Djaloshi nga Suhareka pikturon Presidentin Bill Clinton për festën e 4 Korrikut

Periskopi.com Lajme

Sot kosovarët festuan në mënyra të ndryshme Ditën e Pavarësisë së shtetit mik – Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Urimet u bënë në mënyra të ndryshme, derisa një djalë zgjodhi artin për të shprehur urimet e tyre në këtë ditë të veçantë për amerikanët.

Një i ri nga Suhareka ka portretizuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, përkrahësin e madh të lirisë e pavarësisë së Kosovës, në shënimin e 243 vjetorin e pavarësisë së ShBA’ve.

“Me rastin e 4 korrikut, ditës së pavarësisë së shteteve të bashkuara, kisha dashur t’i falënderoj ato me një punim artistik” ka thënë autori i portretit në fjalë, Rilind Morina, i diplomuar në akademinë e arteve.

Në Ferizaj festohet dita e pavarësisë së SHBA-së

Periskopi.com Lajme

Ferizaji sot do të festojë ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në bashkëpunim me KFOR-in amerikan, sot duke filluar nga ora 19:00 është organizuar festa e Pavarësisë së SHBA-ve në hapësirat e “Plus Center” në Ferizaj.

Kjo festë bëhet për të nderuar vendin mik të Kosovës.

Me këtë rast do të shfaqet një koncert, ndërsa do të ketë ushqime dhe pije, ndërsa e gjithë festa do të kulmojë me hedhjen e fishekzjarrëve.