Atletico Madridi luajti me një formacion qesharak 6-3-1 kundër Chelseat dhe prapë u mposht

Periskopi.com Sporti

Atletico Madrid u fut në ndeshjen e fazës së eleminimit direkt të Champions Leagues kundër Chelseat si favorite.

Skuadra e Diego Simeones ka qenë në anën e gabuar të disa rezultateve të dobëta në kohët e fundit, por ‘Los Colchoneros’ u futën në ndeshjen kundër Chelseat si lider i La Ligas, transmeton Periskopi.

Mirëpo, ishte skuadra e dytë më e mirë në fushë në Bukuresht.

Skuadra nga Madridi pati vetëm një goditje në objektiv, teksa u mposht 1-0.

Olivier Giroud shënoi golin e vetëm të ndeshjes në pjesën e dytë dhe e bëri në mënyrë spektakolare me gërshërë.

Diego Simeone in Chelsea vs Atletico

Ishte vërtetë një paraqitje e dobët nga djelmoshat e Simeones.

Ata dështuan ta testojnë Eduard Mendyn dhe patën vetëm 34% posedim të topit.

Dhe një foto nga pjesa e parë, që tregon taktikat e lojës, është publikuar dhe shpjegon pse nuk pati ndonjë aksion të mirëfillt nga madrilenët.

Pavarësisht se kryeson në La Liga, Atletico luajti me një formacion 6-3-1, me çdo lojtar spanjoll që luajti në pjesën e fushës së vetë.

p1ev9e9vd91imcufnm4m4qc130nb.jpg

Kjo përmbledh Atleticon mbrëmë.

Filozofia në pothuajse secilën ndeshje është që të pranohen më pak gola se kundërshtari.

Simeone qartazi dëshiroi të mos pësonte dhe ta zinte Chelsean të ekspozuar me ndonjë kundërsulm.

Fatkeqësisht për argjentinasin, taktika e tij nuk funksionoi. /Periskopi.com/

p1ev9ep4bp109u224omf8o51vh1p.jpg

 

Simeone zbulon klubin më të mirë në botë sipas tij dhe është e vështirë të mos pajtohemi me të

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur rreth sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.

Klubi i argjentinasit luan ditën e nesërme (e mërkurë), ndeshjen e parë të sezonit 2020/2021 në Ligën e Kampionëve, ndaj Bayern Munich, klub ndaj të cilit Simeone nuk kurseu lavdatat.

“Ne do të luajmë kundër ekipit më të fortë në botë tani. Unë mendojë që kjo është ndeshje është shumë e rëndësishme për neve dhe ne do tentojmë të gjejmë zgjidhje për problemet që patëm ndaj Celtas” – u shpreh ai.

Image

Ai poashtu ka konfirmuar se sulmuesi spanjoll, Diego Costa do të humbas sfidën për shkak të një lëndimi.

Kujtojmë Atletico Madrid luan në udhëtim ndaj Bayern Munich ditën e nesërme (e mërkurë) me fillim nga ora 21:00.

A po largohet Simeone nga Atletico Madridi – ja kush pritet ta zëvendësojë

Periskopi.com Sporti

Diego Pablo Simeone, në rrezik tek Atletico Madrid.

Trajneri argjentinas që ka shkruar historinë e kohëve të fundit të klubit colchoneros mund të jetë drejt largimit nga Madrid.

Eliminimi në Champions League kundër Leipzig-ut mund t’i ketë dhënë goditjen e fundit aventurës së tij në drejtim të Atletico Madrid.

Sipas Marca-s dhe El Chirinhuito TV, duket se cikli i tij ka mbaruar dhe klubi po mendon ta zëvendësojë me Massimiliano Allegri-n.

Në rast lamtumire, Simeone mund të futet në garë për stolin e Inter-it, gjithmonë nëse zikaltrit do të vendosin të heqin dorë nga Antonio Conte.

‘Çmendet’ Simeone, e përjetoi keq humbjen – ja reagimet e tij

Periskopi.com Sporti

Sonte u zhvillua çerekfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve në Portugali, ku Leipzig është gjysmëfinalisti i dytë i këtij edicioni.

