Callejon shpërthen në lot i veçuar nga festa e Napolit

Periskopi.com Sporti

Arek Milik sapo ka realizuar penalltinë që i dorëzon Napolit Kupën e Italisë. Juventusi është mundur 4-2, polaku bërtet nga gëzimi dhe pushtohet nga përqafimet e shokëve të ekipit. Nis festa e klubit axurr që nuk fitonte një trofe prej vitit 2014 (fituan Kupën dhe Superkupën e Italisë).

Megjithatë, regjia e “Rai”-t zhvendoset te një futbollist që qëndron i vetëm dhe është ulur në gjunjë duke qarë. Jose Maria Callejon është larg festës dhe grupit. Janë lot çliruese, që i dalin nga zemra sepse më shumë nga të gjithë e ka ndjerë tensionin e finales.

Ai që te Napoli luan prej vitit 2013, duke ndërruar disa trajnerë (Benitez, Sarri, Ancelotti dhe Gattuso). Disa gabime gjatë 90 minutave me skuadrën, por të ardhur nga emocionet. Gattuso shkon ta marrë dhe bashkë me lojtarët e tjerë e përfshin në festë.

Callejon in lacrime a fine partita (foto Alessandro Antinelli)

Callejon është mes atyre që nuk kanë rinovuar dhe që 99% do të largohen nga Napoli në fund të këtij sezoni. Mund të jenë ndeshjet e fundit me Napolin dhe lotët janë legjitime. Ashtu siç edhe e shpjegon bashkëshortja e tij, Marta Ponsati Romero: “Ka emocione në jetë që nuk mund të shpjegohen me fjalë. Je i madh, i dashur dhe ke një zemër të madhe… E di se çfarë do të thotë ky sukses për ty, shijoje!”.

Tifozët, megjithatë, nuk dorëzohen, dhe i kërkojnë që të mendohet edhe njëherë përpara se të largohet. Por, divorci duket si i pashmangshëm, pasi raporti i tij me presidentin De Laurentiis është shumë minimal tashmë…