Barcelona kritikohet rëndë për postimin që e fshiu ku fryhej për ‘pëlqimet’ e marra pas vdekjes së Maradonës

Periskopi.com Sporti

Klubet e futbollit nëpër tërë botënn shfrytëzuan rrjetet sociale javën e kaluar për t’i kushtuar tribut Diego Maradonës… por Barcelona u duk më e brengosur për pëlqimet në postim, se sa për humbjen e legjendës argjentinase.

Lionel Messi dhe Diego Maradona përgjithmonë do të krahasohen, pasi konsiderohen si dy futbollistët më të mirë argjentinas të të gjitha kohëve dhe jo vetëm, transmeton Periskopi.

Natyralisht, Messi i kushtoi tribut idhullit të fëmijërisë me një postim në rrjetet sociale javën e kaluar, para se ta nderonte përsëri pasi shënoi në fundjavë kundër Osasunës.

Barcelona fitoi ndeshjen 4-0 dhe Messi shënoi të katërtin me një goditje të ngjashme me Maradonën që e kishte shënuar disa vite më parë.

Pasi e gjeti rrugën e golit, Messi largoi fanellën për ta zbuluar fanellën e Neëell’s Old Boys – që është klubi i tij i vjetër dhe i Maradonës – me numrin 10 prapa.

Por pastaj Barcelona i dërgoi gjërat në një nivel tjetër. Klubi më herët sot bëri një postim të cilin e fshiu pastaj, ku potencoi se fotoja e Messit kishte thyer rekordet e mëhershme të klubit në rrjetet sociale.

Dhe në një artikull në uebsajtin e Barcelonës shkruhet:

”Në vetëm një ditë llogaria zyrtare e klubit në Instagram pati afër 20 milionë interaksione me kontent të publikuar brenda 24 orëve,” ndër të tjerash. /Periskopi.com/

Barcelona Messi Maradona tweet

Shumica në Twitter e morën këtë si lavdim publik dhe menjëherë rikomentuan për ta kritikuar Barcelonën. /Periskopi.com/

Barcelone tweet replyBarcelone tweet replyBarcelone tweet replyBarcelone tweet replyBarcelone tweet reply