Nga hero në zero: Vetëm Smalling ka aftësi të shkaktojë një penallti të tillë

Periskopi.com Sporti

Chris Smalling u dërgua në huazim nga Manchester Unitedi para sezonit 2019/20.

Ai tani po aktivizohet me Romën në Serie A dhe, dorën në zemër, ka treguar paraqitje mjaft të mira deri tani.

“Giallorossët” aktualisht pozicionohen vendin e katërt në ligë, derisa tashmë kanë mundur skuadra si Napoli dhe AC Milan, transmeton Periskopi.

Por të dielën, Roma u mposht në shtëpi nga Torino dhe Smalling ishte fajtori për golin e dytë.

Ai shkaktoi një penallti me një prekje të çuditshme të topit me dorë.

Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 3:11. /Periskopi.com/

Fillon peticioni për largimin e këtyre tre lojtarëve nga Manchester Unitedi

Periskopi.com Sporti

Manchester United po kërkon të rikuperohet nga një sezon zhgënjyes.

“Djajtë e Kuq” nuk arritën më shumë se vendi i gjashtë në Premier League, derisa shkarkuan edhe trajnerin Jose Mourinhon në dhjetor duke e zëvendësuar atë me Ole Gunnar Solskjaerin.

Faji kryesor për vështirësitë e Unitedit shpesh pretendohet të jetë i tre lojtarëve në veçanti – Ashley Young, Phil Jones dhe Chris Smalling, transmeton Periskopi.

Treshja konsiderohet të jetë më e dobëta në këtë skuadër aktuale të Unitedit, dhe një fans tani ka filluar një peticion për t’i larguar ata nga skuadra.

FC Barcelona v Manchester United - UEFA Champions League Quarter Final: Second Leg

Apeli është postuar në “Change.org” dhe i është drejtuar klubit dhe Ed Woodwardit – me 3,100 fansa që e kanë nënshkruar deri tani.

“Manchester United është klubi më i madh në botë me fansa nga secila qoshe e botës,” shkruhet në përshkrim ndër të tjerash.

Wolverhampton Wanderers v Manchester United - Premier League

“Duhet ta pyesim veten: Çka do të bënte Barcelona dhe Real Madridi nëse do të kishin lojtarë si Ashley Young, Phil Jones dhe Chris Smalling në skuadër?

“Ata do të largoheshin me çdo kusht, edhe nëse do të nënkuptonte dëmtim financiar.” /Periskopi.com/

Ferdinand: Smalling u tregua i mosvetshëm, ai e zgjoi bishën

Periskopi.com Sporti

Barcelona mbrëmë eliminoi Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm prej 4-0

Lionel Messi dhuroi një tjetër paraqitje për t’u mbajtur mend ku Barcelona në Camp Nou mposhti Manchester Unitedin me rezultat 3-0, në një ndeshje ku ‘Pleshti’ shënoi dy herë, shkruan Periskopi.

Rio Ferdinand ka ‘akuzuar’ Chris Smalling se e ka zgjuar bishën[Messin] pas asaj ndërhyrje që anglezi i kishte bërë në ndeshjen e parë.

Image result for messi and smalling injury

“Njëra nga performancat më të mira që kam parë ndonjëherë,” kështu tha në fillim Ferdinand për paraqitjen e Messit ndaj Unitedit.

“Smalling e goditi atë në ndeshjen e parë dhe ndoshta kjo është gjëja më e keqe që mund të ketë ndodhur. Ai e zgjoi bishën.

‘Një lojtar i këtij kalibri, ndonjëherë ju duhet të thoni se ai është shumë i mirë. Do të ketë njerëz në këtë stadium që mund të thonë: “Unë kam qenë atje për të parë Messin” përfundoi Ferdinand. /Periskopi/

Smalling e kishte seriozisht, e trondit Messin (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Deklarata që u bë shpejt virale para ndeshjes mes Manchester United dhe Barcelonës ishte ajo e Chris Smalling. 

Ai deklaroi se aspak nuk ia ka frikën Leo Messit dhe mezi priste duelin me të.

Të gjithë bën shaka me të, por duket se mbrojtësi anglez e ka marrë seriozisht, shkruan Periskopi.