Ekipi, Leipzig, i cili e përfaqëson krejt Gjermaninë, kulturën dhe punën e madhe të popullit gjerman, mposhti në çerekfinale Atletico Madridin me rezultat 2:1.

Në momentin e vërshëllimës së gjyqtarit, trajneri i Atleticos, Diego Simeone mbeti i shtangur, me sytë e mbushur me lot.

Futbollist më cinik se Roy Keane vështirë të ketë pasur – shikoni si neglizhonte Ronaldon e Simeonen 

Periskopi.com Sporti

Ish- legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane, luajti për klubin e Untedit që nga viti 1993 deri në vitin 2005, duke shënuar 33 gola në 326 ndeshje, shkruan Periskopi.

Por, irlandezi mbahet mend edhe për sjelljen aspak të mirë në fushë në ndeshjen mes Interit dhe Manchester Unitedit në mars të vitit 1999.

Periskopi më poshtë ua sjell videon se si ai ‘poshtëroi’ Ronaldon dhe Simeonen.

Vlenë të theksohet se Keane tash është ndihmës asistent i skuadrës nga Premier Liga angleze, Nottingham Forest. /Periskopi.com/

Simeone i flet me bërryl Kloppit: Heziton t’ia zgjatë dorën para ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Jurgen Klopp i ka marrë mjaftë seriozisht këshillat për coronaviursin, sidomos atë për dhënien e dorës.

Liverpooli është nikoqir i Atletico Madridit për ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve, derisa i pari kishte përfunduar 1-0 në të mirë të madrilenëve.

Trajneri i The Reds fillimisht refuzoi t’u jepte dorën tifozëve të skuadrës që drejton, shkaku i virusit vdekje prurës që ka përfshirë botën.

Por, pas atij veprimi me përkrahësit e tyre, Klopp ka refuzuar t’i jap dorën edhe Diego Simeones, që i zgjati dorën i pari.

Gjermani më pas trajnerit të Atleticos i afroi bërrylin, në mënyrë që t’i bëjë me dije rreth coronavirusit nuk i jep dorën.

Trajneri më i paguar në botë nuk është ai që mendoni: Zbulohet lista

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është trajneri më i paguar në botën e futbollit, sipas “L’Equipe”.

Gazeta franceze detajizon pagat e trajnerëve më të paguar në botë, me Simeonen që fiton 43.6 milionë euro në vit – 20 milionë më shumë se çdokush tjetër, transmeton Periskopi.

Trajneri i dytë më i paguar është Pep Guardiola i Manchester Cityt, i cili fiton 23.28 milionë euro, i përcjellur nga dyshja tjetër e Premier Leagues, Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp – të dy paguhen nga 17.52 milionë në vit.

Në top pesëshe është edhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili fiton 16.8 milionë – vetëm 40% të pagës së Simeones, në anën tjetër të qytetit. /Periskopi.com/

 

Diçka që i mungon Valverdes te Barça: Shikoni si i trajtoi lojtarët e tij Simeone pas fitores së mbrëmshme

Periskopi.com Sporti

Diego Simeone nuk e ka fshehur entuziazmin, pasi Atletico Madridi e mposhti Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Në një ndeshje të zjarrtë me, në të cilën u shënuan pesë gola dhe pati polemika të shumta, Los Rojiblancos dolën fitues.

Dhe natyrisht, trajneri nuk ka mundur ta fshehë gëzimin e tij, ndërsa triumfin e ka shfrytëzuar edhe si një mundësi për t’i motivuar lojtarët e tij drejt sukseseve të ardhshme.

Ai është nisur drejt zhveshtores, ku i ka pritur dhe i ka përshëndetur të gjithë lojtarët pas fitores, ndërsa AS i ka publikuar pamjet nga motivimi i Simeones.

Ndërsa në përqafimin që i ka bërë Joao Felixit është dëgjuar duke thënë: “Vazhdojmë kështu! Të fortë! Të fortë! Të fortë!”. /Periskopi.com/

Diego Simeone zbulon kur e kuptoi se Griezmann do të transferohej te Barcelona

Periskopi.com Sporti

Filmi ishte i bukur, por fundi…

Kështu mund të përmblidhet pak a shumë mendimi i Diego Simeone-s kur flet për Antoine Griezmann. Nga simbol i Atletico Madrid, francezi është kthyer në një tradhtar pas transferimit te Barcelona.

