Blerta Hoti nga Drenica – politikania shqiptare që sipas mediave suedeze, ka në dorë të ardhmen e BE-së

Periskopi.com Lajme

Blerta Hoti, e cila dikur ishte vetëm një emigrante në Suedi, sot është pjesë e kuadrit të këshilltarëve në një nga komunat më të mëdha në Suedi. Mediet suedeze kanë bërë një lajm rreth shqiptares, duke thënë se ardhmja e BE-së, varet nga Blerta Hoti.  Ekspertja e politikës është caktuar nga partia e saj, që të flasë për pesë skenarët e së ardhmes së BE-së pas Brexit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkaq, nëpërmjet një postimi në Facebook, shqiptarja shprehet mjaft e lumtur për emërimin e saj si këshilltare e një prej komunave më të rëndësishme të Suedisë.

“Udhëheqja e re socialiste e Gotheborg-ut është një ekip i fortë për të cilin mezi pres të jem pjesë e tij”, shkruan Hoti në Facebook.

”Jam jashtëzakonisht e nderuar që jam emëruar si këshilltare. Ky është një mision i rëndësishëm dhe një mision që detyron: Unë, së bashku me partinë time në Gothenburg, do të përfaqësoj më shumë se 70 000 gothenburger që votuan për demokratët socialë. Po ashtu është detyrimi ynë i guximshëm për të luftuar ndarjen duke vendosur mirëqenien në radhë të parë.

Për mua, Gotheborgu i fortë është një Goteborg që qëndron së bashku. Rritja ekonomike duhet të bëhet pjesë shumë e rëndësishme, kushtet duhet të jenë më të mira për zhvillimin e transportit publik.

Një gjë është e qartë: Gotenborgut i duhet përsëri një rregull socialist. Kjo është arsyeja pse unë do të bëj çmos për të siguruar që ne të fitojmë zgjedhjet në vitin 2022.

Udhëheqja e re socialiste e Gotheborgut është një ekip i fortë për të cilin mezi pres të jem pjesë e tij. Unë gjithashtu besoj se në Gotheborg ka nevojë për bashkëpunim të mirë mbi partinë dhe bashkimin dhe mezi pres një dialog konstruktiv dhe marrëdhënie të mira me palët e tjera.

Por, një gjë duhet të jetë e qartë: ne socialdemokratët e vendosim mirëqenien në radhë të parë” , shkruan Hoti.

Kush është Blerta Hoti? Ja se si shpjegonte ajo në një intervistë jetën dhe veprimtarinë e saj politike:

Aktualisht jam këshilltare politike e Ministrit të Mbrojtjes (Socialdemokrat) në Qeverinë Suedeze qe nga fillimi i muajit Prill 2019.

Me parë kam jetuar Bruksel dhe kam qenë këshilltare politike në Parlamentin Evropian për Eurodeputetët e partisë Socialdemokrate të Suedisë. Vij nga një familje shqiptare e lindur në Polac të komunës Skënderaj, Kosovë. Kur isha vetëm 6 vjeç në vitin 1992 u vendosa në Suedi së bashku me familjen time.

Jam diplomuar në studimet globale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Goteburgut, Suedi në qytetin dhe ku jam rritur. Gjatë studimeve isha edhe anëtare e bordit të fakultetit School of Global Studies, ku përfaqësoja interesat e studentëve. Në të njëjtën kohë edhe aktiviste e lëvizjes se grave ku punoja vullnetarisht te organizata për drejta e grave, Terrafem.

Duke qenë dhe një ndër themeluese dhe kryetare e shoqatës Suedeze-Shqiptare rinore SAUF ne ku brenda kësaj shoqate organizoheshin aktivitete në vende të ndryshme në Suedi lidhur me marrëdhëniet Suedeze-Shqiptare.

Në vitin 2011 kam jetuar në Prishtinë ku dhe bëra internship në Ambasadën Suedeze, veçanërisht në Sida ( Programi Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar). Pas rikthimit në Suedi, në të njëjtin vit jam aktivizuar në Partinë Socialdemokrate të Suedisë e cila është partia më e madhe në Suedi, për momentin në qeveri së bashku me Partinë e Gjelbër Suedeze.

Në 2012 punësohem si ombudsman (mbrojtëse e te drejtave) për partinë Socialdemokrate dhe për organizatën rinore të asaj partie. Gjatë kësaj kohës vendosa të angazhohem në mënyrë vullnetare duke botuar artikuj lidhur me politiken ndërkombëtare dhe Evropiane. Në 2014 së bashku me një skuadër te përkushtuar bëhem një ndër themeluesit e organizatës Klubi Socialdemokrat për politiken e Sigurisë (SSÄK), në të cilën zgjidhem edhe si kryetare. Anëtare të organizatës bëheshin edhe ish ministra, Socialdemokrat të punëve të jashtme të Suedisë, po ashtu edhe Socialdemokrat të ri.

 

Shqiptarja Blerta Hoti merr drejtimin e komunës së dytë më të madhe në Suedi

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ish-azilkërkuesja shqiptare, Blerta Hoti ka marr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg.

“Dikur azilkërkuese në Suedi, dhe sot e emëruar në një post drejtues pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!” ka shkruar Pacolli në Facebook.

Jo të pakta janë sukseset e shqiptarëve nëpër botë.