Princi i futbollit sot mbushë 33 vjet: Golat e tij është krejt çka do të donit të shihnit sot

Periskopi.com Sporti

Sot e ka ditëlindjen njëri nga ‘Princërit’ e futbollit, është fjala për Kevin- Prince Boatengut.

Lojtari i  Beskitasit sot mbushë plotë 33 vjet dhe po ua përcjellim disa prej golave më të bukur të tij.

Boateng ka kaluar nëpër klube të ndryshme si Schalke, Milan e Dortmund.

Shiheni më poshtë. /Periskopi.com/

Arsenal mund ta transferojë Boatengun për vetëm 5 milionë euro

Periskopi.com Sporti

Arsenali është i gatshëm që ta transferoj futbollistin e Bayern Munich, Jerome Boateng.

Po ashtu klubi gjerman është i gatshëm ta lërë atë të largohet për një shumë jo të madhe të parave.

Kurse klubi londinez ka nevojë për një mbrojtës dhe sipas Bleacher,  Arsenal mund ta transferoj Boatengun për vetëm 5 milionë euro.

Gunners po ashtu janë të interesuar edhe për qendërmbrojtësin Dayot Upamecano mirëpo klubi i tj, Leipzig është duke kërkuar më shumë se 70 milionë euro për transferimin e tij.

 

 

Boateng e nis karrierën si reper, publikon klipin e parë

Periskopi.com Showbiz

Futbollisti ganez, Kevin-Prince Boateng, ka hyrë në botën e hip-hopit, ndërsa tashmë e ka publikuar projektin e parë muzikor.

Kënga e tij mban titullin “King”, ndërsa është publikuar me videoklip.

Mesfushori u kthye në futbollin italian këtë verë duke u transferuar te Sassuolo, mirëpo krahas futbollit do të bëjë karrierë edhe në muzikë.

Boateng ka lindur në Berlin. Nëna e tij është gjermane, ndërsa babai i tij është ganez. Mirëpo, ndryshe nga vëllai i tij, Jerome Boateng, që luan për Gjermaninë, Kevin vendosi të luajë për vendin e tij të origjinës, Ganën.

Emri i tij skenik do të jetë PRIN$$ dhe pikërisht me këtë emër e ka publikuar këngën e re.

Kevin-Prince Boateng (Foto: Getty Images)

31-vjeçari ka luajtur në Itali edhe te Milani, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe në Gjermani, Angli dhe Spanjë.

Ai nuk është ylli i parë i Serie A që hyn në muzikë, pasi Dani Osvaldo u pensionua nga futbolli për të ndjekur një karrierë në muzikën rok.