Trajneri argjentinas nuk e harron punën e bërë nga sulmuesi gjatë kohës së kaluar në Madrid: “Shifrat e Antoine janë të jashtëzakonshme: në pesë vite është bërë një nga pesë golashënuesit më të mirë të historisë së klubit”, ka thënë Simeone për “La Nacion”.

“E kuptova se do të shkonte te Barça kur erdhi të më fliste dhe mendoj se ka zgjedhur momentin më të mirë për t’u përmirësuar diku tjetër. Është i ri, ka talent dhe është një djalosh i jashtëzakonshëm, të cilin e vlerësoj shumë”.

Largimi i “Djallit të Vogël” nuk është një hap mbrapa për Atletico-n. Argjentinasi dhe klubi ndajnë të njëjtën filozofi: “Mendoj se nuk është më skuadra e popullit. Tani klubi ecën me hapin e skuadrës që është rritur shumë shpejt gjatë viteve. Me një menaxhim të mirë mund të marrim Lemar-in ose Joao Felix-in e rastit”.

“Duam të punojmë me lojtarë të moshës 21 ose 22 vjeç, të cilët mund të përmirësohen. Kur Oblak erdhi këtu nuk ishte portieri më i mirë në botë. Kur e morëm ne, Griezmann luante si sulmues krahu dhe ku e aktivizoja si qendërsulmues më kanë thënë se po gaboja. Ishte i shpejtë, godiste mirë me kokë dhe kishte një gjuajtje të mirë. Si mund të luante në krah?”.

Në fund, fusha i ka dhënë të drejtë “Cholo”-s. /Periskopi.com/

Diego Simeone është martuar në fshehtësi

Periskopi.com Sporti

Derisa bota e sportit po flet për martesën e kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos me prezantuesen televizive, Pilar Rubio, në fshehtësi është martuar trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone.

Strategu argjentinas është martuar me partneren e tij, Carla Pereyra, në një ceremoni të zhvilluar në Buenos Aires në Argjentinë.

Çifti nuk kishte paralajmëruar asgjë, ndërsa fansat e tyre i kanë befasuar kur i kanë postuar fotografitë në rrjetet sociale pas ceremonisë martesore.

Martesa është zhvilluar në një ambient të ngushtë familjar, ndërsa në muajin shtator gjatë pushimit të La Ligas do të organizohet një dasmë në Toskanë, ku luan djali i Simeones, Giovanni (për Firoentinan).

Kjo është martesa e dytë e Diegos, derisa për Carlan është e para. Trajneri i Atletico ka tre fëmijë nga lidhja me Carolina Baldinin.

Protagonisti i intervistës më qesharake në Kosovë tallet keq me Simeonen

Periskopi.com Sporti

Tifozi kosovar i Juventusit tallet me Simeonen pas ndeshjes me Atletico Madridin

Tifozët kosovarë ishin poashtu protagonist në ndeshjen e mbrëmshme që u zhvillua në mes të Juventusit dhe Atletico Madridit.

Juventus e eliminoi Atletletico Madridin nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm, 3:2, për të kaluar kështu në çerekfinale.

Diego Simeone kishte bërë një veprim të pahijshëm në ndeshjen e parë, duke kapur organin gjenital para tifozëve të tyre.

Por, në ndeshjen e dytë, trajneri argjentinas mori të njëjtin reagim nga Crisitano Ronaldo, por jo vetëm.

Këtë gjë e ka bërë edhe tifozi shqiptar i Juventusit, Kristian Gashi, që ishte i pranishëm në stadiumin “Allianz Stadium”.

Në përfundim ndeshjes, Gashi kishte bërë të njëjtin veprim si të Diego Simeones, si hakmarrje nga ndeshja e parë.

