim Fazlijit pasi u ftua nga Challandes, refuzoi Zvicrën dhe Shqipërinë: Kurrë më i lumtun s’jom konë

Periskopi.com Sporti

Futbollisti shqiptar, Betim Fazliji tashmë zyrtarisht është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, shkruan Periskopi.

Lajmi është konfirmuar nga përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, i cili e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e muajit nëntor, pjesë e të cilës është edhe Fazliji.

21-vjeçari nga Lugina e Preshevës ishte pyetur edhe më parë nga Periskopi se a ka gjasë të jetë pjesë e Përfaqëueses, megjithatë, ai ishte shprehur se kishte pasur kontakt me trajnerin, por nuk dëshiron të flas pasi ende nuk ka diçka konkrete.

Kryeredaktori i sportit, Burim Pacolli, ka kontaktuar përsëri me preshevarin, i cili u shpreh mjaft i lumtur që do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, duke refuzuar kështu Zvicrën e Shqipërinë, ku ofertat e këtyre të fundit i la mbi tavolinë.

”Kurrë ma i lumtun s’jom konë,” ishin fjalët e sakta të tij.

Kujtojmë se, futbollisti shqiptar, Betim Fazliji kishte rinovuar kontratën me skuadrën zvicerane, St Gallen në muajin maj. /Periskopi

Gati ardhja e madhe te Kosova: Super mbrojtësi për Periskopin konfirmon kontaktet me Challandes

Periskopi.com Sporti

Betim Fazliji ka gjasa reale të veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Qendërmbrojtësi i St Gallenit, 21-vjecar, ka konfirmuar për Redaksinë e Periskopit se ka pasur kontakte me trajnerin e Kombëtares ‘Dardane’, Bernard Challandes dhe menaxherin, Bajram Shala.

Në një prononcim për Periskopin, ai nuk deshi ta konfirmonte përfundimisht se do të luajë për verdhekaltërit dhe se mund të konfirmohet punë e kryer vetëm atëherë kur ta veshë fanellën.

Die Gussform des Meisterspielers - FM1Today

”Po, kam pasë kontakte me trajnerin dhe Bajram Shalën (menaxheri i Kombëtares), por s’e di a ka gjasa për nëntor,” u shpreh Fazliji për Periskopin kur u pyet nëse mund të jetë i gatshëm për ndeshjet e nëntorit.

”S’dua të them asgjë, e konfirmuar mund të konsiderohet vetëm kur e veshë fanellën.”

Përndryshe, Fazliji është standard te St Galleni, derisa ka luajtur në të gjitha ndeshjet në ligë për ta këtë sezon. /Periskopi.com/

Përveç Andi Zeqirit, edhe ky talent është në pritje të dokumentacionit për t’iu bashkuar Kosovës

Periskopi.com Sporti

Përveç Andi Zeqirit, sulmuesit që shumë shpejt pritet të kalojë në Premier League tek skuadra e Brighton, Kosovës do t’i bashkohet edhe një talent nga Zvicra.
Fjala është për mesfushorin e Saint Gallen, 21 vjeçarin Betim Fazliji i cili pritet të jetë pjesë e kombëtares A të Kosovës në muajin nëntor, në qoftë se kompletohet dokumentacioni në kohë.

Lojtari ka konfirmuar negociatat me Bernard Challandes dhe është pjesë e planeve të trajnerit sipas Kohës.

“Kisha shumë oferta, edhe nga Bundesliga por nuk mendoj se është momenti i duhur. Nuk dua të shkojë në Gjermani e pastaj të rri në bankën rezervë. Dua të bëjë hapa përpara dhe të vazhdojë me suksese me ekipin dhe Kosovën” – u shpreh ai.

Kujtojmë që Kosova në fillim të muajit tetor luan dy ndeshje të rëndësishme, ndaj Maqedonisë së Veriut Play Off-in e Nations League si dhe ndaj Sllovenisë në kuadër të Nations League edicionit të dytë.