Ulaj: Deklarata e Brnabiqit është dëshmi se serbët kanë ende projekte kundër shqiptarëve

Periskopi.com Lajme

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohen punimet e Konferencës rajonale që organizohet nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore.

Fatmir Sejdiu, ish president i Kosovës, tha se tema e zgjedhur dhe qëllimi themelor i Federatës është që të shtrihet një aktivitet i dendur i gjithë punonjësve për paqe.

“Jemi në një rrugë që duhet ta ndërtojmë bashkë me qytetarët e Kosovës. Një nga pikat themelore të orientimit që ka pas Kosova është të gjendet një rehati shpirtërore reale për qytetarët e saj. Federata e paqes universale ka mision të ofrojë njerëzit e politikës e biznesit, komuniteteve fetare, gratë, rininë”, tha Sejdiu.

E Binak Ulaj, kryetar i Federatës Universale për Paqe në Kosovë, tha se derisa Republika e Kosovës ka bashkëpunim me shtetet fqinje, bashkëpunimi me Serbinë është ende në prag rrjedhave integruese për shkak të mos gatishmërisë së krerëve të institucioneve të  Beogradit.

Sipas tij, Serbia duhet të kërkojnë falje për krimet e kryera në Kosovë e Bosnje.

Ai përmendi deklaratën e kryeministres serbe Ana Brnabiq e cila ka thënë se shqiptaret kanë zbritur nga mali.

“Deklarata të tilla dëshmojnë se në mendje dhe zemër i kanë ende projektet kundër shqiptare”, tha ai.