​Presidenti dekretoi emërimin dhe gradimin e gjeneralëve të Ushtrisë së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, më datë 1gusht 2019, ka bërë emërimin dhe gradimin e gjeneralëve të FSK-së, si më poshtë:

Gjeneral brigade Enver Cikaqi, gradohet në gradën Gjeneralmajor i FSK-së dhe emërohet Zëvendëskomandant i  FSK-së;

Gjeneralmajor Bashkim Jashari emërohet Inspektor gjeneral në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes;

Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli emërohet  Drejtor i Drejtorisë së Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes;

Gjeneral brigade Nazmi Brahimaj emërohet Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes;

Gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj emërohet Komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

Gjeneral brigade Xhevahir Geci emërohet Komandant i Komandës së Gardës Kombëtare të FSK-së;

Gjeneral brigade Naim Haziri emërohet Komandant i Komandës së Logjistikës së FSK-së;

Gjeneral brigade Irfete Spahiu emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së; dhe

Kolonel Jeton Dreshaj gradohet në gradën Gjeneral brigade i FSK-së dhe emërohet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.

Dekretimi dhe emërimi i gjeneralëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës – FSK, ka hyrë në fuqi dje,  më 12 gusht 2019.

Bajrami: Si u morët vesh për koalicione, që s’po mund të merrni vesh për disa anëtarë të KQZ’së

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami ka komentuar vendimin e presidentit Hashim Thaçi për dekretimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve – raporton Periskopi.

Bajrami ka thënë se presidenti ka zgjedhur formulën që anëtarët e KQZ’së të vinë nga koalicionet dhe partitë politike ashtu siç kanë garuar në zgjedhje.

E në bazë të kësaj formule, dy anëtarë në KQZ i takojnë koalicionit qeverisës PAN, dy anëtarë koalicionit të LDK’së me AKR’në dhe Alternativën dhe dy anëtarë të tjerë të jenë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se lidhur me këtë çështje mund të ketë mosmarrëveshje mes partive për anëtarët, por ato do të duhej t’i zgjidhnin mes veti këto çështje, e jo të paralajmërojnë që ta dërgojnë në Kushtetuese vendimin e presidentit.

“Grupet parlamentare mund të arrijnë marrëveshje mes veti se si të përfaqësohen në KQZ. Brenda koalicioneve është dashur të diskutohet për këto çështje. Ligji nuk e ka rregulluar këtë çështje, nëse një parti më e vogël  në koalicion mund të propozojë kandidat. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, grupet parlamentare propozojnë kandidatët, qysh kanë garuar në zgjedhje. Brenda koalicionit duhet të merren vesh për kandidatët. Nëse s’merrem vesh, atëherë po i bie që s’janë marrë vesh si duhet as kur i kanë bërë koalicionet. Duhet të ketë mirëbesim mes partive politike për këto çështje”, ka thënë Bajrami në Rubikon.

Tutje, ai thotë se partitë që paralajmëruan se do ta dërgojnë këtë çështje në Kushtetuese, nuk do të kenë rast, pasi presidenti është bazuar pikërisht në një vendim të Gjykatës.

Ndërkohë, në presidencë nesër pritet të dekretohen Adnan Rrustemi dhe Nazlie Bala nga Vetëvendosje, Ilir Gashi (PDK) dhe Ibrahim Selmanaj (AAK) nga koalicioni PAN dhe Florian Dushi e Sami Hamiti nga LDK.

Ftesa për dekretim për anëtar të KQZ’së nuk kanë marrë Partia Socialdemokrate e cila ka propozuar Marigna Drevinjën dhe Nisma Socialdemokrate, të cilët kanë propozuar Eshref Vishajn.

Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit i ishin propozuar dy formula se si t’i emërojë anëtarët e rinj të KQZ – secilit grup parlamentar t`i takoj nga një anëtar apo formulën tjetër që koalicion  qeverisës të ketë dy anëtar, sikurse edhe dy partitë që janë në opozitë (LDK – VV).

