MPJ: Të gjitha notat diplomatike të prezantuara në Beograd janë shkruar nga një person i vetëm

Periskopi.com Lajme

Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit serb Ivica Daçiq se Togo ka tërhequr njohjen për Republikën e Kosovës.

MPJ thotë se të gjitha notat dimplmatike të treguara në Beohgrad janë shkruar nga një person i vetëm me të kaluar kriminale.

MPJ thotë se Kosova është përballur në tre vitet e fundit më një fushatë të paprecedent diplomatike dhe propagandistike nga Serbia me mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera për të penguar integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare.

“Kosova në koordinim me vendet e Quint-it e ka kundërshtuar këtë fushatë dhe në koordinim të ngushtë me shtetet Quint ka ndërmarrë hapa ndërkombëtarisht. Serbia ka përdorur çdo mjet për të penguar Kosovën ndërkombëtarisht. Ne kemi shprehur shqetësimin tonë se kanë përdorur ryshfete, afera korruptive, shitje të armëve dhe marrëveshje për heqjen e vizave dhe afera jo-moralshme (si rasti i INTERPOL-it) për të kundërshtuar Kosovën”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

MPJ thekson se  Serbia ka ftuar zyrtarë të huaj në Beograd në vizita pa marrë parasysh legjitimitetin e tyre dhe përmes ryshfeteve janë lëshuar “nota diplomatike” dhe dokumente të rreme që janë hedhur poshtë nga vendet përkatëse mandej.

“Si rasti i Liberisë (para TV liberian Presidenti i Liberisë e demanton dhe lëshon komunikate), Ganës, Guinea-Bissaut (akreditimi i Ambasadorit të Kosovës), Burkina Fasos (dërgon dokument që demanton Beogradin), Republikës së Afrikës Qendrore (po zhvillohen hetime për aferë korruptive), Sao Tome and Principe (takimet e nivelit të lartë ku mohohet deklarata e Daçiqit dhe vendet e tjera si Papua Neë Guinea, Palau, Somalia, Komorët, Burundi”, thekson MPJ.

MPJ përmend se organizatat ndërkombëtare si Amnesty International kanë shprehur shqetësimin e tyre për shitjen e armëve të Serbisë në Afrikë.

“Në shumë vende kjo është përdorur si një mjet për të forcuar propagandën e saj në shtëpi për Ivica Daçiqin”, thuhet tutje në reagimin e MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se të gjitha notat diplomatike të treguara në Beograd të cilat janë hedhur poshtë nga qeveritë përmes kanaleve diplomatike ose publikisht janë shkruar nga një person i vetëm i cili është i njohur për të kaluarën e tij kriminale dhe lidhjet me rrjetet e krimit të organizuara jashtë Evropës dhe i cili shërben tani si Këshilltar për Ministrin e Jashtëm Serb.

“Kosova ka bashkëpunim me partnerët e saj dhe ka treguar gatishmërinë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-së dhe kemi synuar të mos ndërmerren veprime që do të barazonin Kosovën me Serbinë. Kosova ka qëndruar e përkushtuar në parimin e politikës së jashtme për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, por për të arritur këtë duhet veprime konkrete edhe nga Beogradi, qe nuk ka qenë rasti. Kosova është e gatshme të veprojë si një fqinj konstruktiv, por Serbia po instalon një klimë që nuk krijon hapësirë për normalizimin e marrëdhënieve”, ka përfunduar MPJ.

 

Beogradi bleu çnjohjen e Kosovës nga Afrika Qendrore për 340 mijë dollarë

Periskopi.com Lajme

Një medium afrikan ka zbuluar një skandal që ka të bëj me Ministren e Punëve të Jashtme të Afrikës Qendrore, e që lidhet edhe me Ivica Daçiqin.

Mediumi afrikan, “Corbeauneës-centrafrique.com”, ka publikuar një skandal të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Afrikës Qendrore.

Sipas këtij mediumi, ka disa javë, që ministrja Punëve të Jashtme e Afrikës Qendrore, Sylvie Baipo Temon, është në zemër të një skandali për korrupsion dhe trafikim të dokumenteve false të udhëtimit.

Në kohën kur skandali me pasaporta diplomatike false të Republikës së Afrikës Qendrore vazhdon të lëkund qeverinë e Firmin Ngrebada, ministrja e Jashtme, Sylvie Baipo Temon sërish është përfshirë në një aferë tjetër të nivelit të larte dhe të trafikimit të dokumenteve të udhëtimit diplomatike false.

Ky medium afrikan raporton se, Sylvie Baipo Temon, ishte emëruar në krye të diplomacisë në rrethana shqetësuese të cilat kishin shokuar publikun dhe se që nga fillimi i ushtrimit të detyrës, Temon nuk kishte hezituar të përdorte pozitën e saj si përgjegjëse të një shërbimi publik për përfitimin e saj personal.

“Përderisa në vitin 2008, qeveria e Profesorit Faustin Archange Touadera nëpërmjet ministrit të tij të Punëve të Jashtme të asaj kohe, gjenerali Antoine Gambi kishte njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si një shtet i pavarur, zonja Temon, e kontaktuar nga Parisi nga qeveria serbe, ka nënshkruar më 24 korrik të vitit të kaluar një letër zyrtare përmes së cilës anulon njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur. Dhe këtë e bëri pa konsultim paraprak të Këshillit të Ministrave”, shkruan “Corbeauneës-centrafrique.com”.

Sipas këtij hulumtimi të bërë nga ky medium, Temona kishte takuar në Paris në mes të korrikut këshilltarin e posaçëm të ministrit serb, Ivica Daçiq, Vladimirin i njohur si Vlad.

