Elita Rudi feston ditëlindjen sot, nuk do të besoni sa vjeçare po bëhet ajo

Periskopi.com Showbiz

Moderatorja  njohur kosovare, Elita Rudi sot feston ditëlindjen e 26-të.

Në këtë ditë të veçantë për të ajo ka marr urime nga nëna, miket më të afërta dhe adhuruesit e saj.

 

 

Prezantuesja e njohur e cila prej kohësh është tërhequr nga jeta publike duke iu përkushtuar familjes së saj, këtë vit u bë nënë për herë të parë.

Elita në shtator të vitit të kaluar kurorëzoj dashurinë e saj me reperin, Gjiko.

Elita dhe Gjiko janë bërë prindër, djalit ia lanë emrin Zëri

Periskopi.com Showbiz

Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të parë ditën e djeshme (20 shkurt), shkruan GazetaBlic.

Elita solli në jetë djalin të cilin çifti e kanë pagëzuar me emrin Zëri.

Lajmin si fillim e dha nëna e Gjikos, ndërsa sot ka qenë vet ajo që ka publikuar disa foto me Gjikon dhe djalin.

“Mbrëmë Zoti na bekoj me djalin tonë Zëri Gjikolli?♥️ Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska!”, ka shkruar Elita në fotografitë e publikuara.

 

Prindërit më të ri të estradës: Elita Rudi lind djalë

Periskopi.com Showbiz

Sot çifti i njohur kosovar, Gjiko dhe Elita Rudi janë bërë prindër për herë të parë.

Prezantuesja në jetë ka sjellë një djalë.

Ky lajm është bërë i ditur nga nëna e reperit, e cila në llogarinë Instagram ka postuar një buqetë me lule ku tregohet gjinia, ndërsa ka shkruar: Ndjenje e veqant nga sot gjyshe!

Zbulohet gjinia e fëmijës së Gjikos dhe Elita Rudit

Periskopi.com Showbiz

Edhe pak javë, Gjiko dhe Elita Rudi bëhen prindër për herë të parë.

Asnjëri prej tyre deri sot nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës, mirëpo ka qenë Gjiko ai që ka hyrë në Instagram dhe ka postuar një foto me Elitën teksa i puthë barkun.

“Djalë a çikë”, ka shkruar ai. Fotoja mori shumë komente, dikush tha ashtu e dikush kështu…

Mirëpo burime të Prive kanë bërë me dije se çifti do të bëhet me djalë.

Urime Gjiko dhe Elita.

Shtatzënia e ka bërë edhe më të bukur Elita Rudin

Periskopi.com Showbiz

Elita Rudi është në pritje të ëmbël.

Prezantuesja Elira Rudi dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko po presin që shumë shpejtë të bëhen prindër, shkruan lajmi.net.

Elita është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe bazuar në fotot që po publikon shihet se po e shijon në maksimum.

Së fundmi në Instagram ajo e ka publikuar një foto duke ngrënë dhe detaji interesant shihet në bluzën që ka veshur.

Atë madje shtatzënia e ka zbukuruar akoma më shumë.

 

View this post on Instagram

 

We are hungry ? #Pregnancy Thank u @autopako.ks for this lovely hoodie ♥️

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

Elita Rudi për shtatzëninë: Jo çdo ditë është e lehtë

Periskopi.com Showbiz

Elita Rudi dhe Asdren Gjikolli, i njohur më mirë si Gjiko, tashmë dihet se kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Dyshja janë në pritje të një fëmije, gjininë e së cilës nuk e kanë bërë të ditur dhe po e ruajnë me xhelozi të madhe.

Megjithatë, bukuroshja shqiptare herë pas here po sjell imazhe dhe video të ndryshme të periudhës së ëmbël të jetës.

Ajo së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa ka treguar se jo gjithçka është e thjeshtë gjatë kësaj periudhe.

“Jo çdo ditë e shtatzënisë është e lehtë, por çdo ditë më sjell pranë teje bebo ime”, ka shkruar në rrjetet sociale, Elita.

