Pamje të reja nga përleshja në BeerFest mbrëmë

Periskopi.com Lajme

Një përleshje ka ndodhur në mes disa personave në festivalin e Birrës, BeerFest.

Tashmë kanë dalur edhe pamje të reja nga kjo përleshje ku dy persona kanë përfunduar në spital.

Për shkak të kësaj përleshje policia ka arrestuar gjashtë persona.

Polica e Kosovës ka treguar se rreth orës 22:35 në Prishtine është raportuar një rrahje ne mes disa personave ku 6 prej tyre janë shoqëruar në stacion policor dhe dy nga ta kanë marr edhe lëndime trupore të cilët po trajtohen.

“Me datë 25.07.2019 se rreth orës 22:35 ne Prishtine është raportuar nje rrahje ne mes te disa personave ku 6 prej tyre janë shoqëruar ne stacion policor dhe dy nga ta kanë marr edhe lendime trupore te cilët po trajtohen. Janë duke u kryer hetime lidhur me rastin dhe detaje tjera do te behen te ditura pas përfundimit te procedurave ligjore”, konfirmoi për Periskopin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prshtinës, Flora Ahmeti.

Përkundër këtij incidenti festivali i birrës vazhdoi, ku i ftuar për të performuar është Alban Skenderaj.

Ditë më parë, për shkak të përleshjes mes disa personave gjatë Festivalit të Birrës dhe Verës, ministri Endrit Shala kishte marrë vendim për mbylljen e këtij festivali.

Video nga përleshja në BeerFest ku u lënduan 2 persona

Periskopi.com Lajme

Një  video e momentit kur ndodhi përleshja në eventin BeerFest që  po mbahet në  Prishtinë  tashmë  është  bërë  publike.

Nga ajo që  shihet në  video edhe policia me pjesëtarët e sigurimit me vë shtirë si kanë arritur ta menaxhojnë  kë të  situatë  dhe përleshja duket të  ketë  qenë  shumë  seriozë  dhe e përgjakshme.

Policia e Kosovës ka konfirmuar më  hë rë t për Periskopin se një  përleshje ka ndodhur sonte në  orët e vona në  eventin BeerFest i cili po mbahet në  qendër të  Prishtinës, raporton Periskopi.

Zëdhënësja e Policisë  së  Kosovës dha detaje dhe konfirmoi se gjatë  përleshjes, sipas informacioneve fillestare janë  dy persona të  lënduar.

“Sot rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje ne mes te disa personave ne afërsi te Pallatit te Rinise, saktësisht ne një event qe po mbahet ne atë zone, ku sipas informatave fillestare dy persona  janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, te cilat kane vene situatën nen kontrolle”, tha Ahmeti. /Periskopi