Debutimi i kosovares në Bundesligë shkon si mos më keq, skuadra e saj e pëson me rezultat brutal

Periskopi.com Sporti

Një reprezentuese e Kosovës ka debutuar në Bundesligën e Gjermanisë për femra.

Donika Grajveci është aktivizuar nga minuta e parë për skuadrën, USV Jena, por është zëvendësuar eventualisht derisa kundërshtari po shënonte gol pas goli, shkruan Periskopi.

17 vjeçarja, 7 qershorin do ta mbajë mend në karrierë, pasi pikërisht sot debutoi ndaj Freburgit.

Sidoqoftë, debutimi i saj pati një shije të hidhur, pasi USV Jena në fund u mposht me rezultat 6-0, duke e siguruar statusin si favorit për të rënë nga liga, pasi aktualisht zë pozitën e fundit në tabelë.

Grajveci, padyshim që pritet të ketë një të ardhme të madhe para saj, si në klubin Jena, njësoi edhe në Kombëtaren e Kosovës. /Periskopi.com/

I thotë ‘jo’ Gjermanisë dhe zgjedh Kosovën – i bashkohet kontigjentit të heronjëve ‘Dardanë’

Periskopi.com Sporti

Futbollistja 16 vjeçare, Donika Grajqevci me banim në Gjermani ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Grajqevci tashmë është në fazën e marrjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kosovës qysh në shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë.Lajmin e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj në faqen e tij zyrtare në facebook.

“16 vjeçarja Donika Grajqevci me shkollim dhe banim në Leipzig të Gjermanisë, ka vendosur të marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të prezantojë Përfaqësuesen e Kosovës në futbollin e femrave për U 19. Talenti i Donikës dhe përkujdesja e prindërve të saj kanë qenë dhe janë faktori kryesor që Donika të përcaktohet për kombëtaren tonë.

“Edhe pse tash luan për Jena dhe ka pasur oferta nga Kombëtarja e Gjermanisë! Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë! Sukses Donikës! Faleminderit prindërve të saj” ishte shkrimi i plotë i Ambasadës të Kosovës në Gjermani. /Periskopi.com/