Zeshkania që bie gjithashtu në sy është që e ka vënë dorën mbi barkun e rrumbullakosur dhe ambienti përreth është dekoruar për festat e fundvitit.

Ndryshe, Elita pritet të bëhet nënë për herë të parë në jetë gjatë vitit të ardhshëm.

Videoja qesharake: Elita: O beb, po du boston, Gjiko: Veç 5 minuta të flej

Periskopi.com Showbiz

Shtatzënia e Elita Rudit ka qënë një nga temat më të komentuara të showbizit shqiptar.

Moderatorja dhe reperi Gjiko kanë preferuar mos ta konfirmonin që do të bëheshin prindër gjatë gjithë kësaj periudhe që mediat kanë folur dhe kanë shkruajtur për ta.

Mirëpo më në fund  Elita është shfaqur me barkun e rrumbullakosur në videoklipin e ri që ata publikuan.

Image

Jo vetëm kaq por në profilin e saj në Instagram, Elita ka publikuar një video ku teksa qëndronin të shtrirë ajo i bën kërkesë urgjente Gjikos, për shkak të nepsit të shtatzaniësë.

’O beb, po dua boston’ – i thotë Elita,Gjikos i cili kërkon të flej dhe 5 minuta.

Shikoni çka i ka bërë shtatzënia Elita Rudit (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Elita Rudi në adoleshencë njihej si fotomodele, pasi pozonte për fotograf të ndryshëm. Ajo ra në sy për tiparet e veçanta.

Më pas, Elita u bë pjesë e ekranit dhe puna si prezantuese e aktualizoj shumë, duke e shndërruar në një nga personazhet më të njohur të shoubizit.

Edhe lidhja me Gjikon e vendosi plotësisht në qendër të vëmendjes bukuroshen e ekranit. Elita dhe Gjiko u bënë kryepersonazhët e medias rozë, shkruan “Kosovarja”.

Elita është në pritje të ëmbël. Ajo së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë dhe shtatzënia e ka ndryshuar mjaftë. Buzët e Elites kurrë nuk kanë qenë më të fryera.

 

Gjiko e Elita me fotografi të çuditshme, ia drejtojnë armën njëri tjetrit

Periskopi.com Showbiz

Janë një ndër çiftet më të përfolura në estradën shqiptare, reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi kohë më parë kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore.

Që nga ajo kohë dyshja e njohur kanë qëndruar larg vëmendjes mediatike. Gjiko dhe Elita u rikthyen këtë herë me një imazh të përbashkët, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi të postuar nga reperi, çifti shihet duke ia drejtuar armën njëri-tjetrit në një fotografi tejet artistik.

Të dy ishin veshur me ngjyrë të zezë, ndërsa Elita ishte përkujdesur që ta fshihte barkun shtatzënë.Nuk dihet nëse kjo është pjesë e ndonjë projekti të ri të reperit, pasi që Gjiko nuk ka dhënë detaje tjera përkrah imazhit.

Ndryshe, çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Zbulohet çmimi marramendës i vellos së Elita Rudit

Periskopi.com Showbiz

Javën e kaluar, çifti Gjiko dhe Elita i dhanë fund beqarisë.

Dasma e tyre ishte e organizuar në detaje, ku të ftuar ishin dhe shumë fytyra të njohura për publikun shqiptar.Elita atë natë u shfaqë me dy fustane të ndryshme, por ai i pari i punuar nga Geraldina Sposa rrëmbeu gjithë vëmendjen.

Prive mëson se ky fustan i ka kushtuar Elitës plot 10 mijë euro, por që ajo ka paguar vetëm gjysmën e tij, pasi gjysma tjetër është llogaritur në pjesën e marketingut.Fustan ky i gjithi i ideuar nga vet moderatorja Elita Rudi.

