E zëvendësoi me Bruno Fernandesin, Van De Beek e priti më keq se ç’mendohej – për pak të qante

Periskopi.com Sporti

Vendimi i Ole Gunnar Solskjaer për ta zëvendësuar ish- mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek në ndeshjen e mbrëmshme të Unitedit ndaj West Hamit, bëri që ky i fundit të mërzitej shumë, shkruan Periskopi.

Pas një paraqitje më pak frymëzuese, holandezi u largua në mënyrë të pashmangshme pas 73 minutash.

 

Momenti që Van de Beek u zëvendësua ishte afër zemërthyerjes, me 23-vjeçarin që shikonte nga bordi i zëvendësuesve me një pamje pikëlluese në fytyrë.

 

Kujtojmë se, mesfushori ka qenë dy herë në prag të një lëvizje në Real Madrid. /Periskopi

Videoja brilante e përmbledhjes së paraqitjeve të Van de Beek këtë sezon, dëshmon se Solskjaer po bën një gabim të madh

Periskopi.com Sporti

Transferimi 45 milionësh i Donny van de Beek te Manchester Unitedi nuk ka qenë më i suksesshmi në botë, më e pakta që mund të themi.

Ish-mesfushori i Ajaxit ende nuk ka startuar në asnjë ndeshje në Premier League për ”Djajt e Kuq”, duke luajtur vetëm 61 minuta në elitën e futbollit anglez këtë sezon, transmeton Periskopi.

Dy ndeshjet e vetme të Van de Beek ku startoi erdhën në Carabao Cup dhe në të dy ndeshjet ai impresionoi shumicën e fansave të Unitedit.

Kështu, vendosmëria e Ole Gunnar Solskjaerit për të mos e inkuadruar holandezin, i ka frustruar fansat, me Van de Beek që ishte zëvendësues i pashfrytëzuar në barazimin 0-0 me Chelsean.

Ai ka treguar mjaftë nga vetja në ato pak ndeshje që ka luajtur në sezonin 2020/21, sic e dëshmon videoja e mëposhtme.

Pasi të shikoni pamjet e mëposhtme, është gati e pamundur ta shpjegojmë insistencën e Solskjaerit për ta aktivizuar Scott McTominay dhe Fred para Van de Beekut. /Periskopi.com/

VIDEO/ Paraqitja ‘katastrofale’ e transferimit të ri të Man Utd, Donny van de Beek mbrëmë kundër Italisë

Periskopi.com Sporti

Manchester United mund të mos e ketë transferuar Jadon Sanchon ende këtë verë por, javën e kaluar, ‘Djajt’ nënshkruan me Donny van de Beek nga Ajaxi për 38 milionë euro.

23-vjeçari kishte bërë 175 paraqitje për skuadrën holandeze, duke shënuar 41 gola, transmeton Periskopi.

Paraqitjet e tij në sezonin 2018/19 kur skuadra e tij shkoi deri në gjysmëfinale të Champions Leagues, kapën vëmendjen e top klubeve evropiane.

Derisa Beek do të jetë i gatshëm të luajë kundër Crystal Palacet këtë fundjavë, ai nuk ka luajtur ndeshje kompetitive me klubin për gjashtë muaj.

p1ehm7rm8j17jdmcnb4813271713.jpg

Dhe kjo, ndoshta, u vërejt në përballjen e mbrëmshme të Holandës kundër Italisë në Ligën e Kombeve.

Disa fansa janë të bindur se ai dhuroi paraqitje të ‘tmerrshme’ para se të zëvendësohej pas 57 minutave lojë në humbjen 1-0 të Holandës.

Në pjesën e parë, ai kompletoi vetëm dy pasime. Deri kur u zëvendësua, ai e dërgoi totalin në vetëm pesë pasime.

Shikoni paraqitjen e tij më poshtë. /Periskopi.com/

Real Madridi transferon këtë lojtar nëse dështon marrëveshja për Pogban

Periskopi.com Sporti

Real Madridi nuk ka të ndalur në këtë afat kalimtar.

Pas pesë transferimeve të kryera qysh në muajin qershor, Real Madridi tani ka objektiva të tjerë për të përforcuar ekipin, shkruan KosovaPress.

Dëshira e madhe e Zinedine Zidane është Paul Pogba, por çmimi i lartë të cilin e kërkon Manchester United, ia bënë të pamundur Realit për të ta transferuar francezin, transmeton Periskopi.

Por Los Blancos kanë edhe Planin B, që sipas gazetës Marca është Donny van De Beek i Ajaxit.

Talenti 22-vjeçar ka pasur një sezon për t’u mbajtur mend me ekipin e Ajax dhe ka rënë në syrin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Edhe çmimi i tij në treg është shumë më i ulët sesa i Pogbasë, pasi për Van de Beek, Ajaxi kërkon 60 milionë euro që janë 100 milionë më pak se kërkesa e United.

Van de Beek ka realizuar 17 gola dhe 13 asistime në të gjitha garat me Ajaxin sezonin e shkuar./Periskopi.com/