Ymeri tregon se me cilën parti po flasin për koalicion parazgjedhor

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i PSD’së, Visar Ymeri ka thënë se janë në bisedime me parti tjera rreth koalicioneve parazgjedhore, për çka thotë se janë të hapur si parti, transmeton Periskopi.

Ymeri thotë se akutalisht po flasin me AAK’në, por që nuk kanë ndonjë marrëveshje konkrete. PSD nuk përjashton as partitë e tjera për koalicion, përveç PDK’së.

‘’Nëse vendosim për koalicion, synim e kemi të  dalim të parët si listë. Ta kemi synim që politikat e propozuara për mirëqenien e qytetarëve, t’i bëjmë institucionale. Këtë do ta marrim vesh gjatë negociatave dhe diskutimeve. Kemi disutime brenda dhe jashtë partive. Të merremi vesh që pikat që PSD i ka prioritete. Deri tash kemi bisedu me AAK’në, por ende nuk kemi dicka të definuar e të nënshkruar, javën e ardhshme do të kemi mundësi të tregojmë qartë për qytetarët’’.

Për PDK’në, Ymeri thotë se duhet të kalojë së paku një mandat në opozitë.

”PDK duhet ta kalojë së paku një mndat në opozitë. Që të arrihen dy gjëra. Të ndryshojë politikbërja dhe aparati shetëror të clirohet nga kapja’’, tha Ymeri./PERISKOPI/

 

Haradinaj takohet me gazetarë nga Vjena, tregon se qysh u përgjigj në pyetjet e tyre

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj njofton se ka pasur një takim me një grup gazetarësh nga Vjena si dhe korrespodentë të huaj që punojnë në Vjenë.

Në postimin e tij në Facebook, Haradinaj tregon se si u përgjigj në pyetjet e gazetarëve për vizat, dialogun dhe progresin në Kosovë.

Ja se si njofton Haradinaj:

Diskutim i hapur dhe përmbajtësor me një grup gazetarësh nga Vjena dhe korrespodent ndërkombëtarë që punojnë në kryeqytetin e Austrisë.

Duke u përgjigjur në pyetjet e tyre, theksova se Kosova ka shënuar progres të madh në këto vite nga çlirimi i saj, por vazhdon të ketë edhe shumë sfida përpara. Potencova faktin, se vendi ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se jemi të përgjegjshëm karshi detyrimeve tona si shtet. Sa i përket dialogut, Kosova është palë serioze për dialog të kornizuar, që çon në marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke, derisa në çështjet e brendshme, po punojmë dhe kemi shënuar progres në fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe zhvillimit ekonomik. Krahas kësaj, jemi orientuar në forcimin e edukimit, me fokus të veçantë edukimin dual.