Elita e mbajti ‘Ditën e Grave’, shikoni si kërcen në dallame me vjehrrin

Periskopi.com Showbiz

Të premten çifti i njohur Elita Rudi dhe Gjiko i dhanë fund beqarisë.

Ata kurorëzuan dashurinë me një dasmë madhështore, mes miqsh e mysafirësh të shumtë.

Por, Elita e cila e nisi dasmën me tradita, duke bërë edhe pajën, ka vazhduar po kështu edhe ditën e djeshme. Ajo ka mbajtur ditën e grave. Në një video që po qarkullon në rrjete sociale mund të shihni se si e veshur në dallame prezantuesja kërcen në oborr me vjehrrin e saj

Elita Rudi publikon foto nga dasma, ka edhe disa fjalë

Periskopi.com Showbiz
Mbrëmë çifti i estradës, Gjiko dhe Elita Rudi u martuan.
Dyshja e famshme kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë pas më shumë se dy vitesh lidhje, shkruan lajmi net.

Me miq dhe familjarë të shumtë, mbrëmja nuk kishte si të mos shkonte ashtu siç duhet me atmosferë të jashtëzakonshme.

Dhe tani, është prezantuesja Rudi e cila ka ndarë dy fotografi në Instagram teksa tregon emocionet pas dasmës. “Zyrtarisht të martuar me dashurinë e jetës”, ka shkruar ajo.

Gjiko dhe Elita mbrëmë shkëlqyen në ditën më të rëndësishme të tyre.

A i keni parë këto fotografi të Elitës shtatzënë, shikojeni si i dallohet barku në fustan

Periskopi.com Showbiz

Prezantuesja e njohur, Elita Rudi i dha fund beqarisë duke u martuar me Asdrenin apo reperin e njohur me emrin artistik, Gjiko.

Por përveç dasmës luksoze të organizuar natën e kaluar në Prishtinë, Elita dhe Gjiko do të bëhen shumë shpejt prindër.

E këtë më së miri mund ta vërejmë në fustanin e dytë që veshi Elita, i cili ia ekspozonte thuajse tërësisht barkun e fryrë.

 

Kjo puthje e Elitës dhe Gjikos pushtoi rrjetet sociale (Video)

Periskopi.com Showbiz

Elita Rudi dhe Gjiko i dhanë sot fund beqarisë duke e kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre dy-vjeçare.

Çifti po e mbajnë dasmën në një nga vendet më luksoz në Prishtinë ku kanë ftuar të afërm, miq e personazhe të njohur të ekranit.

Elita  dhe Gjiko u kurorëzuan në martesë nga kryetari i Prishtinës dhe menjëherë pas këtij momenti, Gjiko i dha një puthje bashkëshortes, shkruan Xing.al.

Video ku çifti shfaqen duke u puthur ka pushtuar rrjetin kjo për arsye se Gjiko i jep një puthje pasionante Elitës e madje nuk ndahet dot prej saj duke e puthur edhe një herë tjetër.

 

View this post on Instagram

 

Elita dhe Gjiko?

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Nora Istrefi shkëlqeu në fustan të kuq në dasmën e Elitës dhe Gjikos (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Emra të njohur të estradës, e personalitete të ndryshme kanë marrë pjesë në kurorëzimin e dashurisë në mes Gjikos dhe Elita Rudit.

Në mesin e të ftuarve është edhe këngëtarja kosovare, Nora Istrefi.

Me një fustan të kuq, flokë të lëshuara mbi supe, ajo duket si asnjëherë më parë, teksa po shkëlqen me natyralitetin dhe sharmin që e karakterizon.

 

Dalin pamjet e para nga dasma madhështore e Elitës dhe Gjikos (Video/Foto)

Periskopi.com Showbiz

Elita dhe Gjiko natën e mbrëmshme kanë organizuar një dasmë madhështore me shumë të ftuar duke filluar nga familjarët, miq dhe bashkëpuntorët.

Produksioni “Vello” sjell pjesë nga dasma, ku pasqyrohet e tërë atmosfera e kësaj dasme madhështore.

