Dy ish të burgosurat rrëfejnë maltretimet nga gardianët në burgun e Lipjanit

Periskopi.com Lajme

A.D, është mbajtur një muaj në izolim në Burgun e Lipjanit, për shkak të dyshimit se ishte e prekur me HIV. Për këtë dyshim stafi nuk kishte asnjë analizë. Pas insistimit të A.D që t’i bëhet testi, konstatohet se nuk është e prekur nga sëmundje dhe dërgohet në qeli me të burgosurat tjera.

Me kaq nuk përfundon, me t’u kthyer ne qeli me gratë e tjera 40 vjeçarja pretendon se maltretohet e dhunohet fizikisht e psiqikisht edhe nga gardianet e këtij burgu M.A, S.K, D. M (komunitetit serb) si dhe mbikëqyrësja N.

Në veçanti, ajo përmend rastin me gardianen me inicialet S.K, se si e dhunonte me fjalë dhe më pas i shtynte të tjerët t’a sulmonin.

Sjelljet e oficereve ndaj të burgosurave përmirësohen vetëm me raste të caktuara. Si në rastin konkret që përmend A.D

Nga rrahjet që i janë bërë brenda burgut, A.D është detyruar të vendos protezë në këmbën e djathtë. Ndërhyrja është kryer 10 nëntor të këtij viti. Ajo tregon se si u konstatua se ka nevojë për një ndërhyrje të tillë.

Brenda burgut, ajo tentoi edhe t’a vrasë vetën, krejt kjo për shkak të presonit që po i bëhej. Më parë ajo ka qenë e martuar, dhe nga kjo martesë ka edhe një vajzë, 7 vjeçare.

Se ka maltretime brenda burgut të grave në Lipjan ka pohuar edhe ish e burgosura tjetër M.S – e cila ka vuajtur dënimin për 3 vjet e 3 muaj.

Por, si u njoftuan M.S e A.D me njëra- tjetrën?

Insajderi në lidhje me rastin ka folur edhe me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).

Se shteti i Kosovës me rastin e A.D, ka dështuar në sigurimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit, e thotë edhe deputetja, Donika Kadaj-Bujupi, duke se shtuar se asaj i duhej trajtim i veçantë. Ajo ka rastisur që të jetë në të njëjtën qendër të paraburgimit me A.D në vitin 2015 – kohën kur po akuzohej për gjuajtje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Shërbimin korrektues i Kosovës.

I burgosuri arratiset nga Burgu i Lipjanit, Policia ia kontrollon shtëpinë

Periskopi.com Lajme

Një i burgosur me datë 04.11.2018 ishte arratisur nga burgu i Lipjanit me ç’rast tani po i bëhet kontrolli i shtëpisë së tij.

Urdhëresën për këtë kontrollim e ka lëshuar gjyqtari i procedurës paraprake, thuhet në raporin 24 orësh të Policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

Të miturit në burgun e Lipjanit pajisen me dokumentacion shkollor

Periskopi.com Lajme

Problemi i të miturve të cilët ndodhen në Qendrën Korrektuese në Lipjan për zhvillim e procesit mësimor është zgjidhur.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Arsimit në Komunën e Lipjanit, Rasim Hasani.

Ai për KALLXO.com ka thënë se pas takimeve të shumta mes Ministrinë e Financave, Ministrinë e Drejtësisë, dhe atë të Arsimit është zgjedhur ky problem.

“Është zgjedhur ky problem dhe tani janë përcaktuar edhe normat janë të garantuar edhe pjesa e dokumentacionit është e rregulluar”, ka thënë Hasani.

Ai tutje ka shtuar se tani janë të ndara si paralale të dy shkollave, një të shkollës fillore dhe një të shkollës së mesme.

“Pjesa e nxënësve që e ndjekin mësimin nga klasa 6-9 i marrin certifikatat nga shkolla amë dhe mesmja nga shkolla tjetër profesionale dhe gjithçka është e rregulluar”, është shprehur Hasani.

Për problemin e të miturve të cilët ndodhen në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, në lidhje me zhvillimin e procesit mësimor ka folur edhe drejtori i kësaj qendre, Heset Loku.

Ai ka thënë se të miturit janë pajisur me dokumentacion me përfundimin e vitit shkollor 2017/ 2018.

“Të miturit që vijojnë shkollimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku vijojnë mësimet të miturit me masë edukuese-korrektuese, të miturit e dënuar dhe të miturit e paraburgosur, me përfundimin e vitit shkollor 2017/2018 janë pajisur me dokumentacion shkollor dhe vazhdojnë të pajisen me dokumentacion shkollor”, ka thënë Loku.

Ai tutje ka sqaruar se procesin mësimor në Qendrën Korrektuese në Lipjan e mbajnë tetë arsimtarë, ndërsa numri i të miturve që vijojnë shkollimin për momentin është 28.

​Arrestohet personi që iku nga burgu i Lipjanit

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë njërin nga personat të cilët ditë më parë kanë ikur nga Qendra korrektuese në Lipjan.

Sipas Policisë, i njëjti është kthyer në Qendrën korrektuese Lipjan në vuajtje të dënimit.

Të të burgosur kanë ikur nga burgu më 4 nëntor. Personat në fjalë ishin të dënuar për vrasje, njëri për vrasje në Pejë, kurse tjetri në Vushtrri.

Dy zyrtarë të burgut janë suspenduar për këtë rast.

Dy të burgosur ikin nga burgu i Lipjanit

Periskopi.com Lajme

Dy të burgosur kanë ikur nga Burgu i Lipjanit, ndërsa për këtë janë suspenduar dy zyrtarë të burgut.

Këtë e ka konfirmuar për “kallxo” edhe Nehat Thaçi, drejtor i burgjeve të Kosovës.

“Dy të mitur kanë ikur sot në mëngjes nga burgu i Lipjanit dhe për këtë janë suspenduar dy zyrtarë. Pas pak lëshojmë komunikatë dhe e sqarojmë rastin”, ka thënë Thaçi.