Formacionet zyrtare: Cadiz CF – Barcelona

Periskopi.com Sporti

Sot do të luhet ndeshja ndërmjet Cadiz CF dhe Barcelona, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas.

‘Blaugranët’ nuk kanë pasur formë të mirë në La Liga, ata gjenden në pozitën e shtatë me 14 pikë gjithsej.

Cadiz CF quditërisht renditet një pozitë më lart se Barça, respektivisht në pozitën e gjashtë me 15 pikë, por që Barcelona ka dy lojë më pak.

Skuadra katalunase kërkon të avancojë në tabelë dhe një fitore do t’i këndellte djelmoshat e Ronald Koeman.

Këto janë formacionet zyrtare.

Barcelona: Ter Stegen, Dest, Mingueza, Lenglet, Jordi Alba; Busquets, De Jong; Coutinho, Messi, Griezmann; Braithwaite.

Cadiz CF:

Ledesma; Iza, Fali, Marcos Mauro, Espino; Alberto Perea, Jonsson, Bodiger, Jairo; Alex Fernandez, Gimenez

 

Real Madridi shokohet nga Cadizi midis ‘Santiago Bernabeut’

Periskopi.com Sporti

Real Madridi është shokuar në terren të vetë nga Cadizi, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në La Liga.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lozano në minutën e 16-të, pas asistimit nga Negredo, shkruan Periskopi.

Pavarësisht rasteve në vazhdim, gola të tjerë më nuk pati dhe kështu Reali pëson humbjen e parë në sezonin e ri.

Pavarësisht humbjes, madrilenët vazhdojnë të kryesojnë me dhjetë pikë, aq sa ka edhe Cadizi dhe Granada më poshtë, por këto dy të fundit kanë goldallim më të dobët. /Periskopi.com/