Aty shohim pjesën e hyrjes së çiftit, kurorëzimin nga kryetari i Komunës së Prishtinës, fustanet madhështore të Elitës dhe në fund prerjen e tortës.

Dasma u mbajtë në një nga lokalet më të mira të regjionit të Prishtinës, duke mos i ngjarë aspak dasmave që kemi parë deri më tash. Kurse për atmosferën u përkujdes këngëtari Edi Furra dhe po ashtu shumë nga miqtë këngëtar të çiftit.

Elita Rudi tregon vellon përrallore që do ta vesh nesër në dasmë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Nesër do të martohen çifti më i përfolur i show biz-it shqiptar, Gjiko dhe Elita Rudi

Pas publikimit të këtij shkrimi, prezantuesja nuk e ka fshehur më këtë lajmë. E nisi me ftesa, më pas me këpucë, e pajë, ndërsa tani ajo tregon edhe pak nga vello, e cila duket më të vërtetë përrallore, shkruan Indeksonline.

Ndryshe çifti janë në pritje edhe të fëmijës së tyre të parë.

Gjiko romantik? Shikoni surprizën speciale për ditëlindjen e Elitës (VIDEO)

Periskopi.com Showbiz

Moderatorja nga Kosova Elita Rudi ka festuar 25-vjetorin e lindjes së saj, ku ka marrë shumë urime e dhurata të ndryshme.

Elita ka postuar në “Instagram” super dhuratën romantike që partneri i saj, Gjiko, i kishte bërë.

Në videon e publikuar nga ajo shihet një ambient i mbushur plot tullumbace, petale e buqeta trëndafilash si dhe numri 25 shumë i madh. Ndërsa në momentin që filmonte suprizën e Gjikos, në sfond dëgjohej të luhej një muzikë romantike.

“Ti e di që unë nuk jam perfekte por ti më bën të ndihem perfekte dhe e bukur në çdo mënyrë. Të dua”, ka shkruar Elita në videon ku ka etiketuar Gjikon.

Me në fund, Gjiko bën një foto me të dashurën e tij (Foto)

Nuk është më e diskutueshme që janë bashkë.

Periskopi.com Showbiz

Reperi Gjiko dhe bukuroshja Elita Rudi ka tash e një kohë që kanë arritur të konsolidojnë një lidhje të fortë, deri dikur pa vëmendjen e publikut e së fundmi edhe nën shënjestrën e portaleve dhe fansave në rrjete sociale.

E pavarësisht që janë bashkë me muaj të tërë, fotot e dyshes vazhdojnë të mbesin të rralla.

Një të tillë së fundmi e ka siguruar Prive.al ku çiftin shfaqen të lumtur përkrah njëri tjetrit.

Dashuria që kanë reflekton edhe në imazhin e rrallë ku pozojnë bashkë. /Prive.al

 

 

Ja në cilin televizion do t’a shohim Elita Rudin (Foto)

Prezantuesja e njohur Elita Rudi, javën e kaluar bëri të ditur që u largua nga Tribuna Channel.

Periskopi.com Showbiz

Duke treguar që do rikthehet në prill me projektet të reja të një dimensioni tjetër, shkruan Magazina.al.

“Ne do te vazhdojme rrugetimin me sfide te re. Shihemi ne prill, me projektin e ri ne nje dimenzion tjeter”, kishte shkruar ajo.

Magazina.al merrë vesh nga burimet e saj, se prezantuesen seksi se shpejti do e shohim në TV Dukagjin.

Ajo do udhëheq një emision, i cili do transmetohet një herë në javë, që lidhet me showbizin, do të ketë të ftuar në panel për të diskutuar tema kryesisht nga showbizi.

Elita pritet që sot ta bëj zyrtare lajmin, pasi do te jetë e ftuar në RTVDukagjini.

Ndryshe Elita ka udhëhequr emisionin ” Elite Zone” për një vit./Magazina.al/