Simeone e pranon: Ronaldo është më i miri në botë, ai tregoi karakter duke festuar si unë

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo ishte vendimtar në rikthimin e Juventusit dhe kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër e mposhti Atletico Madridin 3-0 me superyllin portugez që shënoi het-trik dhe e dërgoi skuadrën e tij në fazën tjetër të garës më të madhe për klube.

Në momentin e festës së golit të tretë, të cilin e shënoi nga penalltia, CR7 zgjodhi të njëjtin gjest të trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, i cili kishte festuar në mënyrë të turpshme në Wanda Metropolitano.

Ndërsa në konferencën për shtyp pas ndeshjes, strategu argjentinas e ka komentuar festën e 34-vjeçarit.

“Cristiano Ronaldo është më i miri në botë, ai di të bëjë performanca të këtilla në mbrëmjet e mëdha. Ai e ka parë atë që kam bërë në Wanda Metropolitano dhe njësoj si unë, ka dashur të tregojë karakter”, ka thënë Simeone.

Qesharake: Ky është dënimi i UEFA-së për Simeonen

Periskopi.com Sporti

UEFA ka marrë vendim për festimin e golit nga trajneri i  Atletico Madrid, Diego Simeone.

Duke e festuar golin e parë në fitoren e Atletico Madridit 2:0 kundër Juventusit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, trajneri Diego Simeone u kthye kah tifozët dhe kapi me të dy duart pjesën e tij intime.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian vendosi të niste hetimet për këtë rast, por vendimi që është marrë sot është tejet qesharak, përcjell Periskopi.

UEFA ka dënuar vetëm me gjobë trajnerin Simeone dhe atë në shumën prej 20 mijë eurove.

Kësisoji, trajneri argjentinas do të jetë në Torino javën e ardhshme, aty ku do të tentojë kualifikimin në fazën çerekfinale. /Periskopi/

Simeone i entuziazmur nga djali i tij

Periskopi.com Sporti

Giovanni Simeone nuk i ka ngjarë babait të vet të famshëm Diego, sepse ka zgjedhur një rrugë tjetër.

Diego shkatërronte lojën e kundërshtarit dhe ishte një shkëmb në mesfushën e skuadrave ku ka luajtur, ndërsa ka transformuar në shkëmb Atletico-n e Madridit, ku prej vitesh po shkëlqen si trajner.

Ndërkaq, Giovanni ka zgjedhur të bëjë sulmuesin dhe e bën shumë mirë: që gola në sezonin 2016/17 te Genoa, 14 gola kampionatin e shkuar te Fiorentina, start me gol dje në Serinë A ndaj Chievo-s, duke dhënë edhe 2 asiste.

Vetëm 23 vjeç, Simeone i ri është një ndër xhevahirët e Serisë A dhe së shpejti do ta shohim në klub më të rëndësishëm e ambicioz, me Diegon që buzëqesh, sepse djali i tij është rritur si duhet, larg hijes së babait.

Dje në tribunën e “Artemio Franchi” ishte edhe Diego Simeone, i cili ishte së bashku me familjen e tij të re dhe shijoi spektaklin e Fiorentina-s dhe të të birit. Nuk është çudi që së shpejti ta kërkojë tek Atletico!

Simeone bëhet trajneri më i trofeshëm në historinë e Atleticos

Periskopi.com Sporti

Nën drejtimin e argjentinasit, Atletico Madrid ka pasur disa sezone të mrekullueshme.

Suksesi në Superkupën e Evropës e shndërron Diego Pablo Simeonen trajnerin me më së shumti trofe në historinë e Atletico Madridit.

“El Cholo” siguroi trofeun e shtatë të rëndësishëm në krye të “Los Colchoneros”, duke lënë pas një legjende si Luis Aragones, që në katër vite si trajner i Atleticos kishte fituar gjashtë trofe të ndryshëm.

Para se të ngrinte lart Superkupën e Evropës në kryeqytetin e Estonisë, Talin, Simoene kishte fituar më parë dy herë Ligën e Evropës, një herë Superkupën e Evropës, një herë La Ligan, një herë Kupën e Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës.

Argjentinasi bëhet trajneri i parë i Atletico Madridit, që fiton një finale kundër Real Madridit në tri kompeticione të ndryshme: Kupa e Mbretit, Superkupa e Spanjës dhe Superkupa e Evropës.

