Kërkuan protesta masive, qytetarët nisin peticion kundër rritjes së çmimit për sigurimin e veturave

Periskopi.com Lajme

Ka nisur një peticion online kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që të rritet çmimi për sigurimin e automjeteve. Në peticionin e nisur tregohet se rritja e këtij çmimi është më shumë se 26 për qind.

“Ky peticion bëhet me qëllim që të bëjë presion tek BQK, dhe institucionet tjera të involvuara, që ta anulojnë këtë vendim dhe çdo lloj vendimi tjetër që ka të bëjë me rritjen e tarifave të sigurimit”, thuhet ndër të tjerash në përshkrimin e peticionit.

Pos këtij peticioni, për të shtunën e 23 nëntorit është paraparë edhe një protestë para BQK-së.

Këtu mund ta gjeni peticionin.

Pas rritjes së çmimit të sigurimit të veturave me 36%, Periskopi bëri një sondazh me lexuesit e saj në lidhje me çështjen, dhe rezultati jep shpresë se gjërat po marrin një kahje pozitive edhe në shoqërinë tonë.

Periskopi shtroi pyetjen se “A duhet protestuar për këtë çështje?” dhe përgjigjja është masive dhe e bujshme.

Në alternativat e vëna, 85 për qind  ose mbi 3700 njerëz votuan për “Po, na preket kuleta” ndërsa vetëm 15 për qind votuan ose 640 vetë për “Jo, e meritojnë këtë çmim”. Në senksionin e komenteve ndërkohë, kishim një shprehje të jashtëzakonshme të tërbimit dhe të ngulmimit për të protestuar mbi këtë çështje që prek të gjithë kosovarët, pavarësisht shtresës ekonomike në të cilën ndodhen.