Presidenti Hashim Thaçi, muaj më parë këtë çështje e kishte adresuar edhe në Gjykatën Kushtetuese, por e cila nuk kishte saktësuar se si të ndahen mandatet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve./PERISKOPI

 

Sot mbaron afati për dekretimin e Lleshit, Hipokrizia e Ilir Metës: Ka kohë

Periskopi.com Lajme

Sot është afati i fundit ligjor që Presidenti Ilir Meta ka në dispozicion për të dhënë verdiktin e tij në lidhje me propozimin për herë të dytë të kandidaturës së Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Me përfundimin e fjalës së tij në parlament, ku u mbajt një ceremoni për Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, gazetarët i kanë kërkuar një koment Kreut të Shtetit, nëse e ka marrë tashmë verdiktin për të dekretuar apo jo Lleshin.

Përgjigja e Metës ka qenë e shkurtër.

“Kemi kohë deri në darkë kur të komunikoj me gazetarin Arjan Çani. Tani po shkoj në zyrë”,-tha Presidenti.

Presidenti Ilir Meta e ka refuzuar një herë firmosjen e dekretit për kandidaturën e Lleshit, një akt që nuk ka patur precedentë të mëparshëm dhe që çoi në një kurs përplasje Presidentin em kryeministrin Rama.

Ky i fundit e akuzoi Metën se kishte shkelur kushtetutën, por siç rezultoi më vonë, e vërteta qëndronte ndryshe, pasi Sandër Lleshi ishte ende një ushtarak aktiv, një post që sipas Kushtetutës së vendit nuk e lejon personin që e mban të kandidojë për Ministër.

Me tejkalimin e afateve ligjore, Kryeministri Rama takoi Presidentin dhe vendosi ta risjellë për herë të dytë kandidaturën e Sandër Lleshit, përfshi këtu dhe një akt tjetër për heqjen e petkut të ushtarakut të Lleshit, një dekret i cili po ashtu u soll në tryezën e Kreut të Shtetit. Tashmë mbetet për t’u parë sesi do të veprojë Presidenti i Shqipërisë, ndërsa afati fundor mbetet mbrëmja e kësaj të premteje./

Rama e ridërgon emrin e Lleshit në Presidencë për dekretim

Periskopi.com Lajme

Refuzimi i presidentit Ilir Meta për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm, ka krijuar përsëri një “mollë sherri”, jo vetëm mes opozitës dhe qeverisë, por dhe mes presidentit e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “Real Story”, kryeministri është shprehur se nesër do të ridërgojë dekretin e Lleshit përsëri në Presidencë dhe më pas do të pres dhe 7 ditë të tjera. Ai theksoi se do e shoqërojë dhe me një relacion bindës.

Ndërsa, përsa i përketë letrës së refuzimit të dekretimit, Rama shprehet se Meta nuk i është referuar Kushtetutës, por vetëm ka thënë se nuk ka bindjen se Sandër Lleshi mund të drejtojë ministrinë e Brendshme.

Shefi i qeverisë tha se pas 7 ditëve, vendimin e Presidenteti do e dergojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe ku kjo e fundit të krijohet, do të marrë një vendim përfundimtar për qëndrimin e Metës në lidhje me dekretimin e Lleshit

“Letra e Presidentit nuk ka pasur asnje reference Kushtetuese, por vetem ka deklaruar se nuk kam bindjen per Sander Lleshin.

Neser do ti dergojme Presidentit dekretin Sander Lleshin me nje relacion shterues qe te krijoi bindjen. Neser dorezojme dekretim per Lleshin. Do presim 7 dite. Presidenti do bindet, sepse nese nuk ka asnje axhende personale, nuk ka asnje motiv qe ta refuzoi dekretin.

Deri te shtunen, kur beri kete ekstravagance Kushtetuese, ka qene nje President korrekt. Nuk e kemi votuar qe te jete nje kukull e PS.”

“Te henen do ta cojme ne Gjykaten Kushtetuese, pas disa muajve, kur ajo te krijojet Gjykate do marr vendimin e saj per te sqaruar Presidentet e ardhshem.”