Gjatë këtij takimi, siç shkruan ky medium, ai i kishte ofruar Temonas një shumë prej 200 milionë frangash zvicerane në këmbim të tërheqjes së njohjes së Kosovës.

“Kjo letër e famshme diplomatike e ministres Temona e cila ishte prezantuar menjëherë drejtpërdrejt në televizionin serb nga ministri i Punëve të Jashme Daçiq, iu ishte dorëzuar fshehtazi më 24 korrik nga autori i saj një të dërguar të quajtur Zotëri Vladimir, një grua e njohur si Tanya, e ngarkuar me misione sekrete në mes të Serbisë dhe Afrikës”, raporton më tutje ky medium.

Daçiq: Do të vazhdojmë të punojmë në tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Periskopi.com Lajme

E ardhmja e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës është shumë e pasigurt, pasi nuk dihet se çfarë do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i situatës në Kosovë, deklaroi sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai theksoi se kah fundi i gushtit priten ardhje të reja të zyrtarëve ndërkombëtarë në Serbi dhe nisma të reja dhe rishikim të situatës në Kosovë.

Daçiq tha për TV Pink se Franca dhe presidenti i saj, Emmanuel Macron, duan të përfshihen në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Duke folur për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Daçiq ka thënë se mbi Serbinë po kryhet presion që të jetë konstruktive dhe të ndalojë së lobuari për tërheqjen e njohjeve dhe mos të  kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Përmbajtja nga ana jonë ka marrë fund, do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve”, tha Daçiq.

Ai tha se ende nuk e di nëse anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të jetë në rendin e ditës dhe shtoi se Serbia nuk kundërshton që Prishtina të marrë pjesë në nisma të ndryshme, por me status neutral dhe jo si një shtet.

Serbia hap ambasada në vendet që nuk e kanë njohur ose kanë tërhequr njohjen për Kosovën, mes tyre edhe Palestina

Periskopi.com Lajme

Serbia do të hapë ambasada dhe konsulata të saj në disa vende përfshirë Karaibet dhe disa vende të Lindjes së Mesme.

Sipas Veçernje Novosti, Serbia do të hapë zyret e reja të përfaqësive diplomatike në Trinadad dhe Tobago, Suriname, Venezuelë, Vjetnam, Papa Guinea, Armeni dhe në Palestinë.

“Novosti’ shkruan se ‘kur është zgjedhur destinacioni i misioneve të reja diplomatike, çështja më e rëndësishme ka qenë që të jetë në fokus ‘ruaja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, apo po hapë ambasada në ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën ose kanë tërhequr njohjet’, përcjell Periskopi.

Aktualisht, Serbia ka 69 ambasada, shtatë misione permanente dhe 24 konsulata nëpër botë./Periskopi/

Daçiq bëhet edhe parashikues: Më 21 janar edhe një vend tërheq njohjen e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se të hënën, më 21 janar, edhe një vend mund ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, përcjell b92.

Duke theksuar se Beogradi ia doli ta kthejë çështjen e Kosovës “si si temë kryesore të rendit të ditës”, Daçiq ka thënë se “Sergei Lavovi dje i kishte thënë se për Beogradin është “sukses historik që 12 vende kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Daçiq nuk ka treguar se cili shtet do të jetë ai që mund ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.

“Të gjithë e dinë se na kanë kërkuar që t’i suspendojmë aktivitete tona për gjashtë muaj e ata të na i heqin taksat që na i kanë vënë. A vlen kjo edhe për Amerikën se do të pushojë së lobuari? Në Këshillin e Sigurimit kanë thënë se “i ftojmë të gjitha vendet ta njohin pavarësinë e Kosovës “. Ne s’e kemi pranuar këtë. Nesër i vazhdojmë bisedat e mëtejshme, të hënën mund të pritet që edhe një vend ta tërheqë njohjen”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Bërnabiq: Nuk e dëgjojmë Amerikën, do të vazhdojmë lobimin për çnjohjen e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se SHBA-ja ka kërkuar që Serbia të ndalohet së lobuari për tërheqje njohjesh së pavarësisë së Kosovës, porse Beogradi, sipas saj, këtë haptas e ka hedhur poshtë.

“Gjithnjë derisa ata të lobojnë për njohje të reja, është krejtësisht e drejtë që ne të lobojmë për tërheqje të njohjeve”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

Bërnabiq ka theksuar se çështja e Kosovës nuk guxon të mbetet si konflikt i ngrirë sepse ndikon në përparimin e Serbisë.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se konflikt i ngrirë do të thotë destabilitet i ngrirë. Nuk do të mund të shfrytëzojmë të gjitha potencialet tona nëse kemi konflikt të ngrirë. Nuk do të mund të ecim përpara ashtu si mundemi. Në një moment konflikti i ngrirë do të shkrihet. Kush thotë se zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet ta lëmë për më vonë, ai ose nuk ka ide se si të zgjidhet, ose nuk ka pasur guxim politik që të provojë për ta zgjidhur”, citon tv happy të ketë thënë Bërnabiq.

Sipas saj, bashkësia ndërkombëtar ka një sentimentalitet ndaj Prishtinës.

“Situata aktuale tregon gjithë sentimentalitetin e BE-së. Në një bisedë përfaqësuesin e një vendi të madh që është partner i Prishtinës, kam pyetur pse po tolerohet gjithë ajo që po ndodh në Kosovë. Përgjigje kam marrë se “ajo është demokraci e re’”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo është ankuar se “për fat të keq për shkak të stabiliteti në rajon më duhet të bisedoj me Ramush Haradinajn”.