Smalling ndërhyri në mënyrë të tmerrshme ndaj yllit argjentinas duke i shkaktuar gjakderdhe në hundë.

Aktualisht ka përfunduar pjesa e parë, ndërsa rezultati është 0-1 për Barcelonën. /Periskopi/

Ibra vazhdon me deklarata epike: Veç fanella e Messit vlen sa krejt karriera e tij

Periskopi.com Sporti

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se fanella e Messi vlen sa e gjithë karrierë e Chris Smalling

Manchester United do të përballet sonte me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve me Chris Smalling që ka një mision të vështirë, ta ruaj Messin, shkruan Periskopi.

Sipas Ibrahimovicit gjasat që Smalling ta ndalë Messin janë minimale.

Madje, sulmues suedez që aktualisht është pjesë e LA Galaxy ka thënë se vetëm fanella e ‘Pleshtit’ ka vlerë sa e tërë karrierë e mbrojtësit anglez.

“Fanella e Messit vlen sa e gjithë karriera e Smalling,” ka thënë Ibra.

Kujtojmë që në ta kaluarën Ibrahimovic ka qenë bashkëlojtarë me Messin te Barça, por edhe me Smallingun te Manchester United. /PERISKOPI/
Image result for ibra and messi barcelona
Image result for ibra and smalling

Chris Smalling i ‘çmendur’: Silleni Messin, jam gati!

Periskopi.com Sporti

Për shumicën e njerëzve përballja me Leo Messin ose Cristiano Ronaldon do i linte pa gjumë një ditë, një javë apo një muaj. Por jo e njëjtja gjë vlen edhe për Chris Smalling.

Mbrojtësi i Manchester United nuk e ka aspak frikë përballjen me pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’, Leo Messin.

‘Djajtë e Kuq’ dhe Barcelona takohen nesër me fillim nga ora 21:00, për ta zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale në ‘Old Trafford’, transmeton Periskopi.

Por qendërmbrojtësi anglez Smalling beson se mund t’ia dalë për ta markuar yllin argjentinas.

“Është një sfidë që unë e shijoj. Silleni atë[Messin]”, tha shkurt ai kur u pyet nga gazetarët për Leo Messin.

31-vjeçari i ka shënuar dy herë Unitedit në dy finalet e Ligës së Kampionëve, në vitin 2009 dhe në 2011, kur Barça e Guardiolës triumfonte dy herë ndaj ekipit të Sir Alex Ferguson. /Periskopi/

Arsenal e Liverpool kërkojnë yjet e Manchester United

Arsenal dhe Liverpool mendohet se do të kërkojnë të transferojnë, Chris Smalling dhe Luke Shaw.

Periskopi.com Sporti

Dyshja e mbrojtës e ‘djajëve të kuqë’ janë futur në probleme me trajnerin portugez, Jose Mourinho, pasi ata nuk kishin pranuar të luajnë ndaj Swansea edhe pse ishin të lënduar Mourinho kishte kërkuar nga ata që të luajnë.

Arsenali edhe pse e ka blerë Shkodran Mustafi në verë, e dëshiron edhe Cris Smalling si pasardhës të Per Mertescaker. ‘Topqinjtë’ e kishin kërkuar edhe më herët qendërmbrojtësin anglez.

Ndërsa Liverpool e dëshiron Luke Shaw për të zgjidhur problemet në krahun e majtë të mbrojtjes. Luke Shaw është një nga talentët e futbollit anglez por në këtë sezon është duke çaluar me formën e tij. Është shumë vështirë të ndodhë ky transfer pasi që dy skuadrat kanë një rivalitet të madh. /Periskopi.com

mourinho-smalling-shaw-main

Rooney lojtari kryesor i United

Chris Smalling beson se Wayne Rooney është futbollisti kryesor i Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi anglez thotë se sulmuesi i njohur është i njëjtë në sjellje sikur kur gjendet në pankinë, ashtu edhe në lojë.

“Wayne nuk është duke rënë poshtë. Ai është i njëjtë para lojës dhe shpesh është një ndër më të zëshmit”, deklaroi Smalling.

“Ai ka gjithmonë të njëjtin lloj karakteri dhe kjo është arsyeja pse ai është njeriu kryesor i Anglisë dhe njeri kryesor i Manchester United”. /Periskopi.com