Tayna dhe Cricket publikojnë këngën e re “Caliente”

Periskopi.com Showbiz

Reperja Tayna dhe producenti Cricket kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Caliente” mban titullin kënga e tyre e re, e cila në shqip do të thotë “e nxehtë”.

Muzika është punuar nga Cricket në “Friend Entertainment Studio”, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Tayna.

Kënga ka tematikë dashurie dhe është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror.

Xhirimet janë kryer në disa lokacione në Mal të Zi, gjersa i janë besuar produksionit kosovar, Entermedia.

Tayna edhe këtë radhë vjen me një paraqitje mjaft atraktive në stil, duke sjell një performancë të zjarrtë për fansat e saj.

Përndryshe ky është projekti i tretë muzikor që ajo sjell për këtë vit.

Tayna paralajmëron hitin e radhës ‘Caliente’, zbulon kohën e publikimit (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Tayna ka finalizuar projektin e radhës të cili do të vije i shoqëruar me videoklip.

Kënga e re e reperes së famshme mban titullin ‘Caliente’ dhe lansohet nesër, kështu ka bërë të ditur vet reperja në një postim në Instagram, shkruan Indeksonline.

Për klipin e këngës është kujdesur ‘Entermedia’, ndërsa për muzikën ‘Cricket music’.

“Nesër ora 15:00” ka shkruar Tayna teksa shfaqet tejet seksi në bikini.

Nuk ka dyshim që ky projekt do të ketë suksesin e njëjtë me projektet e kaluara të Taynas dhe një hit i këtij sezoni.