Shqetëson Pentagoni: Është mirë ta përdorim bombën atomike

Periskopi.com Lajme

Shefat e shtabeve të ushtrive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi e kanë publikuar, e kanë fshirë një dokument në të cilën sugjerohej përdorimi i armëve bërthamore – raporton Periskopi.

Pentagoni beson se përdorimi i armëve bërthamore mund të krijojë kushte për arritjen e rezultateve vendimtare në një betejë dhe rivendosjen e stabilitetit strategjik. Të paktën kështu thuhet në një doktorinë të re bërthamore, që u miratua javën e kaluar nga shefat e personelit të përbashkët të SHBA’ve.

Dokumenti, i quajtur ‘Operacionet bërthamore’ u publikua më 11 qershor, dhe në 14 vitet e fundit ishte dokumenti i parë i këtij lloji. Ekspertët e kontrollit të armëve e cilësojnë si shumë të rrezikshme një doktrinë të tillë amerikane për të zhvilluar dhe për të fituar një luftë bërthamore.

Në dokumentin e publikuar ditë më parë, thuhet se ‘përdorimi i një arme bërthamore do të ndryshojë rrënjësisht fushëbetejën dhe do të krijojë kushte që do të ndikojnë mënyrën se si komandantët mbizotërojnë konfliktin’.

Në fillim të atij dokumenti, citohet një thënie e një teoricieni të luftës së ftohtë, Herman Kahn, i cili kishte thënë se ‘Supozimi im është që armët bërthamore do të përdorën ndonjëherë në 100 vitet e ardhshme,  por përdorimi i tyre parashihet të jetë i vogël dhe i kontrolluar, më shumë se sa i përhapur dhe pakufizuar”, raporton The Guardian, transmeton Periskopi.

Kahn njihet si figurë kontraversale. Ai argumentonte se një luftë bërthamore mund të jetë e fitueshme.

Dokumenti, i cili fliste për këtë doktrinë për operacione bërthamore u hoq nga faqja online pas një jave dhe tani ka qasje të kufizuar në të, vetëm përmes një biblioteke elektronike. Por, para se të tërhiqej, atë e kishte shkarkuar Steven Aftergood, i cili drejton projektin për fshehtësitë qeveritare në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë.

Zyrtarët qeveritarë nuk kanë treguar pse dokumenti është fshirë, një javë pas publikimit, derisa kanë shtuar se ai do të jetë në dispozicion vetëm për përdorim zyrtar./PERISKOPI