Në këtë ditë më 2005, David James luajti si sulmues për Man Cityn – nuk mund të shkonte më keq

Periskopi.com Sporti

Në këtë ditë të vitit 2005, David James u aktivizua si lojtar jashtë portës në ndeshjen e fundit të Manchester Cityt në Premier League, kundër Middlesbrough.

City u ndesh me Boron në ditën e fundit në “Etihad”, me skuadrën triumfuese që do të kualifikohej në Evropë. Një barazim do të mjaftonte për mysafirët, transmeton Periskopi.

Derisa rezultati ishte 1-1, kur kishin mbetur edhe dy minuta lojë, trajneri i atëhershëm i Man Cityt, Stuart Pearce kreu edhe zëvendësimin e fundit.

Jon Macken – sulmues natyral – ishte në stol së bashku me portierin rezervist, Nicky Weaver.

Askush nuk mundi të parashikonte atë që Pearce do të bënte në vazhdim.

Ai inkuadroi Weaver në vend të Claudio Reyna, derisa James u largua nga porta për të ndërruar fanellën – qartazi ky skenar ishte planifikuar.

p1e8afnegffevm6k1q5sms413d8d.jpg

Ai luajti në sulm përkrah Robbie Fowler.

Ajo që ndodhi më pas ishte qesharake.

Portieri thjesht nuk mund të binte në sy më shumë si dikush që nuk e kishte vendin aty.

Në një moment, ai rrëzoi dy lojtarë pasi e gjykoi kohën në mënyrë katastrofale, dhe kjo pasi ai kishte goditur tepër keq një volej.

Shikoni më poshtë përmbledhjen. /Periskopi.com/