Njihuni me Deon Zogin, pjesëtarin e akademisë së Tottenhamit

Periskopi.com Sporti

Numri i talenteve kosovarë që po vazhdojnë të kenë sukses në akademitë e klubeve më prestigjioze të Evropës, po shtohet ne vijëmësi, shkruan Periskopi.

Njëri ndër ta është edhe 10 vjeçari, Deon Zogi, i cili lindi në Londër dhe qysh herët shfaqi talent dhe pasion per futbollin, të cillin me shumë perkushtim, punë dhe dedikim e ushtron me vite.

Periskopi ka kontakuar me Deonin dhe ai ka bërë me dije se ka pasur rastin të jetë pjesë e akademive të klubeve të mëdha si FC Fulham, Watford dhe Arsenal.

Ndërsa, tani Deoni është mesfushor i klubit për moshat e vogla të Tottenhamit.

Deoni poashtu ka treguar edhe lojtarin e tij të preferuar, si dhe ekipin në të cilin ai ka aspiratë të luaj.

“Lojtari im i preferuar është Kevin De Buyne dhe dua që një ditë të luaj për PSG-në”

Një ndër dëshirat e mëdha të Zogit është që, një ditë të jëtë pjesë e yjeve që e përfaqësojne Kosovën.

“Do të ishte kënaqësi ta përfaqësoja Kosovën dhe pse jo edhe ta fitonim Kupën e Botës”, tha krejt në fund ai.

Vlenë të theksohet se interesim për Deonin kishte pasë edhe Kombetarja e Shqipërisë, kështu që mbetet të shihet se në cilën Kombëtare do ta shohim.

Shihni më poshtë disa video që tregojnë aftësite e Deonit prej futbollisti. /Periskopi