Ndihmës-trajneri i FC Prishtinës: Jam pishman që jam rikthyer në futbollin e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Ndihmës-trajneri i FC Prishtinës, Debatik Curri, e ka komentuar ndeshjen e sotme Gjilani – Prishtina (2:1).

Curri deklaron se Prishtina u dëmtua në këtë takim.

Ai ka përvojë edhe me Kombëatren e Shqipërisë si futbollist derisa ka luajtur edhe në Ukrainë, Turqi e Shqipëri.

Ai thotë se është bërë pishman që po merret me futbollin kosovar.

“Personalisht mendoj se nuk ia vlen që të merrem me futbollin kosovar. Investitorët japin nga 1 milion euro dhe në fund hidhet poshtë mundi i të gjithëve e më së shumti futbollistëve që po vrapojnë kot pasi që po dëmtohemi”, tha Curri për “Klan Kosova”, përcjell “Zeri.info”.

Gjyqtari Krshnik Vula e ndëshkoi portierin e prishtinasve, Visar Bekaj, me karton të kuq, i cili po vlerësohet si i padrejtë.

Pas ndeshjes me sprej lotsjellës nga Policia e Kosovës u sulmua trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, e ku pësuan edhe disa lojtarë të Prishtinës që u dërguan në spital. /Zëri.info