Capello lë jashtë Ronaldon: Messi, Maradona dhe Pele janë gjenitë e vetëm të futbollit

Periskopi.com Lajme

Ish-trajneri italian ka folur rreth lojtarëve më të mirë të historisë.

Cristiano Ronaldo është padyshim emri më i përmendur këto ditë në botën e futbollistike.

Portugezi arriti të realizonte tre gola në kualifikimin që Juventusi mori përballë Atletico Madridit në Itali.

Mirëpo, për Fabio Capellon, portugezi nuk është në një nivel me Lionel Messin, apo dy legjendat e tjerë, Diego Armando Maradona dhe Pele.

“Në historinë e futbollit janë vetëm tre gjeni, Pele, Maradona dhe Messi. Ky është mendimi im”, tha Capello.

“Messi jo vetëm që i mendon gjërat, por edhe i zbaton në perfeksion ato, gjatë ndeshjes. Të njëjtë ishin edhe Pele me Maradonën”.

“Ronaldo është shumë i fortë dhe të ndihmon të fitosh gjithçka, por Messi është gjeniu, që e bën të dallohet nga të tjerët”.

Kritika për Cristiano Ronaldon e Leo Messin

Periskopi.com Sporti

Përpos FIFA-së që ishte në qendër të vëmendjes, kritikave nuk i kanë shpëtuar as dyshja Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Ronaldo dhe Messi kishin konfirmuar se do nuk marrin pjesë në mbrëmjen e FIFA, pas një kohe të gjatë, ku dy lojtarët dominonin gjithçka në futboll.

I pari që ka kritikuar ka qenë trajneri Fabio Capello, i cili ndër të tjera tha: ”Është mungesë respekti për lojtarët, për FIFA-në dhe gjithë botën e futbollit”.

”Ata janë mësuar vetëm të fitojnë, por duhet të jesh gjithmonë i njëjtë, si në humbje ashtu edhe në fitore”. /Periskopi/

Fabio Capello zbulon se cila kombëtare do ta fitojë Kupën e Botës (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Fabio Capello ka thënë që Anglia do të triumfojë në ‘Rusi 2018’

Kupa e Botës është në fazën e fundit, ku deri në fund kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër ndeshje, shkruan Periskopi.

Sonte luhet gjysmëfinalja e parë ndërmjet Francës dhe Belgjikës, ndërsa nesër luan Anglia me Kroacinë.

Fabio Capello ka thënë që Anglia dhe Franca do të kualifikohen në finale dhe në fund do të triumfojnë ‘Tre Luanët’.

“Finalja do të jetë Francë-Angli dhe në këtë takim unë them që Anglia është favorite,” ka thënë Capello për ‘Gazzeta Dello Sport’.

Kujtojmë që Capello në të kaluarën ka qenë selektor i kombëtares së Anglisë. /Periskopi/
Image result for fabio capello england manager