Molliqaj: VV nuk del në debate me PSD’në sepse po i humbë ato

Periskopi.com Lajme

Dardan Molliqaj nga koalicioni AAK-PSD ka folur rreth dialogut me Serbinë, se si e sheh ky koalicion zgjidhjen e kësaj çështje, shkruan Periskopi.

Molliqaj ka thënë në Klan Kosova se qeveria e ardhshme do të jetë qeveri ekskluzive për dialog.

“Unë besoj që këto zgjedhje dhe qeveria e ardhshme do të jetë qeveri e dialogut, puna e parë ka me qënë dialogu, ikja nga kjo temë e VV’së ka arsye kur nji njeri ikë nga debatet ata kanë çka me mshef”, ka thënë ai.

“Taksa si pasojë dhe jo si qëllim e ka ngrit pozicionin ndaj Serbisë, o merremi vesh me një kornizën për dialogun, formati i dialogut, formati kohor dhe nëse kemi kordinim jemi  pro suspendim të taksës por jo hjekje të taksës për me fillu dialogu”, u shpreh tutje Molliqaj.

Ai ka akuzuar PDK dhe VV për mos pjesmarrjen në këtë debat.

“VV po më duket si PDK 2.0 saher që nuk ju konvenon gjejnë diçka dhe VV nuk vjen përballë PSD sepse po i humbin debatet dhe kjo i bie që ata kanë hjek dorë nga gara ata mund të blejnë votat qysh ke rasti me mërgatën”, u shpreh ai./Periskopi/

 

Molliqaj flet për mundësitë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen

Periskopi.com Lajme

Dardan Molliqaj nga koalicioni AAK-PSD, ka folur rreth  mundësive për një bashkëpunim tjetër paszgjedhor të këtyre subjekteve me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai në Analizën Zgjedhore tha se nuk përjashtohet mundësia për të pasur një koalicion me partinë e Albin Kurtit, por s’do ishte çështje e duhur për shkak të zhvillimeve, njofton Klan Kosova.

”Për PDK-në ka konsensus në koalicion. Për Vetëvendosjen është vetëm mendim i imi, nuk është vetëm i PSD-së apo i AAK-së. Nuk përjashtohet mundësia por s’do të ishte e rrugës për shkak të zhvillimeve që ka bërë. Ky është një mendim imi që nuk e ka vendos as PSD apo koalicioni”.

Nëse AAK mund të hynte në koalicion me VV-në e mund ta nxirrte jashtë funksionit politik Dardan Molliqajn, ai pati një version tjetër, njofton Klan Kosova.

”Jo, nuk është fare në atë nivel. Dallimi është thjeshtë politik qysh unë e shtroj çështjen se si do të duhej të ishte më mirë. Nëse ndodhë ai koalicion, ai koalicion mos të jetë qysh unë po them. Nuk jam fare i shqetësuar. Partitë populiste nuk kanë asnjë shans askund në botë me ndërtuar koalicione as parazgjedhore as paszgjedhore”.

”Vuçiqi e Nikoliqi i fitonte zgjedhjet në Qeveri. Dhe vetëm derisa e bënë transformimin prej pozicionit opozitar u leju të bëjnë qeveri. I fituan zgjedhjet edhe  me këtë parti Nikoliqi por nuk bënte qeveri dot sepse partitë populiste nuk e kanë aftësinë me ndërtuar bashkëpunime sa është e mira dhe e keqja. Kjo nuk është vetëm për Vetëvendosjen, është strukturë e organizuar populiste”.