Dyshohet se dy spiunë rusë qëndruan për tre javë në Davos, aty ku janë mbledhur liderët botërorë

Periskopi.com Lajme

Në gusht 2019, dy agjentë të dyshuar rus u panë në Davos. Ata dyshohen se kanë kryer punë përgatitore për spiunim në Forumin Ekonomik Botëror, i cili filloi të hënën në mbrëmje me fjalimet e themeluesit Klaus Schëab dhe Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Organet e sigurisë në Zvicër dyshojnë se dy rusë që punonin si hidraulikë në Davos ishin agjentë të inteligjencës ruse.

Gazetaa zvicerane, Tages-Anzeiger ka  cituar zyrtarët e policisë dhe zyrtarët federalë, të cilët kanë thënë se dy burrat ishin të pajisur me pasaporta diplomatike dhe gjendeshin në fazën e parë të një operacioni të spiunazhit nga organet ruse.

Ambasada e Rusisë në Zvicër tha se kjo gazetë po mundohet të krijojë një skandal nga asgjëja në prag të Forumit Ekonomik Botëror, përcjell Periskopi.

Sipas gazetës, policia ishte njoftuar për qëndrimin trejavor të dy rusëve në Davos nga data 8 deri më 28 gusht. Kur ishin ndaluar nga policia, njëri prej tyre kishte thënë se është hidraulik dhe të dy i kishin paraqitur pasaportat diplomatike.

“Ishte një kontroll i rregullt i policisë. Të dy burrat kishin pasaporta diplomatike ruse, por nuk ishin të regjistruar zyrtarisht si diplomatë në Zvicër”, tha zëdhënësja e policisë rajonale në Graubuenden, Anita Senti.

Gazeta raporton se këta dy persona ishin duke planifikuar të instalonin pajisje përgjimi në pikat kryesore në Davos.

E hatashme: Shihni masat e sigurisë në Davos, ku janë 3 mijë liderë botërorë – mes tyre edhe Thaçi

Periskopi.com Lajme

Rreth 3000 liderë botërorë po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Mes liderëve, është edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Siguria në njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme botërore aktualisht, është tepër e lartë.

Në një fotografi të publikuar nga dailymail, shihet një moment i tillë, ndërkohë janë edhe momentet e arritjes së presidentit amerikan në Davos.

Kujtojmë se në këtë forum, po merr pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Presidenti pranon se forumet po ia mundësojnë takimet me liderë botëror e shefa të organizatave ndërkombëtare

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që u mbajt në Davos të Zvicrës. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka pohuar se ky forum, si forume tjera, që mbledhin liderë botëror po ia mundësojnë atij dhe Kosovës që të takojë këta të fundit.

Ai e ka quajtur forumin në Davos një platformë të mirë për “komunikim dhe afrim të politikave”.

“Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës vazhdon të ofrojë platformën më të mirë për komunikim dhe afrim të politikave ndërmjet liderëve politikë, organizatave ndërkombëtare dhe botës së biznesit, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve në tërë botën. Për Kosovën kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që të takojmë liderët e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare më të mëdha e më të rëndësishme, për të krijuar lidhje të reja bashkëpunimi dhe për të promovuar potencialet tona për zhvillim”, ka shkruar Thaçi.

Tutje ai ka treguar se në Davos ka mbajtur disa takime bilaterale, ndër to ka përmendur atë me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bahskuara, Antonio Gueterres.

“Kosova është shtet i ri, por me potenciale të mëdha. Këto potenciale dhe përkushtimin tonë për të kontribuar për paqen dhe përparimin e përgjithshëm i shpalosa edhe në takimet e shumta bilaterale, si dhe në tryezat ku merrnin pjesë prej Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, Shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, deri te kryeministrat e ministrat e shteteve si Gjermania, Britania e Madhe, Singapuri, Kanadaja dhe shefat e kompanive të mëdha si “Philips” apo drejtorët e organizatave si “GreenPeace” dhe të tjera.

Kosova është me fat që ka miq dhe gjen dyer të hapura kudo në forumet më të rëndësishme botërore”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ja edhe postimi i tij:

Aeroplani i Behgjet Pacollit në mesin e 1500 aeroplanëve që thyen rekord me aterime në Davos

Periskopi.com Lajme

Vetëm gjatë kësaj jave, reth 1500 areoplanë privat pritet të vendosen në qendrën e skijimit Davos në Zvicër, transmeton Gazeta Metro.

Forumi i cili mbledhë liderë politikë e ekonomikë nga e gjithë bota, do t’i presë edhe liderët nga Kosova presidentin Hashim Thaçi, e ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli. Ky i fundit, vizitat e tij nëpër vende të ndryshme të botës, zakonisht i bën me aeroplanin e tij privat.

Sipas ekspertëve, këtë vit në Davos numri i fluturimeve me aeroplanë privat është rritur për 11 për qind më shumë se vitin e kaluar.

‘Duket se ka filluar një trend për aeroplanë më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë’, ka thënë Andy Christie, drejtor për aeroplan privat në Shërbimin Ajror.

Ai ka shtuar se një trend i tillë mund të ndodhë për shkak të dëshirës së biznesmenvëve për të mos u turpëruar para njëri tjetrit.

Kujtojmë se Forumi i Davosit ka filluar sot dhe do të mbahet deri më 25 janar, forum në të cilin do të marrin pjesë liderë, politikanë e biznesmenë nga e gjithë bota.

Ky forum i ekonomisë mbahet për çdo vit në fshatin malor Davos të Zvicrës, kjo për të diskutuar rreth sfidave të ekonomisë botërore./gazetametro.net

Protesta të dhunshme në Zimbabve, presidenti anulon udhëtimin në forumin ku marrin pjesë edhe Thaçi e Vuçiq

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagëa, anuloi udhëtimin në Evropë, për shkak të protestave të dhunshme në vendin e tij.

Mnangagëa do të duhej të ndiqte samitin ekonomik në Davos të Zvicrës, ku pritej të kërkonte investime për Zimbabvenë.

Qeveria e tij thotë se opozita po e shfrytëzon rritjen e çmimit të karburantit si pretekst për dhunën, ndërsa opozita i akuzon autoritetet për shtypjen brutale të protestave.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se së paku 12 njerëz janë vrarë nga dhuna, por shifra nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Mnangagëa ka thënë më herët se rritja e çmimit të karburantit ka për qëllim të adresojë mungesën e shkaktuar nga rritja e përdorimit dhe tregtia “e shfrenuar” ilegale.

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Zimbabvesë që forcat e saj të sigurisë të ndalojnë “përdorimin e tepruar të forcës”.

 

Trump anulon pjesëmarrjen në Forumin e Davosit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, që mbahet në fund të muajit janar.

Ende mbetet e paqartë nëse mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane do të përfundojë deri më 22 janar, kohë kjo kur mbahet Forumi.

Presidenti Trump dhe demokratët janë në mosmarrëveshje të thellë sa i përket ndërtimit të murit me Meksikën.

“Për shkak të papajtueshmërisë së demokratëve për sigurinë e kufirit dhe rëndësisë së madhe të sigurisë për kombin, unë me respekt po e anuloj udhëtimin shumë të rëndësishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës”, ka shkruar Trump në Twitter. /reL