Deputeti me foto të moçme tregon se VV është e bashkuar

Periskopi.com Lajme

Deputeti nga VV-ja, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas lajmeve që Albin Kurti e Glauk Konjufca nuk po kalojnë nëpër një periudhë të mirë mes veti.

“Veç po lodheni duke spekuluar”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, shoqëruar me një fotografi ku treshja shihen të buzëqeshur.

Siç dihet lideri i VV është kritikuar nga Konjufca për deklarimet se Grenell ka gisht në rrëzimin e Qeverisë

Ndërkohë dyshimin e ka përforcuar edhe postimi i fundit Albin Kurtit në Instagram, i cili ka falënderuar sekretaren organizative, Vlora Haxhimehmedin dhe nënkryetarin Besnik Bislimi për rritjen e përkrahjes që ka marrë së fundi LVV. Ai në këtë postim  nuk ka përmendur, në asnjë moment Konjufcën.

Kujtojmë se Periskopi ishte sulmuar në mënyrë të papranueshme nga ministresha e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, lidhur me një tekst në të cilin ngritej pretendimi i pambështetur se mund të kishte pasur mospajtime e fërkime në Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, tash ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, vazhdon të mbetet i heshtur e jashtë syve të publikut edhe pas 13 ditësh./Periskopi/