Simeone jep emrin e lojtarit që meriton të fitojë ‘Topin e Artë’

Periskopi.com Sporti

Diego Simeone beson se Antoine Griezmann është në rrugën e duhur për ta fituar “Topin e Artë”.

“Topi i Artë” është një vendim që do të merret nga ata që dinë se kujt duhet ti jepet dhe përse duhet t’i jepet”, tha Simeone për gazetarët.

“Por është e qartë që Griezmann është shumë mirë i pozicionuar për këtë çmim, pasi ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm, duke fituar me ne (Atletikon e Madridit) dhe me Francën”, u shpreh tekniku argjentinas i Atletikos së Madridi.

Dalic e përjashtoi nga kombëtarja, Simeone e transferon te Atletico Madridi

Periskopi.com Sporti

Nikola Kalinic është pranë transferimit te Atletico Madrid

Nikola Kalinic u ftua nga kombëtarja e Kroacisë për Kupën e Botës që u mbajt në Rusi, por trajneri Zlatko Dalic e përjashtoi atë pasi refuzoi që të inkuadrohej në lojë si zëvendësues në ndeshjen kundër Nigerisë, shkruan Periksopi.

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit e pëlqen sulmuesin kroat dhe tashmë klubi spanjoll ka ofruar 20 milionë euro për Kalnicin.

31 vjeçari vitin e kaluar u transferua te Milan, por dështoi keq pasi në 31 paraqitje ka shënuar vetëm gjashtë gola. /Periskopi/

Simeone kandidat për trajner të Argjentinës

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja argjentinase është në kërkim të një trajneri të ri.

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo beson se Diego Simeone do të jetë

trajner i Argjentinës në të ardhmen.

Diego Simeone, luajti në 106 paraqitje për kombëtaren e tij, duke shënuar edhe 11 gola dhe më pas ka pasur një karrierë të bujshme si trajner i Atleticos, prandaj edhe shihet si njeriu i duhur për ta kthyer në rrugë të mbarë kombëtaren “Albiceleste”, shkruan KosovaPress.

“Mendoj se do ta provonte, por ende është shumë herët që ai të bëjë këtë lëvizje”, tha Cerezo.

“Unë do ta këshilloja Diegon të qëndronte këtu për shumë vite dhe pastaj do të ishte në pozitën e tij më të mirë për t’u bashkuar me Argjentinën” ka thënë më pas presidenti i Atleticos

Simeone ende nuk kam vendosur për të ardhmen

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka pohuar se mund të vazhdojë kontratën me klubin madrilen.

Periskopi.com Sporti

Simeone është lidhur kohëve të fundit se mund të largohet nga Vicente Calderon.

Trajneri argjentinas në një intervistë për ‘Bein Sports’ ka treguar ekziston mundësia që të vazhdoj qëndrimin e tij si trajner i ‘los colchoneros’.

“Ende mund të vazhdoj kontratën, apo është shkruar se nuk mund”, tha Simeone.

Spekulimet e para për shkuarjen e tij u paraqitën pas dëshpërimit të tij për shkak të disfatës së dytë në finale të Ligës së Kampionëve.

Zyrtare: Simeone-Inter, lajm i madh

Interi nuk duhet të ketë shumë dilema për trajnerin në të ardhmen, pasi një prej më të mirëve në botë i vetëofrohet.

Periskopi.com Sporti

Diego Simeone ka folur në prag të ndeshjes mes Bayern Munich dhe Atletico-s dhe kur është pyetur në lidhje me komentet e djalit të tij Giovanni, ai konfirmoi se do t’i bashkohet zikaltërve:

“Flas shumë me djalin dhe me gruan. Babai im e din se një ditë do të drejtoj Inter-in. Nuk është një gjë e re. Me Javier Zanetti-n flas në telefon dhe nuk kam frikë ta them këtë: një ditë do të kthehem tek Inter sepse kam kujtime të mira me atë ekip”, është shprehur ai.

Simeone ka luajtur me Inter për dy sezone nga 1997 në 1999 duke fituar dhe Kupën UEFA.